Një hulumtim më i ri sjell disa të dhëna vërtet interesante, andaj rezultatet tregojnë se si 74 për qind e femrave më me dëshirë do të shkonin në ndonjë restorant për një drekë apo darkë të shijshme se sa të bënin seks. Konkludimi i këtij hulumtimi është që ushqimi është kënaqësi më e madhe sesa seksi.
Sikur të detyroheshin të zgjidhnin midis ushqimit dhe seksit, sipas rezultateve të hulumtimit më të ri, francezet me siguri do të zgjidhnin ushqimin, ndërkaq sipas të gjitha gjasave, madje për 74 për qind e femrave të cilat kanë marrë pjesë në hulumtim, ushqimi është burim më i madh i kënaqësisë sesa seksi, transmeton Daily Mail.
Të anketuarat në këtë hulumtim të ri janë lutur që të vlerësojnë ushqimin dhe seksin, ndërkaq të dhënat tregojnë se si ushqimi është ranguar në 7,1 nga 10, derisa seksi në 6,7 nga 10, transmeton Telegrafi. Seksologu Gerard Leleu, është përpjekur të ndriçojë këto rezultate dukshëm befasuese.
Kështu pra revista Stylist ka raportuar: “Shikuar nga ana kimike, në tru ndodh reaksioni i njëjtë gjatë orgazmës ‘gurmane’ dhe orgazmës seksuale. Në të vërtetë, kur jemi të pikëlluar dhe vendosim të hamë çokollatë, thënë figurativisht, masturbojmë hipotalamusin.
Mirëpo, ajo që është më me rëndësi, nuk është vënë në pah, në cilën orë të ditës është bërë hulumtimi. Madje edhe individët me apetit të madh seksual dhe me përshtatshmëri të lartë me partnerin do të mund të sfidoheshin që më parë të provonin ushqimin sesa seksin, po qe se hulumtimi do të ishte bërë para kafjallit, kur lukthi i zbrazët është “më i zëshëm” sesa libidoja”.
Seksologu Gerard Leleu thekson edhe se si seksi dhe ushqimi qëmoti janë të lidhura fuqishëm midis vete, kështu që disa ushqime të caktuara konsiderohen si afrodiziakë shumë të efektshëm. Mirëpo, dallimi midis ushqimit dhe seksit është në atë që ushqimi është plotësisht i lidhur me vetëkënaqësinë – ushqimin të cilin do ta hamë e zgjedhim sipas dëshirës vetjake, ndërsa për të bërë seks patjetër duhet të merren parasysh edhe nevojat dhe dëshirat e partnerit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTillandsia - bima e dashurisë lulëzon një herë dhe pastron ajrin nga toksinat
E keni bërë gabim, a e dini pse nuk duhet të lani enët me sfungjer?
Opsionet më të mira për ndriçimin e dhomës së ngrënies
Pse aeroplanët nuk fluturojnë mbi Antarktikë?
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Si të pastroni lavatriçen? Truku në TikTok merr qindra mijëra shikime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos