Albin Kurti i vlen Kosovës i lirë, ndërsa kauzës së tij i duhet në burg. Ai është bërë sot ajo çfarë ka dashur të bëhet vetë, një idhull i refuzimit të realitetit të ri të Kosovës.
Mijëra shqiptarë në Kosovë e adhurojnë atë si politikan i pakorruptuar, i pakapur nga oligarkët dhe nacionalkomunistët modernë. Këta që e adhurojnë si të tillë dhe që janë shumë, shpresojnë se Kosova bëhet një vend më i mirë me politikanë të tillë. Dhe, unë besoj kështu. Një pjesë tjetër beson se duke mos qenë politikan i kapur, ai është më dinjitoz dhe i vështirë në negociatat kombëtare të ndarjes nga Serbia. Nëse besojmë dhe disa teori konspiracioni, që marrëveshjet janë nënshkruar nën presionin e Gjykatës Speciale dhe kjo veti e tij vlen.
Por, të mos shkojmë më tej, duke krijuar një idoltari për gjëra që as Albini nuk i kërkon.
Shikoj shumë patetizëm për mënyrën si është ndaluar nga policia Albini. Siç e thashë, unë mendoj që ai duhet të jetë i lirë dhe jo në burg, por nëse do të duhej të arrestohej, nuk besoj se kishte mënyrë tjetër për dikë që i ka ikur policisë jo se e ka frikë, por se do të jetë në qendër të vëmendjes si hero. Nuk besoj se po t’i dërgonin tre gra police me edukatë dhe me një tufë lule në dorë, për t’i kërkuar ndjesë për prangat, do mund ta bënin atë. Policia e Shtetit të Kosovës është polici si kudo në botë dhe kur merr urdhër të arrestojë dikë që është në kërkim, s’di si mund të veprojë ndryshe. Uniformat, helmetat dhe prangat e Çolicisë, i prodhon e njëjta fabrikë në botë. Bile dhe ngjyra është njësoj. Kjo nuk i jep ndonjë dramacitet arrestimit të tij.
Zemërimi buron nga fakti se Qeveria e Kosovës konsiderohet e korruptuar, klienteliste dhe që ka lënë dhjetëra kriminelë rrugëve. Mes tyre, fëmijë deputetësh, politikanë hajdutë dhe të përfshirë në krime. Dhe, për këtë shkak, ata irritohen kur shikojnë prangat mbi Altinin. Por, ky nuk është rasti të urrehet policia, por politika. Policia ka bërë detyrën. Në këtë pikë edhe Albini nuk është i drejtë. As ai nuk hyn tek ata politikanë që nuk janë selektivë me drejtësinë. Edhe ai hyn tek ata politikanë për të cilët ka vrasje të mira dhe të dobishme pa gjyq, por me vetgjyqësi, që nuk hetohen kurrë. Nuk e kam dëgjuar kurrë të jetë i qartë dhe i drejtë në dënimin e vrasjeve të pasluftës. Së paku të disa figurave që kishin punë më shumë me letrat se me armët si Xhemajl Mustafa apo Enver Maloku. Kjo, sepse në botëkuptimin e tij nacionalkomunist ekziston një hapësirë për vrasje të drejta, dhe eliminim kundërshtarësh.
Nëse do kishim Albinin kryeministër dhe do të duhej të arrestonte dike, mos mendoni se do qe më elegant. Bile duke qenë më “krenar” për veprën e tij, ai do të jetë dhe më i egër. Do ta bënte atë në emër të kauzës kombëtare dhe të Gjykimit të Madh, si një vepër antipatriotike.
Nuk duhet ngatërruar profili nacionalist dhe populist i Albanit, me dimensionin demokratik të një kryeministri. Unë nuk besoj që Albini është një demokrat. As ai vetë se ka këtë pretendim. Dhe nuk duhet ta vajtojmë për këtë, se e fyejmë.
Ai pretendon të jetë i drejtë, por jo demokrat. Ai është një adhurues i autoritarizmit. Rrethi i tij është linçues ndaj mendimit ndryshe dhe përjashtues ndaj kujtdo që del nga vija. Është adhurues i liderëve autoritarë dhe si i tillë ka një mbështetje të tek eneverizmi shqiptar, i cili ishte një nacionalkomunizëm klasik dhe izolacionist.
Ndaj, kur gjykoni policinë që arreston Albinin, mos u shqetësoni më shumë se Albini. Ai nuk shqetësohet prej tyre, por thjesht që nuk i ka ai në dorë ata. Ai në fakt po e përdor policinë sot në opozitë më shumë se sa do të mund ta përdor nëse bëhet ndonjëherë kryeministër.
Ta duam Albinin për atë që na mungon, për politikanin e pakorruptuar, dhe të pakapur nga oligarkët, por mos kini iluzione demokratike duke vajtuar sot për atë që ai nuk do të donte. Është shumë më problematik një shtet autoritar i Albinit , shumë më e vështirë një shkelje syri e tendencave islamike dhe akoma më keq, një tendencë enverizmi në raport me mendimin ndryshe.
Për këtë arsye ai duhet i lirë dhe i pamitizuar si Profeti që po përndiqet në emër të një lirie që se premton askund.
Beteja e tij kundër estabilishmentit është e pabesueshme kur bashkohet me një ish-kryeministër dhe ish-zëvendëskryeministër dhe beteja për më shumë dinjitet kombëtar bëhet e diskutueshme kur drejtohet kundër aleatëve tanë SHBA e BE, që në fakt janë ata që bënë këtë Kosovë që është. Çdo betejë kundër tyre nuk është betejë për Kosovën, por të shkuarën e saj, që nuk kishte të ardhme.
Ndaj Albini duhet i lirë, i paprangosur dhe i pakënaqur natyrisht. Secili meriton të jetë një opozitar i zakonshëm dhe jo siç tentohet, për të krijuar një mit, duke krijuar portretin e një misionari i cili të çon gjithnjë në një zhgënjim të ri. Është ndaluar një lider opozite duke vënë në provë funksionimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në Kosovë. Është mirë që pas kësaj Kosova të provojë se është shtet ligjor, duke dëshpëruar dhe ata që nuk duan dhe nuk ja kanë njohur lindjen dhe rritjen e saj që nga 1999, duke e parë gjithnjë si konspiracion dhe jo si realitet. Është koha që Kosova dhe Albini të njohin njëri-tjetrin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Telefonata e Trumpit për Putinin kërcënon sigurinë e Perëndimit me katastrofë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Trump9-380x233.jpg)
Telefonata e Trumpit për Putinin kërcënon sigurinë e Perëndimit me katastrofë
![Dorëzimi i pakuptimtë i Trumpit ndaj Putinit është tradhti ndaj Ukrainës – dhe një marrëveshje e tmerrshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Timothy-Garton-Ash-e1718263351942-380x233.jpg)
Dorëzimi i pakuptimtë i Trumpit ndaj Putinit është tradhti ndaj Ukrainës – dhe një marrëveshje e tmerrshme
![Çfarë do të thotë për Kinën, shtytja e Trumpit për paqe në Ukrainë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Simone-McCarthy-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë për Kinën, shtytja e Trumpit për paqe në Ukrainë?
![Kancelari gjerman tregohet i ashpër me zëvendëspresidentin amerikan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-780x439.jpg)
Kancelari gjerman tregohet i ashpër me zëvendëspresidentin amerikan
![Pas një periudhe injorimi total, Gjesti fton Eglin në shtrat, banorja habit me reagimin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-9-780x439.png)
Pas një periudhe injorimi total, Gjesti fton Eglin në shtrat, banorja habit me reagimin
![Nga protestat në Serbi te zgjedhjet në Kosovë dhe manipulimi i serbëve nga Vuçiq – Videnoviq flet për raportet mes dy vendeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ivan-videnovic-foto-ndnv-3-1024x569-1-780x439.jpg)
Nga protestat në Serbi te zgjedhjet në Kosovë dhe manipulimi i serbëve nga Vuçiq – Videnoviq flet për raportet mes dy vendeve
![Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480161701_1037071128456018_2246888718518334382_n-780x439.jpg)
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura
![Kurti takon shefin e diplomacisë turke: Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ZKP-ZKM-15-2-2025-7-e1739624976738-780x439.jpg)
Kurti takon shefin e diplomacisë turke: Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta
![James Blunt rikthen kujtimet e luftës së Kosovës në koncertin e tij në Glasgow](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/james-blunt-780x439.gif)
James Blunt rikthen kujtimet e luftës së Kosovës në koncertin e tij në Glasgow
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara