Ah, dashuria! Fluturat në stomak, mungesa e problemeve, çdo gjë është e larmishme, jeta është ngjyrë rozë dhe nuk ekziston kush tjetër në botë, përveç juve të dyve.
Nuk ekziston ndonjë person që është kundër dashurisë, sepse ajo është gjendja më e bukur e mundur që një njeriu mund t’i ndodhë.
Megjithatë, edhe pse dashuria ekziston që kur ka ekzistuar bota, disa gjëra për shkencëtarët edhe sot nuk janë ende të qarta, transmeton Koha.net. Sigurisht as që do të jenë ndonjëherë, por ata gjithsesi ia dolën të dalin me disa informacione të cilat mund t’ju duken interesante.
Vërshim i dopaminës – Sapo ta vërejmë personin që na pëlqen, rritet aktiviteti i trurit i cili është i lidhur me dopaminën, që e bën njeriun euforik dhe të verbër ndaj çdo gjëje tjetër. Kjo është arsyeja pse një njeri i dashuruar është i gatshëm të kalojë kontinente për vetëm një puthje. Dashuria na jep fokusin dhe qëndrueshmërinë më të mirë për të arritur çdo gjë, pa ndjenjën e dhimbjes apo ndonjë pengese.
Të çmendur nga dashuria – Kur jemi të dashuruar, niveli i serotoninës në tru bie, që edhe është arsyeja se pse mund të jemi të obsesionuar me partnerin, me prirje posesive dhe mbrojtëse. Tajitja e rritur e kortizolit, i njohur si hormoni i stresit, rezulton në presionin e lartë të gjakut dhe në pagjumësi.
Pse dhemb një zemër e thyer? – Është dëshmuar se dhimbja mendore pas humbjes së personit të dashur mund të jetë po aq reale dhe e fortë sa edhe ajo trupore. Kur ballafaqohemi me dhimbjen dhe ndarjen e pakëndshme, aktivizohen dy zona të trurit të cilat reagojnë ndaj dhimbjes fizike, transmeton Koha.net. Besohet se dhimbja e cila shkaktohet nga refuzimi social, është një motivim i fortë për njerëzit që kërkojnë ndërveprim dhe pranim shoqëror.
Dashuria dhe martesa – Marrëdhëniet afatgjata varen nga një numër faktorësh që sigurojnë stabilitet dhe lumturi me zero kompromis. Shkencëtarët konkludojnë se çiftet të cilat idealizojnë njëri-tjetrin kanë një shans më të mirë për një martesë të lumtur. Të dy gjinitë janë njësoj të lumtura në qoftë se ndiejnë se kanë ndonjë ndikim mbi partnerin e vet dhe një jetë më të mirë seksuale.
Kush ka zë tërheqës, ka edhe të kaluar të bujshme – Zëri joshës mund të jetë i lidhur me një përvojë të madhe. Studiuesit në Universitetin Amerikan të Albanyt mblodhën 150 veta dhe u kërkuan atyre ta vlerësojnë atraktivitetin e zërit të cilin e dëgjojnë në incizim. Rezultatet treguan se zërat që ishin më tërheqës u takonin njerëzve të cilët kishin pasur marrëdhënie seksuale në një moshë të re, apo të cilët kishin pasur partnerë të shumëfishtë dhe të cilët ishin të prirë për të mashtruar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këtë lule të dhomës patjetër duhet ta ketë çdo shtëpi: Pastron ajrin nga të gjitha ndotjet!
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Këto pesë shenja të astrologjisë janë magnet për suksesin
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Shtatë gabime të gjuhës së trupit që as nuk e kuptoni që po i bëni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare