LAJMI I FUNDIT:

Për çfarë drejtësie flitni?

Joserioziteti i Kuvendit të Kosovës, dhe ikja e përgjegjësisë për të adresuar kërkesat e nënshkruesve të peticionit në Gjykatë – shpreh mosinteresimin e "shtëpisë së popullit", që po karakterizohet më tepër si "shtëpi e jetimëve".

Tre vjet pas ngjarjeve të përgjakshme të shkurtit 2007 u mbajt seanca e veçantë Kuvendit të Kosovës për të diskutuar për peticionin e 150,000 qytetarëve, të cilët ia adresuan Parlamentit, për të dhënë mendimin politik dhe për të këshilluar Gjyqin që të ndërpresë këtë gjykim të turpshëm politik kundër liderit të Lëvizjes "Vetëvendosja" Albin Kurtit. Kjo seancë edhe njëherë dëshmojë se parlamentarët nuk janë përfaqësues të popullit, por janë dorë e zgjatur e mekanizmave ndërkombëtarë, dhe se më e rëndësishme për ta është ulësja e parlamentit, sesa turpi nacional.

Ky parlament, por edhe përbërjet e mëhershme, nuk mund të kujtohen për diçka të mirë. Përbërja e tanishme mund të lavdërohet për shpalljen e pavarësisë (ata u paguan me bonuse të majme, sikur të ishin mercenarë e jo përfaqësues të popullit) që e kishin edhe detyrë. Ishte kjo hera e dytë e shpalljes politike të pavarësisë, edhe pse ajo e 7 shtatorit 1990 shpalli Kushtetutën e Kosovës, që për kohën kur u votua ajo ishte shumë domethënëse, ngase në Kaçanik u realizua verdikti i popullit, që për kohën ishte një akt shumë madhor dhe me përgjegjësi, mbahej nën masat e rrepta të policisë serbe dhe jugosllave.


Cili ishte dallimi i ngjarjeve të sotme me ato të mëhershme; nga kodi moral ngjarjet në të kaluarën ishim shumë më të pranuara dhe ishin popullore, ndërsa tash ndryshojnë në përmbajtje, sidomos pozicioni administrativ i Kosovës, por liderët nuk kanë shkallën aq të lartë të përkrahjes popullore. Krahasoni vetëm numrin e qytetarëve që kanë nënshkruar peticionin për lirimin e Albin Kurtit me numrin e atyre të cilët janë zgjedhur me një numër shumë margjinal të votave.

Frika e disa udhëheqësve të parlamentit se vet debati është ndërhyrje në punët e gjyqësorit tregon mjerimin e tyre intelektual, a nuk janë të mjaftueshme 150,000 nënshkrime të qytetarëve? Shumë keq që nuk kuptoni edhe gjenezën e të drejtës dhe të drejtësisë, ngase gjykatat ndajnë drejtësi në emër të popullit, dhe se kjo e drejtë ka burimin te sovrani, populli.

Nuk ka gjyq në Amerikë që nuk respekton mendimin e qytetarëve, dhe mendimet e tyre ndikojnë në vendimet e gjykatësit, ngase qëllimi i gjyqësorit është respektimi i ligjit, por edhe qetësia e qytetarëve, është pra një komunikim i natyrshëm i gjyqit me qytetarë, ndoshta edhe për një arsye shumë domethënëse, ata zgjidhen – pastaj emërohen me votën e qytetarëve. Cila është substanca e marrjes së një vendimi gjyqësor, dhe si mund të pranohet vendimi si i vlefshëm dhe i drejtë, nëse nuk voton porota, e cila përbëhet nga qytetarë të ndershëm, ata japin edhe mendimin përfundimtarë, e si mund t’i quani ju 150,000 qytetarë, të ndershëm, studentë, intelektualë…, pra për çfarë drejtësie flitni?

Nuk harrohet aq lehtë dhuna policore që shkaktojë vdekjen e dy protestuesve të cilët pësuan nga plagët e marra, pasi që policia përdori dhunën duke gjuajtur me plumba gome dhe gazë lotsjellës në mija shqiptarë etnik, të cilët demonstruan atë të shtunë, më 10 shkurt, 2007, kundër propozimit të KB-së, që nuk jepte garanci të mjaftueshme për pavarësinë e Kosovës, ishte ky njëri ndër titujt e shumtë të gazetave më prestigjioze në perëndim.

Shtypi i atyre ditëve i kushtonte hapësirë të rëndësishme Kosovës, që fatkeqësisht mori jetën e dy shqiptarëve. Reuters e diel, 11 shkurt 2007 sillte artikullin e titulluar "Liderët e Kosovës inkurajojnë për qetësi, pas përleshjeve u vranë dy veta", duke vazhduar se liderët shqiptarë të Kosovës bënë thirrje për qetësi të dielën, pasi që u vranë dy njerëz në përleshje midis policisë dhe protestuesve shqiptarë, duke protestuar planin e KB-së të hidhet poshtë, pasi që nuk përcaktonte pavarësinë e plotë nga Serbia.

"Dy të vdekur nga plagët e marra pas protestave violente të Kosovës", është titulli në "CNN.com" e diel, 11shkurt 2007. Prishtinë, (AP) – Dy protestues të lënduar në vikendin violent pas përleshjes me policinë, në Kosovë, vdiqën nga plagët e marra, thanë të dielën zyrtarët e policisë. Më tutje jepet artikulli i titulluar në AP e shtunë, 10 shkurt 2007: "Dhuna policore ndali protestat në Kosovë", duke vazhduar: Policët përdorën dhunën duke gjuajtur me plumba gome dhe gaz lotsjellës në mija shqiptarë etnik të cilët demonstruan të shtunën kundër propozimit të KB-së, që ata thonë se nuk jep garanci të mjaftueshme për pavarësi të krahinës.

Edhe BBC News e diel, 11 shkurt 2007 gati ngjashëm raportonte në tekstin e titulluar "Dy të vdekur si pasojë e përleshjeve në Kosovë", duke sqaruar se dy njerëz vdiqën gjatë natës si pasojë e përleshjeve në Kosovë midis protestuesve shqiptarëve etnik dhe policisë. "Liderët e Kosovës thërrasin për qetësi pasi që vdiqën dy protestues në protesta", thuhet në "The Scotsman Sun", 11 shkurt 2007. Liderët e shumicës shqiptare bëjnë thirrje për qetësi mbrëmë pasi që vdiqën dy demonstrues në përleshjet e dhunshme midis policisë dhe protestuesve, është përmbledhja e artikullit në fjalë.

"Dy veta vdiqën nga lëndimet, pas protestave të dhunshme në Kosovë" thuhet në "People’s Daily" e diel, 11 shkurt 2007. Dy shqiptarë të Kosovës vdiqën gjatë natës nga plagët e marra në protestat e dhunshme kundër planit të deleguarit të KB-së Martti Ahtisaarit për të ardhmen e statusit të provincës serbe, tha policia e KB-së të dielën në Prishtinë, kryqytetin e Kosovës, është konstatimi i artikullshkruesit.

Edhe në "Nasdaq" e diel, 11 shkurt 2007, shumë ngjashëm me gazetat tjera jepet artikulli i titulluar "Protestat e të shtunës kundër planit të KB-së për Kosovën lanë dy të vrarë". Prishtinë, (AP) -Dy protestues të lënduar në përleshjet violente gjatë vikendit me policinë vdiqën nga plagët e marra, më pas liderët e shqiptarëve etnik thirrën në qetësi të dielën në krahinën e shqetësuar, ishte përmbajtja e artikullit, që është syzhe i gati të gjithë artikujve, të cilët objektivisht përshkruanin ngjarjet e hidhura të vikendit që morën jetën e dy protestuesve të cilët nuk përballuan dhunën e shfrenuar të policëve.

Propozimi i Ahtisarit shumë i ndërlikuar nuk jepte përgjigje të plotë në kërkesat e shumëpritura të shqiptarëve për pavarësi, të cilët vuajtën një kohë të gjatë nga regjimi serbian i Millosheviqit që detyroi forcat multinacionale të NATO-s të bombardojnë caqet ushtarake të Serbisë, duke detyruar Millosheviqin të nënshkruaj marrëveshjen tekniko-ushtarake të kapitullimit për të bartur problemin në OKB, zgjidha e së cilës kërcënohej vazhdimisht nga vetoja ruse në KS të OKB-së.

Kosova e shqetësuar është bërë një ndër prioritetet e veçanta të Bashkësisë ndërkombëtare, në çdo tryezë rajonale, dhe në organizmat tjera ndërkombëtare. Prandaj jo serioziteti i Kuvendit të Kosovës, dhe ikja e përgjegjësisë për të adresuar kërkesat e nënshkruesve të peticionit në Gjyakatë shpreh mosinteresimin e "shtëpisë së populllit", që po karakterizohet më tepër si "shtëpi e jetimëve".

Çdo shtyrje e mëtejme e këtij gjykimi absurd mund të rris pakënaqësinë e shqiptarëve, dhe mund të eskalojë në dhunë të papërmbajtur. Prandaj përshpejtimi i mbajtjes së çfarëdo seance gjyqësore, është i pakuptimtë, pa pjesëmarrjen e policëve rumunë, për të cilët ka fakte të mjaftueshme të dyshimit se kanë kryer krimin. Zgjidhje më reale, pas gjithë atyre përpjekjeve të bashkësisë ndërkombëtare për të qetësuar situatën, është pranimi i katër pikave të evidentuara në peticionin e 150.000 qytetarëve të Kosovës.

Në trend

Më shumë
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Kalo në kategori