Biznesi privat është boshti kurrizor i të gjitha proceseve ekonomike e sociale në vend. Por, a është ai i organizuar në mënyrën që të marrë këtë përgjegjësi dhe njëkohësisht të ndërtoj raporte partneriteti, e jo servilizmi , me mekanizmat vendimmarrës. Përgjigja është –jo. Kryesisht për shkak të mosorganizimit
Ibrahim Rexhepi
Kosova është mbushur me oda. Kanë mbetur pak oda burrash në krahasim me odat e reja që po krijohen, me synim për të organizuar e mobilizuar biznesin privat. Ka edhe përplot të tjera që po trumbetojnë ndërtimin e urave të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës me ndonjë shtet tjetër, kudo në botë, pa marrë parasysh interesat dhe mundësitë që ka biznesi kosovar.
Themelimi i tyre është bërë shumë i thjeshtë – mjafton iniciativa, plotësimi i formularëve, relacionet e mira me ndonjërën nga ambasadat, dhe nisja punës. Ndërkaq, puna e tyre është bukur e varfër, me pak përjashtime, e cila vërehet vetëm përmes ndonjë prononcimi publik, apo me ndonjë konferencë, e cila më shumë ka karakter promovues, se sa që në esencë trajton problemet e biznesit.
Ndërkaq, karakteristikë e përgjithshme e tyre është lufta me numra – sa anëtarë i kanë dhe shtyrja me bërryla për t’u futur brenda ndonjë mekanizmi qeveritar.
Nga ana tjetër, Kosovës nuk i mungojë shifrat kur është në pyetje numri i bizneseve, si edhe qarkullimi që bën ai. Ndonëse ato nuk mund të krahasohen me shtet e fuqishme dhe me ekonomi të zhvilluar, por, trendët e rritjes, sado modeste, megjithatë janë inkurajuese.
Ndërkaq, biznesi çalon vetëm në një pikë: organizimi serioz dhe me synime të qarta në asociacione, të cilat nuk do të kenë asnjë përgjegjësi tjetër, pos që të artikulojnë zërin e përbashkët të biznesit –anëtarëve të vet, përballë qeverisë, apo cilit do mekanizëm tjetër, puna e të cilit ndikon në pozicionin e subjekteve në sektorin privat.
Nëse kemi parasysh asociacionet e tashme ku janë të anëtarësuar subjektet ekonomike, të mëdha, apo të vogla, del qartë mungesa e profilizimit të tyre. Sërish me qëllim që lista e anëtarëve të jetë sa më e gjatë, mundësia për të përfituar, ndoshta edhe përmes ndonjë takse anëtarësimi të jetë më e madhe, kurse kundërvlera për këtë financim është shumë afër zeros. Ato paraqesin një konglomerat, që shpesh brenda tij ka kundërthënie dhe përplasje interesash, meqenëse, pikërisht kjo anëtarësi në treg është konkurrentedhe shpesh me interesa që nuk janë të pranueshme nga të gjithë.
Ta zëmë, nëse diçka është në interes të tregtisë, kjo nuk i përgjigjet prodhimit. Apo, diçka stimulon importin, kjo i sjell në pozitë jo të lakmueshme lojtarët në tregun e brendshëm.
Një organizim i këtillë ndoshta e ka pasur kuptimin në vitet e para të pasluftës, kur gjërat ende nuk kishin marrë formë e përmbajtje. Kur bizneset ishin në fazën themelimit dhe shumë prej tyre ende nuk e kishin të qartë as profilin.
Mirëpo, kjo është histori e hershme. Sot, vendi ka biznese me traditë, të konsoliduara mirë në treg, me vizion të qartë dhe me mundësi që të jenë partner seriozë edhe me investitorë të jashtëm. Prandaj, atyre iu duhet një qasje shumë më serioze dhe më specifike, si në raport me tregun ashtu edhe me institucionet. Krejt kjo imponon që edhe asociacionet e ndryshme të biznesit t’iu përshtaten kërkesave më të reja, përkatësisht që edhe ato të profilizohen dhe të specializohen në sektorë të caktuar.
Një hap i mirë në këtë drejt është themelimi i Klubit të Prodhuesve. Do të thotë se ekziston një qendër- klub ku mund të anëtarësohen prodhuesit seriozë dhe ata të shtrojnë problemet që kanë, të defilojnë kërkesat dhe vizionin dhe të ofrojnë zgjidhje, e cila në mënyrë shumë më të artikuluar mund t’iu prezantohet institucioneve vendimmarrëse. Dhe, si e tillë, ajo ka fuqinë më të madhe për lobim, por edhe për negocim, i cili duhet të synojnë forcimin pozicionit në treg, pa lënduar pjesëmarrësit e tjerë, zhvillimin qëndrueshëm ekonomik dhe ofrimin ndihmës serioze për zgjidhjen e problemeve sociale.
Ky model mund të aplikohet edhe në sektorin e tregtisë dhe të shërbimeve. Në fund që të tri klubet, ose odat, shoqata, apo asociacionet mbyllin rrethin sa i përket mënyrës së organizimit të bizneseve. Pra thjeshtësohet procedura e harmonizimit të interesave ndërmjet të gjitha subjekteve të pranishme në treg, shumë lehtë mund të arrihet deri te qëndrimet e përbashkëta, dhe, në fund, ato përbëjnë fuqinë që në raport me qeverinë dhe institucionet e tjera të shtetit të paraqiten si partner serioz, i fuqishëm dhe me ndikim. Kjo nëasnjë mënyrë nuk cenon integritetin e bizneseve, por atë e integron përbrenda interesit të përgjithshëm sektorial, që njëherësh ai është në të mirën e të gjithëve.
Paralelisht me këtë eliminohet një garë – shtyrje me bërryla ndërmjet asociacioneve që të dëshmohet cila është më e madhe, më e fortë, kush të rreshtohet sa më afër politikisht e institucionalisht, kush ka më shumë merita për të mirat që ka biznesi, apo cili po i përfaqëson në mënyrë më të denjë interesat e biznesit në Këshillin Kombëtar për Zhvillimin Ekonomik, apo në Këshillin Ekonomik-Social. Së fundit, bartësit ë kësaj gare (banale) më shumë do të kishin për synim promovimet individuale, se sa që janë në funksion të mbrojtjes së interesave të atyre që përfaqësojnë.
Prandaj, tashmë ka ardhur koha që biznesi të organizohet përmes asociacioneve të profilizuara, të përgatitura profesionalisht dhe me integritet të qëndrueshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

G-Bani nuk i ndahet Gjestit: Mua pse më zgjodhe?

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe