LAJMI I FUNDIT:

Personat e prirë për t’i ndërruar partnerët

Personat e prirë për t’i ndërruar partnerët

Personat të cilët kanë prirje shoqërore qeshen më shumë. Ata po ashtu i përqafojnë më shpesh njerëzit tjerë. Në bazë të njohurive të reja të botuara në revistën "Journal of Research in Personality", personat shumë të shoqërueshëm janë po ashtu më të prirë për të bërë më shpesh marrëdhënie seksuale me më shumë partnerë.

Psikologia nga Universiteti i Rutgers, Charlotte Markey, së bashku me burrin e saj, Patrick Markey, nga Universiteti i Villanovas, kanë bërë disa hulumtime në lidhje me raportet seksuale ndërnjerëzore në një studim ku janë përfshirë 210 femra dhe meshkuj.
Secili nga pjesëmarrësit vullnetarë në studim është lutur që të shkruajë numrin e personave me të cilët ka pasur marrëdhënie seksuale.

Pas marrjes dhe krahasimit të përgjigjeve nga participantët në studim, janë fituar rezultate, të cilat tregojnë se personat të cilët në raport me të tjerët janë skajshmërisht të ngrohtë, si edhe ata të cilët janë skajshmërisht të ftohtë në raportet shoqërore, janë të prirë për të qenë promiskuitivë (të prirë për të pasur marrëdhënie seksuale me më shumë partnerë).

Ndërsa personat të cilët janë mesatarisht të ngrohtë në raportet me të tjerët, kanë numër më të vogël të partnerëve seksualë.


Kjo gjë shpjegohet me faktin që personat e ngrohtë, kërkojnë këmbimin e kësaj ngrohtësie me të tjerët, ndërsa personat ekstremisht jo-të shoqërueshëm, i ndërrojnë shpesh krevatet sepse kanë frikë nga refuzimi dhe sjellja e keqe. /Telegrafi/