LAJMI I FUNDIT:

Përleshen dy grupe shqiptarësh

Përleshen dy grupe shqiptarësh

Dy grupe shqiptarësh janë përleshur me armë zjarri në qendër të qytetit të Riminit në Itali. Një 32 vjeçar është plagosur rëndë me një plumb në kofshë dhe është shtruar në spitalin e Riminit.

Policia italiane ka arrestuar tre persona. Policia dyshon se bëhet fjalë për gjakmarrje apo biznese ilegale. Policia italiane ka sekuestruar pistoleta, thika dhe materiale të tjera./Telegrafi/