LAJMI I FUNDIT:

“Perëndimi” i shpirtit

Sot pamë hapur tek “perëndoi” mangët e vërteta dhe revolucioni shpirtëror i njeriut, që me plot bindje ka synuar pajtimin e drejtësisë ta shtrijë në udhën e të vërtetës. Ky “perëndim” të jep përshtypjen e një realiteti të hidhur të shoqërisë tonë. Sipas këtyre tekave shihet qartë se askund nuk ka drejtësi dhe qeverisje demokratike, përpos mjerimit dhe egoizmit fundamental që ngadhënjen mbi fiktivitetin e zakonshëm. Sot, drejtësia duket hapur se po merret peng nga vetë shteti dhe ndërkombëtarët. Kjo drejtësi që pengohet, po na i errëson të gjithëve sytë, dhe na humb durimin drejt përsosjes së unifikimit të vlerave. Drejtësia bashkë me lirinë duket se po “perëndojnë” në kushte radikale, tepër të hidhura. Po lind egoizmi dhe shtypja që të josh, asgjë tjetër.

Për hir të vërtetës, Albin Kurtit iu imponua publikisht me mjetet e politikës “madhore” të “perëndojë” drejt arrestit politik, pa pasur asnjë arsye konkrete e sublime. Po dyshojmë edhe në përsosjen e demokracisë, jo vetëm kombëtare, por dhe në demokracinë evropiane. Vërehet qartë se nuk lejohet e drejta e përsosjes dhe e vullnetit për ndryshim të përgjithshëm shoqëror, lejohet imponimi i shtirjes. Arrestimi i Albin Kurtit është i tepërt, duke i ngjarë shkeljeve të të drejtave dhe lirive të njeriut. E vërteta, drejtësia dhe heroizmi i tij nuk është vepër e pahijshme, por një vepër konkrete që lind si nevojë e shpirtit të domosdoshëm. Të kërkosh të drejtën tënde për hir të vullnetit të përgjithshëm nuk është shkelje, as e keqe e organizuar, por heroizëm që shkon drejt arsyes humane. Përpjekja e tij, që shoqërinë shqiptare ta transformojë në një koncept më të përsosur duke u deklaruar me anë të politikës së tij zyrtare, nuk përben aspak shkelje për të drejtën, por përkundrazi përben organizimin e mirëfilltë të shoqërisë për ta ndier në shkallë më të përsosur të vërtetën e tyre politike, ekonomike dhe sociale.

Kjo fund e krye është revoltë. Sepse edhe ai ka të drejtë të ngre zërin kundrejt pakënaqësive, me anë të protestave, demonstratave, politikës pluraliste. Asgjë absurde nuk shfaqet këtu sjellja dhe veprimi i tij. Ai është idealist dhe reformator. E drejta e tij nuk qëndron në një vijë me të padrejtën e tjetërkujt, por me të vërtetën e përgjithshme. Thjesht, ai ka individualitet dhe ambicie për ndryshim të përgjithshëm, që secili duhet ta respektojë dhe ta vlerësojë. Atë nuk do ta pushojë as arrestimi shtetëror, veç liria dhe mirëqenia e popullit të tij. Sidoqoftë “perëndimi” i tij, sërish do të rilindë.


Andaj, Albin Kurti do të kthehet në lirinë e tij individuale, më kot politikat shkel përpjekjet e formës së tij. Ai medoemos do të ngadhënjejë, sepse ka arsye dhe qëllim ideal, jo vetëm për të mirën e tij, por për mbarë shoqërinë. Idealizmi i tij do ta kthejë atë drejt udhës së duhur. Asgjë nuk do ta mposhtë virtytin e tij, madje as arresti, as politika, as shteti, as bota.

Sikur të arrestoheshin njerëzit e implikuar ndaj krimit të organizuar, e të liheshin të lirë reformatorët ambiciozë të bënin punën e tyre me gjithë bindje e vullnet, atëherë gjithçka do të rridhte sipas kushteve diplomatike dhe njerëzore. Mirëpo, e vërteta është e hidhur, por e pashmangshme.

Në trend

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori