Rakesh Mohan dhe Anu Madgavkar
Ngushtimi i hendekut gjinor në shkallë globale do të kishte përfitime të mëdha ekonomike. Sipas Institutit McKinsey Global (MGI), nëse çdo qeveri do t’i ndihmonte shtetasit të kishin standarde të njëjta me një vend në rajon që kishte kryer hapat më përparimtarë në barazinë gjinore, përfitimi vjetor përveç PBB-së mund të arrijë 12 trilionë dollarë në vitin 2025.
Barazia gjinore është gjithashtu një domosdoshmëri morale, e njohur në Synimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) të Kombeve të Bashkuara, që u miratuan nga 193 shtete në 2015. Bashkë me përfitimin ekonomik, investimi te gratë dhe vajzat mund të transformojë për mirë miliona jetë.
Çështja është se si t’i realizojmë këto përfitime të mëdha ekonomike. Arritja e barazisë ekonomike gjinore nuk është e mundur pa punuar kundrejt barazisë gjinore sociale. Të dyja kanë nevojë të ecin së bashku. Një pjesë e rëndësishme e përgjigjes, rezulton të gjendet te përmirësimi i aksesit në shërbimet bazë si edukimi dhe planifikimi familjar.
MGI vlerëson se investimi shtesë vjetor i nevojshëm për të ofruar shërbimet bazë te ata që kanë nevojë është nga 1.5 deri në 2 trilionë dollarë deri në vitin 2025. Kjo krahasuar me shpenzimin prej 6.3 trilionë dollarë për këto shërbime në vitin 2014. Me fjalë të tjera, përfitimi ekonomik i mundshëm në 2025 do të jetë 6-8 herë më i madh se shpenzimet e nevojshme.
Në gjashtë zona – arsim, planifikim familjar, shëndet mëmësor, përfshirje financiare, përfshirje digjitale dhe ndihmë për punën e papaguar në kujdes – aksesi i përmirësuar ndaj shërbimeve mund të zhbllokojë potencialin ekonomik të grave dhe të arrijë objektivat e barazisë gjinore të SDG-ve. Ndihma me punën e papaguar të përkujdesjes paraqet një nga mundësitë më të mëdha të përmirësimit global, por në një kuptim më të gjerë ka nevojë edhe për përmirësim të përfshirjes financiare dhe digjitale në vende si Azia e Jugut dhe Afrika Sub-Sahariane, ku nevojitet gjithashtu kujdesi më i përparuar mëmësor.
Në mënyrë që të arrihen synimet e zhvillimit të qëndrueshëm, 58 milionë vajza dhe 60 milionë djem të tjerë duhet të përfshihen në shkolla. Rreth 224 milionë gra të tjera duhet të fitojnë akses në shërbimet financiare formale për të mbyllur plotësisht hendekun gjinor. Dhe rreth 445 milionë njerëz kanë nevojë për akses të përmirësuar ndaj furnizimit me ujë të pijshëm – përveç pakësimit të punës së papaguar që kryhet nga gratë në vendet në zhvillim.
Kjo axhendë ambicioze nuk do të arrihet efektivisht pa një veprim nga qeveritë që punojnë të lidhura me sektorin privat dhe organizatat joqeveritare. Do të kërkojë gjithashtu investim shtesë, krijim të mundësive të punësimit për gratë dhe prezantim të masave për të ndihmuar gratë që të lëvizin drejt punës më produktive.
MGI identifikoi disa ndërhyrje kudo në botë që mund të përhapen lehtësisht në mënyrë më të gjerë. Masat që janë provuar se përmirësojnë aksesin në arsim përfshijnë ndërtimin e më tepër shkollave të arsimit fillor, sigurimi që vajzat kanë kushte të higjienës aty ku studiojnë dhe krijimi i stimujve financiarë – përfshirë transfertat në para – për të shtuar përfshirjen dhe mbajtjen e vajzave në shkollë.
Kur vjen puna te planifikimi familjar dhe shëndeti mëmësor, prioritetet kryesore janë shtimi i numrit të punonjësve socialë dhe zhvillimi i shërbimeve të emergjencës dhe shërbimeve të shëndetit mëmësor në zonat rurale. Përmirësimi i zinxhirëve të furnizimit për të shpërndarë kontraceptivë dhe për të shtrirë edukimin seksual në shkolla janë gjithashtu masa të rëndësishme.
Një nga mënyrat më efektive për të pakësuar kohën që gratë shpenzojnë në punë të papaguar është zgjerimi i ndihmës së kujdesit të fëmijës, ose përmes subvencionimeve qeveritare, punonjësve socialë ose financimit nga vetë personi. Teknologjitë digjitale mund të ndihmojnë më shumë gra të fitojnë akses në shërbimet financiare, por vetëm nëse vendet zgjerojnë infrastrukturën e tyre dhe ndihmojnë në edukimin digjital dhe financiar të grave.
Këto masa, sigurisht, duhet të financohen; por MGI ka zbuluar se 60 për qind e vendeve mund të gjenerojnë fonde shtesë nga taksat në rritjen e PBB-së që fuqizimi i grave do të sjellë. Në vende ku të ardhura të tilla prej taksave nuk janë të mjaftueshme, mund të tërhiqet investimi privat. Legjislacioni i miratuar këtë vit në Shtetin e Nju Jorkut, për shembull, i kërkon punonjësve dhe punëdhënësve të kontribuojnë në fonde për të financuar lejen e lindjes.
Por ndryshimet në politika do të jenë të pamjaftueshme nëse njerëzit nuk arrijnë t’i përdorin të drejtat dhe shërbimet e reja për shkak të mentalitetit. Edhe në Suedi, ku barazia gjinore ka përparuar shumë, studimet sugjerojnë se rreth 33 për qind e burrave marrin lejen e lindjes, krahasuar me më shumë se 75 për qind të grave. Sigurisht, pjesëmarrja në punën e paguar ose punën familjare është një zgjedhje personale, por mentaliteti social mund të ketë nevojë të zgjerohet për të pasur lirinë e vërtetë të zgjedhjes.
Ka vend për optimizëm. Shumë vende në zhvillim, përfshirë Indinë, tani po fillojnë të shohin ngushtim të hendekut gjinor në arsim duke sjellë përfitime të mëdha në aspektin ekonomik për gratë. Në Shtetet e Bashkuara, Nju Jorku nuk është i vetëm në miratimin e politikave që leje të paguar lindjeje për familjen. Përhapja e gjerë e teknologjive digjitale po përmirëson aksesin në mundësi financiare dhe të punësimit në mënyra të reja.
Së fundmi, ndërgjegjësimi i përfitimeve të mëdha ekonomike në zgjidhjen e problemit të pabarazisë gjinore po rritet. Ne kemi një stimul 12 trilionë dollarë për të përshpejtuar progresin. /Project Syndicate/reporter.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gresa Gashi dhe Vullnet Krasniqi përfshihen në aksident, dyshja marrin situatën me humor

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

"Mos u shqetësoni shumë për Putinin, se do të përfundoni si Evropa", Trump u drejtohet amerikanëve

Reagon miku i Mentor Palokajt: Raportimet për vdekjen nga mbidoza janë spekulime

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës