LAJMI I FUNDIT:

Për femrat jeta fillon pas moshës 50-vjeçare

Për femrat jeta fillon pas moshës 50-vjeçare

Ditët më të mira për femrën vijnë pasi ajo të festojë ditëlindjen e 50-të, thonë ekspertët britanikë. Ndërsa shumica e femrave mbi këtë moshë kanë thënë se ndjehen më të lumtura se kurrë më parë.

Në një anketim ku janë përfshirë 2.000 femra me moshë mbi 50-vjeçare, 92 për qind e tyre kanë pohuar se ndjehen më të lumtura se më parë, ndërsa katër nga pesë femra kanë thënë se ndjehen më seksi sesa kur i kanë pasur 20 vjet.

Po ashtu, 86 për qind e tyre kanë thënë se kanë raport shumë më të mirë seksual me partnerin se sa që kanë pasur në moshën 20-vjeçare.

Studimi ka treguar po ashtu se 50 për qind e femrave më të vjetra se 50-vjeç nuk shqetësohen se çfarë mendon gjenerata e re për to. /Telegrafi/