Perspektiva politike e qeverisjes lokale pas vitit 2013
Kosova tashmë ka një traditë në qeverisjen lokale, edhe pse koha e pasluftës nuk është edhe aq e gjatë sa për të krijuar traditën në kuptimin e plotë të kësaj fjale. Sidoqoftë, Kosova, në vitet e pasluftës ka provuar modele të ndryshme të qeverisjes lokale si dhe modele të ndryshme në aspektin e organizimit dhe funksionimit të pushtetit lokal (edhe në kuptimin e kompetencave dhe mandatit të kryetarit të komunës ) dhe partive politike.
Zgjedhjet lokale, të mbajtura në vitin 2000, padyshim ishin zgjedhje historike për vendin, sepse për herë të parë u organizuan zgjedhjet në Kosovën e çliruar nga Serbia. Këto zgjedhje dhe qeverisja që rezultoi nga to ishin rezultat i rrethanave të caktuara kur kultura politike dhe niveli i qeverisjes demokratike nuk mund të thuhet se ishin në nivelin e dëshirueshëm.
Duke analizuar modelet e ndryshme të qeverisjes nëpër komunat e vendit, duke pasur parasysh partitë që kanë udhëhequr dhe figurat kyçe të këtyre partive, mund të thuhet se sot është krijuar një ide më e qartë se çfarë qeverisje lokale kemi pasur këto vite dhe në çfarë niveli të qeverisjes kemi arritur. Pra, mund të bëhet një analizë objektive për të arriturat dhe për mangësitë e modeleve të qeverisjes të partive, por në veçanti për rolin kryetarëve të komunave që nga zgjedhjet e para e deri më sot.
Analiza objektive dhe e hollësishme na bën të mundur të japim edhe konstatime. Gjatë kësaj periudhe të qeverisjes lokale nuk ka pasur, si nga ana e partive apo edhe e kryetarëve të komunave, qasje të mirëfilltë të qeverisjes lokale siç ndodh sot në shtetet moderne evropiane. Qasja në qeverisje mund të thuhet që ka qenë ad hoc dhe më shumë politike për të fituar komuna dhe për të fituar mbështetjen e përkohshme të qytetarëve për të marrë mandate qeverisëse.
Ne kemi pasur dhe kemi edhe sot kryetar komunash që sillen edhe në cilësinë e "sheikut" që nuk përfillin vendime të organeve të pavarura të iniciativave qytetare apo edhe nismave individuale të qytetarëve. Shumë prej tyre harrojnë që ata janë menaxherë të buxhetit të komunës dhe paguhen po nga taksat e qytetarëve.
Kosova me hapjen e negociatave për MSA-në është duke plotësuar kërkesat për liberalizimin e vizave si hap i parë në ecjen për të përmbushur kriteret për anëtarësim ne BE. Po cili është roli i komunave në këtë proces? Ata që janë të përfshirë në proces e kuptojnë këtë. Shtrohet pyetja se a mund t’i përmbushim kriteret që do të na vijnë nga BE-ja nëse nuk ndërrojmë qasjen në qeverisjen lokale dhe në përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë komunash (e mundësinë e kemi në zgjedhjet që do të mbahen këtë vit ), të cilët duhet të kenë edukimin e duhur, të jenë njerëz që nuk kanë problem me ligjin, që kanë vizion për zhvillimin e komunës që do të udhëheqin, që i kanë të qarta rrjedhat e përgjithshme, synimet dhe aspiratat e shtetit të Kosovës.
Sot vendi dhe qytetarët kanë nevojë për udhëheqës lokalë që kanë vizion dhe që kanë nxjerrë mësime nga modelet e qeverisjes lokale të këtyre viteve. Qytetarët sot kërkojnë që udhëheqësit komunal të ardhshëm të jenë njerëz kredibilë, të papërfshirë në çfarëdo lloj afere, qoftë korruptive apo që ka të bëjë me shkeljen e ligjit. Partitë politike apo liderët e tyre duhet të dalin mbi interesat ditore dhe partiake që t’i japin shansin jo vetëm vetes për të fituar qeverisjen në komuna, por edhe të trasojnë rrugën që vendi të kthehet në binarët e qeverisjes evropiane në nivel lokal. Trendi i deritanishëm është shumë shqetësues për vendin dhe qytetarët tanë si pasojë e një qeverisje që në shumicën e rasteve pa dallim partie apo udhëheqësi të komunës ka rezultuar me mangësi në të gjitha sferat e qeverisjes lokale.
Udhëheqja ka rezultuar me një lloj bajraktarizmi të shekullit XXI. Kosova tani është shtet i pavarur me aspirata për anëtarësim në strukturat euroatlantike, prandaj kërkohet një model tjetër qeverisës në nivel lokal. Kërkohet që kryetari i komunës t’i kuptojë këto koncepte dhe të jetojë çdo ditë me problemet e qytetarëve dhe të mos shndërrohet në biznesmenin më të madh të qytetit siç po ndodh, jo rrallë, sot.
Shansi mbetet ende i hapur. Zgjedhjet lokale ende nuk janë shpallur nga presidentja, megjithëkëtë vlimet në partitë politike kanë filluar për nominimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale. Partive politike u mbetet që të jenë parimore dhe t’u japin përparësi kandidatëve të brezit të ri në zgjedhjen e liderëve lokal. Kjo do të jetë për të mirën e tyre, të qytetarëve, por edhe për të mirën e së ardhmes së vendit. Pra kërkohen kandidatë që kanë një mentalitet të ri, që kanë koncepte dhe vizione të reja, pra kandidatë të Kosovës evropiane.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë