Në dhomën e gjumit sinqeriteti është mënyra më e mirë, nëse është për t’i besuar një hulumtimi më të ri të bërë në Kanada. Në të vërtetë, hulumtimi i ri tregon se si njerëzit janë shumë të shkathët të zbulojnë se a po aktron orgazmën partneri apo partnerja, prandaj aktrimi nuk ka kurrfarë kuptimi.
Edhe meshkujt, edhe femrat, janë njësoj të vetëdijshëm për kënaqësinë seksuale të partnerit apo edhe për mungesën e kënaqësisë. Hulumtimi tregon se si komunikimi seksual dhe aftësia e njohjes së emocioneve janë çelës i mirëkuptimin ndërmjet partnerëve.
Kemi zbuluar sesi mesatarisht edhe meshkujt, edhe femrat kanë perceptim goxha të saktë të kënaqësisë seksuale të partnerit të tyre, thotë mjekja Erin Foils, autore e studimit, dhe shton se gjatë hulumtimit kanë zbuluar që komunikimi i mirë u ka ndihmuar pjesëmarrësve që të kuptojnë kënaqësinë seksuale të partnerëve të tyre. Madje, edhe kur komunikimi ka qenë i keq, shumica e personave edhe më shumë janë treguar goxha të saktë në matjen e kënaqësisë seksuale.
Studimi ka përfshirë 84 çifte të cilat kanë qenë pjesa më e madhe e studimit mbi shprehitë dhe kënaqësitë seksuale, transmeton Telegrafi. Secili person gjatë hulumtimit ka plotësuar pyetësorin për kënaqësinë e tij seksuale dhe për perceptimin e kënaqësisë seksuale të partnerit. Rezultatet kanë treguar se meshkujt shumë shpesh konsiderojnë që partneret e tyre janë më pak të kënaqura seç duhet të jenë, gjë që mund të kuptohet që në krevat janë më të mirë seç mendojnë.
Edhe shkencëtarët e Universitetit Vaterlo në Ontario thonë se si rezultatet e studimit të tyre tregojnë sesi partnerët shumë shpesh kanë probleme të ndërsjella mirëkuptimi, ndërkaq pikërisht mirëkuptimi i kënaqësisë seksuale të partnerit mund të ketë rezultate pozitive.
Eksperti për lidhje ndërmjet çifteve dr. Pam Spurr, lidhur me këtë temë, siç shkruan “Daily Mail”, ka shkruar librin e tij “Sex Academy”: “Shumica e njerëzve konsiderojnë se si për ato gjëra nuk është e detyrueshme të bisedohet sepse ‘partneri thjeshtë e di” se si ndihen, dhe kjo në njëfarë mënyre mund të paraqesë problem apo mund të jetë shumë pozitive. Është shumë me rëndësi që “ai lexim i mendjes” të mos bëhet gabimisht”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo është motra sekrete e Melania Trump-it: Nuk ka dalë në publik për 20 vjet dhe ja me çfarë merret
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Sekreti presidencial: Përse Donald Trump kurrë nuk bart unazë?
Cilat janë shenjat e horoskopit më të zjarrta në shtrat? Renditja nga më të mirët
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Peshores do të pendohej nëse do të ndahej
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!