LAJMI I FUNDIT:

Përplasen dy makina, nuk ka të lënduar

Përplasen dy makina, nuk ka të lënduar

Një aksident i lehtë automobilistik u shënua mëngjesin e së mërkurës në kryeqytet, në kryqëzimin e Unazës me rrugën që të çon drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Dy mjete, të cilat lëviznin në kahe të kundërta, u përplasën me njëra-tjetrën duke shkaktuar dëme të mëdha materiale por, fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Në vendin e ngjarjes shkuan menjwherw forcat e policisë së Tiranës që nisën hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Telegrafi/