LAJMI I FUNDIT:

Për suksesin dhe egon e shoqërisë

Për suksesin dhe egon e shoqërisë

Që nga popujt e lashtë e deri më sot, fenomeni i energjisë pozitive te njeriu dhe lufta me egon e tij, jo rrallë nëpërmes rrëfimeve mitike, u shpjeguan si luftë e qenies njerëzore me satanën. Nga këto beteja të shumta që zhvilloheshin, brenda hapësirës shpirtërore, emocionale dhe psikologjike, njeriu kishte humbur shpesh ekuilibrin e arsyes, duke u satanizuar deri në përmasën e rebelimit; reflektoi dhe e ktheu çdo energji pozitive në të kundërtën; prishi ekuilibrin në mes raporteve njerëzore, popujve dhe shteteve, ndërsa si rezultat i këtij procesi ndodhën luftëra, u shfaqën kriza ekonomike, qeveritare dhe u rrit varfëria ekstreme. Kështu do të mund të ishte afërsisht një shpjegim i tillë mbi lojën e satanës me egon e njeriut.

Po, sa po reflekton energji pozitive sot skena politike në Kosovë, e cila në kontinuitet po përcillet me ngërç politik, me tendenca të satanizimit dhe rritjes së energjive negative, sa satana të mund ta bëjë punën e vetë. Është shqetësuese dhe diku-diku mbi parashikimet mitike mbi ndikimin e kësaj energjie në të bërit politikë.

Shoqëritë që humbin orientimin për të ardhmen janë të gjykuara të merren me të kaluarën ose duke e gjetur fajtorin apo shpëtimtarin, dhe rrezikojnë të hyjnë në fazën e dështimit, situatë kjo që ka kosto në riparimin e pasojave, por jo në zgjidhjen e tyre.


Kosova duhet pranuar se është e lodhur nga një akumulim shekullor problemesh të pazgjidhura, sa sot zgjidhja e tyre tejkalon potencialet e ekzistuese jo vetëm të dijeve, por mungojnë parakushtet të tjera që marrin pjesë në riskun e zhvillimit ekonomik dhe ndikojnë në formësimin e fushave të qëndrueshme strategjike.

Trendët e ekonomisë globale janë shpesh një pamundësi e kontrollimit nga shoqëritë në proces të konsolidimit. Nuk është çudi se çdo ndryshim që manifestohet mund të përjetohet më rëndë, sepse sfidat tani i kemi me bollëk para vetës.

Ndonëse shqiptarët më shumë kanë krijuar konsensuse nacionale për një homogjenitet nga ndonjë rrezik i jashtëm i sigurisë kolektive, sot shoqëritë moderne, sado qofshin të fragmentarizuara nga brenda politikisht, e kanë sensin dhe aftësinë e të perceptuarit në atë nivel të situatave, sa kur rrezikohet procesi i zhvillimit ekonomik, sidomos në fusha relevante, mblidhen për pak orë ose minuta që t’i unifikojnë qëndrimet e tyre; i bashkojnë energjitë dhe potencialet e dijeve për t’i dhënë përgjigje çdo fenomeni i çfarëdo natyre qoftë, duke i prolonguar për ndonjë periudhë kohore çështjet që kanë hapësirë për t’ua trajtuar për më tutje, në kohë më të përshtatshme, e cila jep mundësi identifikimi të shkaktarëve dhe rritjen e kujdesit në menaxhimin e procesit (por nuk lejohet rritja e distancës së komunikimit mbi bazën e arsyeve që nganjëherë nuk e duron situata e krijuar të merresh me to).

A ka situatë më emergjente për Kosovën – hiq problemet me veriun e vendit dhe integrimin e komunitetit serb në institucionet vendore – se sa papunësia enorme, pra zhvillimi ekonomik?

Shpalosja e programeve dhe vizioneve të partive politike, deri më sot nuk është treguar e suksesshme, se as pozita dhe as opozita mund ta zgjidhin këtë problem shqetësues, qoftë për një periudhë kohore afatmesme, pasi zinxhiri në absorbimin e energjive të reja brenda tregut të punës është jofunksional, herë- here i shkëputur, ndërsa kapacitetet ekzistuese brenda shtetit në disharmoni me kërkesën.

Në këtë pikë të ndjeshme, padyshim ka nevojë për krijimin e një strategjie nacionale, mbi bazën e konsensuseve të të gjitha partive politike, shoqërisë civile, bashkimit të dijes së ekspertëve, që e ardhmja të projektohet mbi bazën e indikatorëve konkretë, që nga viti në vit të ndihmohet dhe mundësohet zgjidhja e problemeve të lidhura me ekzistencën e njeriut dhe përmirësimit të kualitetit të jetës në standarde të normales.

Fenomeni i papunësisë është global dhe këtë më së miri e dëshmon lëvizja e mijëra qytetarëve nga kontinenti i Afrikës dhe vendeve të Lindjes në drejtim të Evropës Perëndimore.

Me një gjendje të tillë të trashëguar në periudha kohore paraprake, e deri më sot, qoftë kjo pozitë dhe një opozitë nesër në pozitë, do të sfidohet rëndë duke i dhënë hapësirë fragmentarizimit të shoqërisë dhe humbjes së besueshmërisë në aftësinë e liderëve të tyre për të ndryshuar gjendjen.

Kjo gjendje krijon një mënyrë të gjykimit që e abstrahon faktorin njeri nga qendra e vendosjes, duke e zhvendosur atë në një njeri që nuk është më subjekt i ndryshimit , por që fillon e ndryshohet nga gjendja e krijuar.

Në trend

Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

Magazina
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Magazina
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori