Përgjithësisht si shoqëri kemi treguar këto katërmbëdhjetë vjet të pasluftës, se jemi indiferentë ndaj shumë çështjeve të cilat kanë qenë ndikuese në mos kualitetin e jetës që e kemi sot, dhe natyrisht kjo indiferencë është arsyetuar dhe po vazhdon të arsyetohet me faktin se ne si shoqëri kemi qenë të shtypur nga regjimi serb dhe gjithmonë kemi qenë në përpjekje për ta fituar lirinë. Sot ky argument nuk guxon të jetë bazë për ta mbyllur gojën për papunësinë, për korrupsionin, për rritjen e çmimeve, për krimin e organizuar dhe për shumë probleme të tjera që ka Kosova. Sot ka aq shumë mënyra që mundësojnë të jemi aktivë si shoqëri dhe reagues ndaj çdo elementi negativ që i paraqitet shoqërisë dhe Kosovës në përgjithësi.
Shoqëria sot, për hatër të askujt nuk mund ta mbyll gojën ndaj të keqes, as për hatër të stabilitetit politik, as për hatër që jemi shoqëri e re dhe e sapo dal nga lufta, as për hatër të ambasadave të huaja, madje as për hatër të bisedimeve Kosovë Serbi, sepse ne jemi ata që po ngulfatemi nga papunësia, nga korrupsioni, nga krimi i organizuar dhe nuk janë as ambasadat e huaja, nuk janë as pushtetarët tanë që po ballafaqohen me hallet që i kemi ne çdo dit
Protestat janë një nga elementet që tregojnë një vetëdije të shoqërisë për të reaguar për proceset që konsiderohen të dëmshme. Protestat nuk janë anti-evropiane, përkundrazi është vlerë e shoqërive demokratike perëndimore, sepse kemi disa shembuj nëpër botë që tregojnë se shoqëritë e ndryshme të vendeve të perëndimit protestojnë qoftë edhe për mos mirëmbajtjen e rrugëve nga autoritete lokale, ashtu siç ndodhi në një qytet të vogël Saskaçuan të Amerikes në vitin 2009. Në Londër protestohet kundër zgjerimit të aeroportit të “Heathrow”. Përndryshe, protesta për ambient dhe ndotjen e tij ka shumë shpesh nëpër këto vende, ndërsa protesta kundër rritjes e çmimeve të derivative, të konsumit etj. pothuajse janë të përditshme. Natyrisht, vullneti i protestuesve në shumë prej rasteve merret në konsideratë dhe aprovohet nga institucionet gjegjëse në këto vende.
A mund të paramendojmë ne sot, sikur një nga këto vende të BE-së ta kishte kaq të zhvilluar korrupsionin sa e ka Kosova dhe të mos reagojë shoqëria? A mund ta marrim me mend sikur një nga këto shtete ta kishte papunësinë mbi 45 për qind dhe të mos reagoj shoqëria? A mund ta marrim me mend cili do të ishte reagimi i qytetarëve evropianë nëse në shtetin e tyre do të ndodhin aferat e ndryshme siç ndodhen në Kosovë nga të gjitha qeveritë e pasluftës? Paramendoni cili do të ishte reagimi i një shoqërie të një shteti evropian sikur të bënte bisedime me një shtet tjetër nga të cilat bisedime mund t’i rrezikohet territori? Për te gjitha këto do të kishte reagim masiv qytetar, mirëpo ne jemi mësuar të përpijmë ngjarje kaq të vështira dhe të dhimbshme, mirëpo gradualisht duhet tu themi ndal sepse s’mund të kemi hatër për askënd dhe për asgjë. Një qytetar i një shteti të Bashkimit Evropian asnjëherë nuk do t’i kishte përpirë asnjë nga këto.
Ju mund të thoni prandaj nuk jemi në Evrope, por a është kjo rruga që na qon drejtë Evropës? Jo. Politikanët tanë kanë zgjedhur një rrugë krejtësisht të gabueshme, ndërsa ne si shoqëri po e mbështesim me heshtjen tonë, ndoshta edhe për hatër të diçkaje, por hatër që s’do të duhej të ekzistonte .
Me disa përpjekje, të nismave të ndryshme qytetare për të bërë protesta – siç ishte rasti i fundit ai për fryrjen e faturave të KEK-ut, e cila pati ndikimin e vet – si shoqëri vazhdojmë të mbesim akoma shumë indiferentë ndaj problematikave që po na e vështirësojnë jetën çdo ditë.
Shoqëria, në përgjithësi e lodhur nga problemet e shumta ekonomike dhe sociale dhe paaftësia e pushtetarëve për t’i zgjedhur këto probleme, ka ndikuar të mos besojnë se me një reagim, qoftë ai edhe protestë, mund të bëhet ndryshimi që ata e kërkojnë. Këto probleme do të duhet të ishin reaksion për reagim për shoqërinë, e jo reaksion për heshtje. Është shumë e rëndësishme dhe e nevojshme të jemi aktivë si shoqëri me gjithçka që sillet rreth nesh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOlsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
Arabia Saudite po përgatit ‘bombën’ - një transferim nga Real Madridi, një nga Barcelona
Bernardi me deklaratë të fortë: Klajdi, Jozi dhe Laerti kanë pikëpyetje në lidhje me orientimin e tyre seksual
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite