Nemanja Stjepanoviq
Arrijnë aeroplanët nga Rusia, e se sa do të kushtojnë këtë askush ende s’e di, ndërsa kryeministri serb Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se Serbia me “10 aeroplanë të fuqishëm, të tillë siç janë MIG-ët, në 14 vjetët e ardhshme do të jetë absolutisht e para në rajon”.
Askush nuk e di pse bash në 14 vjetët e ardhshme, e as nuk dihet se kur ka filluar gara rajonale në armatim. Është e paqartë nëse aeroplanët janë “më të fuqishmit” edhe kur janë të përdorur – e vetmja gjë që tani dihet është motivi që t’i kemi ata: “Që njerëzit tanë më kurrë të mos e përjetojnë fatin e përjetuar në vitet 1995 dhe 1999”.
Duke përmendur vitet, kryeministri si duket mendon në Operacionin Stuhia dhe ndërhyrjen ajrore të NATO-s kundër Serbisë, duke sugjeruar (dhe jo për herë të parë) se këto janë ngjarje që e kanë shënuar kryesisht të kaluarën luftarake të ish-Jugosllavisë. Në fakt, kjo sugjeron se lufta në Kroaci filloi dhe përfundoi me Operacionin Stuhia, se ndërhyrja e NATO-s erdhi nga asgjëkund dhe për asgjë, se nëse serbët nuk bashkohen, atëherë do të jenë viktimat më të mëdha të luftës dhe se nuk do të ketë përgjegjësi të regjimit beogradas të Sllobodan Millosheviqit dhe udhëheqësve të tij besnikë të Serbisë në vendet përreth për luftërat e viteve të nëntëdhjeta. Asgjë nga kjo nuk është e vërtetë, por shumica e njerëzve në Serbi mendojnë se pikërisht ashtu ka ndodhur. Pra, miti.
Si ndodhi Operacioni Stuhia në gusht të vitit 1995? Jo ashtu që dikujt papritur dhe pa asnjë arsye i kishte rënë ndërmend për ta kryer një operacion ushtarak në Krajinë, por ashtu meqë atë territor dikush më parë e kishte uzurpuar, duke e dërguar Sigurimin e Shtetit nga Serbia që atje t’i vendosë kampet e trajnimit për forcat speciale, duke i furnizuar ushtarakisht dhe me logjistikë trupat militare dhe paramilitare shtetërore dhe, ç’është më e rëndësishmja, duke e spastruar etnikisht Krajinën nga banorët civilë kroatë. Civilët serbë ishin në shënjestër të Operacionit Stuhia, kundër tyre janë kryer krime të shumta, por kjo nuk është gjëja e parë që ka ndodhur. Operacioni Stuhia përfaqëson spastrimin etnik të territorit tashmë të spastruar etnikisht dhe ripushtimin e territorit tashmë të pushtuar.
Ja vetëm një fragment nga përmbledhja e aktgjykimit të shkallës së parë të Tribunalit të Hagës për ish-presidentin dhe ministrin e Brendshëm të së ashtuquajturës Republika Serbe e Krajinës: “Rastet e përhapura të vrasjeve dhe dhunës, ndalimi dhe frikësimi kanë ndodhur kudo nëpër territorin e Republikës Serbe të Krajinës nga viti 1992 deri më 1995. Këto akte janë kryer nga forcat e Mbrojtjes Territoriale dhe MPB-së të RSK, nga APJ dhe nga banorët lokalë serbë, ndërsa e krijuan një atmosferë të tillë shtrëngimi, e cila bëri që për banorët kroatë dhe joserbët tjerë të Republikës Serbe të Krajinës nuk mbeti tjetër zgjidhje, veçse të ikin, apo që forcat e RSK-së t’i deportojnë me dhunë”.
Kjo i parapriu Operacionit Stuhia. Nuk duheshin MIG-ët për ta parandaluar atë – duhej vetëm të mos e fillonin luftën, të mos e realizonin në vepër ëndrrën për Serbinë e Madhe dhe, në veçanti, të mos kryenin krime kundër kroatëve të Krajinës.
Si erdhi deri te ndërhyrja e NATO-s në mars të vitit 1999? Jo se NATO-ja e kuptoi se aq shumë i urren serbët dhe se erdhi koha më në fund për t’i bombarduar ata, por ashtu që krimet e Ushtrisë Jugosllave dhe të Policisë serbe kundër shqiptarëve të Kosovës morën përmasa të tilla, të cilat bënë që reagimi i vendeve perëndimore të ishte i pashmangshëm. Duke i qëruar hesapet me UÇK-në, Ushtria dhe Policia nuk e kursyen popullatën civile shqiptare. Përkundrazi, edhe civilët ishin cak në këtë përleshje.
Për këtë ka fakte të bollshme. Për shembull, ish-atasheu ushtarak britanik në Beograd, John Crosland, është njëri nga ata që dëshmuan në lidhje me përdorimin e tepruar të forcës në Kosovë para fillimit të bombardimeve të NATO-s. Ai tha se operacionet e përbashkëta ushtarako-policore, në periudhën e vitit 1998 dhe në fillim të vitit 1999, nuk ngjajnë aspak në përleshje me “terroristët”: “Nëse e rrënoni tregun, pompat e benzinës, dyqanet, të lashtat, dhe e dëboni gjithë popullsinë e ndonjë fshati për shkak se aty ndodhej UÇK-ja, kjo nuk është mënyra më e mirë për ta fituar simpatinë e asaj popullate”, fliste ish-atasheu ushtarak britanik. Ai e përshkroi sulmin ushtarak në Malishevë në vitin 1998, i cili rezultoi me largimin e 30 mijë shqiptarëve nga shtëpitë e tyre, kurse në gjykimin “Shainoviqi dhe të tjerët” janë përshkruara edhe sulmet e tjera të shumta kundër civilëve në Drenicë, në luginën e Suharekës, në Deçan, Junik, Jabllanicë, Prilep, Abri të Epërme dhe në fshatra e qytete tjera që nga shkurti deri në tetor të vitit 1998.
Në përfundimin rreth ngjarjeve në Kosovë në vitin 1998, Trupi Gjykues në rastin “Shainoviqi dhe të tjerët” nënvizoi: “Provat e ofruara dëshmojnë se Ushtria jugosllave dhe MPB që nga pranvera 1998, dhe gjithnjë e më intensivisht në periudhën që nga vera deri në tetor, kryen operacione kundër UÇK-së, veçanërisht në afërsi të kufirit me Shqipërinë dhe në Kosovën qendrore. Gjatë këtyre operacioneve, në disa raste, ndodhi përdorimi i tepruar dhe pa masë i forcës, për ç’gjë dëshmon dëmtimi i qëllimshëm i shtëpive dhe shkatërrimi i tyre, si dhe vrasja e grave dhe fëmijëve”.
Deri në tetor të vitit 1998, sipas të dhënave të Komisarit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, numri i personave të zhvendosur në Kosovë ka arritur në 285 mijë njerëz. Rasti “Shainoviqi dhe të tjerët” u regjistrua me numrin P736. Sulmet ndaj civilëve ishin zvogëluar pas tetorit të vitit 1998, kur Millosheviqi dhe diplomati amerikan Richard Holbrooke e nënshkruan një marrëveshje për tërheqjen e pjesshme të forcave serbe nga Kosova, por në muajt e parë të vitit 1999 u vazhdua me praktikën e sulmeve mbi fshatrat shqiptare. Pasuan përpjekjet e reja për paqe, por pa sukses, dhe atëherë fillon ndërhyrja e NATO-s, në kohën kur ishin vrarë afro 1,500 civilë shqiptarë dhe ishin dëbuar qindra mijëra të tjerë.
Prandaj, për ne nuk “ndodhën” vitet 1995 dhe 1999, por ato ishin rezultat i ngjarjeve të mëparshme, në të cilat “ne” e kishim një ndikim vendimtar. “Ne” nuk e “përjetuam fatin” në vitet 1995 dhe 1999, por fatin e shkaktuam më parë, para së gjithash me aktet fyese ndaj të tjerëve dhe duke u përpjekur për ta realizuar ëndrrën për dominim në rajon dhe për krijimin e Serbisë së Madhe.
Në vend që pasardhësve të tij t’ua shpjegojë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën dhe prej nga ndodhi “fati i keq” për popullin e tij, kryeministri e përforcon bindjen e keqe për urrejtjen rajonale dhe botërore ndaj serbëve, nga e cilat ata do të mbrohen me MIG-ët (të paktën në 14 vjetët e ardhshme).
E përsëris: vitet 1995 dhe 1999 nuk do t’i evitojnë MIG-ët, por duke hequr dorë nga mitet dhe ëndrrat e dominimit rajonal ushtarak dhe politik. Në anën tjetër, do të ishte shumë e rrezikshme nëse kryeministri me të vërtetë mendon se gjithçka që ka ndodhur deri në gusht 1995 dhe deri në mars 1999 ka qenë në rregull dhe se do të duhej të parandaloheshin vetëm Operacioni Stuhia dhe bombardimi i Republikës Socialiste të Jugosllavisë nga NATO-ja.
(Autori është hulumtues i Fondit për të Drejtën Humanitare)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BE-ja u krijua fshehurazi nga ShBA-ja, por u “lazdrua”: BE të zgjohet, brenda katër muajve mund ta gjunjëzojë Rusinë

BE-ja më në fund po paguan çmimin e hipokrizisë së vet

Gjermania ka mundësi të ringjall shpejtë Evropën – nëse do ta shfrytëzojë këtë moment

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

"Ke folur mjaftueshëm, ju nuk do të fitoni", momente tensioni nga takimi Trump-Zelensky

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë reagon Zelensky: Faleminderit Amerikë!

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet