LAJMI I FUNDIT:

Përleshje në gjyqin për vrasjen e taksistit

Përleshje në gjyqin për vrasjen e taksistit

Një situatë e pazakontë është krijuar të enjten, pak momente pas dënimit të dy të akuzuarve për vrasjen e taksistit Fredi Talelli, në oborrin e gjykatës së Korçës. Të afërm të viktimës dhe të autoreve janë përleshur me njeri-tjetrin, ndërkohë që kunati i taksistit është shoqëruar në komisariat.

Ndërkohë më herët, gjykata e Korçës dënoi me burgim të përjetshëm Elkiero Revanin, të akuzuarin për vrasjen e taksistit nga Devolli, Fredi Talelli. Ndërsa për bashkëpunëtorin e tij Ernest Xhaçka trupi gjykues vendosi 16 vjet heqje lirie, të cilat do t’i vuajnë në burgje të sigurisë së lartë.

Policia ka ndërhyre disa herë gjatë seancës, pasi familjaret e viktimës kanë kërcënuar edhe avokatet mbrojtës ndërsa ato paraqisnin konkluzionet. Ndërkohë, katër djemtë e akuzuar për fshehje janë dënuar nga 6 muaj deri në tetë vjet burg./Telegrafi/