Muajin e kaluar shkrova një artikull ku ngrija pyetjen përse votuesit në Mbretërinë e Bashkuar mbështetën largimin nga Bashkimi Evropian, duke mundur peshën e opinionit të ekspertëve mbi paralajmërimin e kostove ekonomike të Brexit. Vëzhgova se shumë votues në Mbretërinë e bashkuar dhe gjetkë janë të zemëruar me ekspertët e ekonomisë. Ata thonë se ekspertët dështuan të parashikojnë krizën financiare të 2008, vunë efikasitetin përpara këshillës së tyre politike dhe vlerësuan verbërisht se humbësit nga parashikimet e politikave të tyre mund të kompensoheshin në disa mënyra jo specifike. Argumentova se ekspertët duhet të jenë më të përulur dhe më të vëmendshëm ndaj çështjeve të shpërndarjes.
Artikulli nxiti më shumë komente nga lexuesit se çdo tjetër që kam shkruar. Reagimet e tyre konfirmonin kryesisht zemërimin që unë kisha vërejtur. Ata i shohin ekonomistët dhe ekspertët e tjerë si të izoluar dhe indiferentë ndaj shqetësimeve të njerëzve të zakonshëm; të nxitur nga një agjendë që nuk përputhet me atë të qytetarëve; shpesh krejtësisht gabim dhe kështu të paaftë; në anën e bizneseve të mëdha dhe industrisë financiare; dhe naivë – pasi nuk shohin se politikanët përzgjedhin analizat që i përshtaten interesave të tyre dhe shpërfillin pjesën tjetër. Ekspertët, thonë disa, janë gjithashtu fajtorë për fragmetizimin e shoqërisë pasi e fusin në debate të ngushta dhe të veçanta.
Po ashtu mora komente nga profesionistë në shkencat natyrore që thanë se mosbesimi në rritje i qytetarëve ndaj ekspertëve ishte i pranishëm edhe në disiplinat e tyre gjithashtu. Pikëpamjet shkencore në fusha si energjia, klima, gjenetika dhe mjekësia përballen me refuzim të përhapur popullor. Në Shtetet e Bashkuara, për shembull, një studim i Pew Research zbuloi se 67 për qind e të rriturve mendojnë se shkencëtarët nuk e kuptojnë qartë se cilat janë pasojat shëndetësore të organizimeve të modifikuara gjenetikisht. Mosbesimi i OMG-ve është më i lartë në Evropë. Ndërsa besimi i përgjithshëm në shkencë mbetet i fortë, shumë qytetarë besojnë se është e manipuluar nga interesa të veçantë dhe në disa çështje pikëpamja e zakonshme është e ndryshme nga provat e marra.
Kjo përçarje mes ekspertëve dhe qytetarëve është një shkak serioz për t’u shqetësuar. Demokracia përfaqësuese është e bazuar jo vetëm mbi votën universale, por gjithashtu mbi arsye. Idealisht, diskutimet dhe votat rezultojnë në vendime racionale që përdorin gjendjen aktuale të dijes për të krijuar politika që çojnë përpara mirëqenien e qytetarëve. Kjo kërkon një proces në të cilën ekspertët – aftësia dhe sinqeriteti i të cilëve besohet – informojnë vendimmarrësit për opsionet e disponueshme për plotësimin e preferencave të deklaruara të votuesve. Qytetarët kanë pak gjasa të kënaqen nëse besojnë se ekspertët po zbatojnë agjendën e vet ose janë të lidhur me interesa të veçanta. Mosbesimi ndaj ekspertëve nxit mosbesim të qeverive të zgjedhura në mënyrë demokratike, në mos mbi vetë demokracinë.
Përse ekziston një ndarje e tillë mes ekspertëve dhe shoqërisë? Çdo vend ka serinë e vet të skandaleve të mëdha të shëndetit publik ose sigurisë. Ekspertët janë fajësuar për papërgjegjshmëri dhe konflikte interesi. Reputacione të fituara me mund janë humbur shpejt.
Por kritikët shpesh nuk arrijnë të kuptojnë se shkenca përfshin më shumë analizë sesa le të themi biznesi dhe qeveria. Është në fakt standardi i praktikave të mira të vlerësimit të analizave dhe diskutimeve të propozimeve të politikave. Gabime ndodhin rregullisht në akademi, por rregullohen me shpejtësi dhe sistematikisht sesa në fusha të tjera. Natyra kolektive e vlerësimit shkencor gjithashtu ofron garanci përkundrejt nxitjes nga interesa specialë.
Problemi mund të jetë në fakt më i thellë sesa sugjerojnë ankesat e zakonshme që rëndojnë mbi ekspertët. Disa dekada më parë, supozohej gjerësisht se progresi në arsimin masiv do të kalonte hendekun mes dijes shkencore dhe besëtytnive, duke kontribuar kështu në demokracinë më racionale.
Provat tregojnë se nuk ka ndodhur. Siç e ka treguar qartë Gerald Bronner, një sociolog francez, arsimi as nuk rrit besim në shkencë dhe as nuk shkatërron prirjen për besëtytni apo teori që shkencëtarët nuk i njohin. Përkundrazi, qytetarët më të arsimuar shpesh nuk i besojnë ato që ekspertët thonë se janë të vërteta shkencore. Pasja e aksesit në dije, duket se i bën ata të ndihen të fuqishëm të kritikojnë ekspertët dhe të krijojnë pikëpamjet e tyre.
Ndryshimi klimatik – që komuniteti shkencor e sheh si një kërcënim madhor – është rasti. Sipas një studimi të vitit 2015 nga Peë Research, tre vendet ku shqetësimi është më i pakët janë Australia, SHBA dhe Kanada, ndërsa tre vendet ku shqetësimi është më i madh janë Brazili, Peruja dhe Burkina Faso. Megjithatë vitet mesatare të arsimit janë 12.5 në grupin e parë dhe gjashtë në të dytin. Mesa duket arsimi vetëm nuk është arsye për këtë diferencë në perceptim.
Nëse problemi është këtu për të qëndruar, duhej të kishim bërë më shumë për ta zgjidhur. Së pari, kemi nevojë për më shumë disiplinë mbi pjesën e komunitetit të ekspertëve. Disiplina intelektuale që karakterizon kërkimin kalon shpesh pa diskutim politike. Përulësia, procedurat rigoroze, parandalimi i konflikteve të interesit, një aftësi për të pranuar gabimet dhe pse jo, ndëshkim për sjelljen mashtruese, janë të gjitha të nevojshme për të rifituar besimin e qytetarëve.
Së dyti, ka një mundësi për rishikimin e kurrikulës që qytetarët e ardhshëm të pajisjen me mjete intelektuale për të cilat kanë nevojë për të ndarë faktet nga gënjeshtra. Shoqëria mund të fitojë shumë nga qytetarët mendja e të cilëve është më pak dyshuese dhe më tepër kritike.
Së fundmi, ne kemi nevojë për dialog dhe debat më të informuar. Revistat serioze, ato të interesit të përgjithshëm dhe gazetat zakonisht mbushin hapësirën mes publikimeve të analizuara mirë dhe detit të thellë të mashtrimeve; të gjitha këto po luftojnë për t’i mbijetuar revolucionit dixhital. Mbase institucione të reja nevojiten për të mbushur këtë hapësirë. Ajo që është e qartë është se demokracia nuk mund të lulëzojë nëse nuk ka farë.
(Autori është profesor në Shkollën e Qeverisjes Hertie në Berlin dhe Komisioner i Përgjithshëm për Planifikimin e Politikave të Qeverisë së Francës. Shkruar për “Project Syndicate”. Marrë nga reporter.al
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit