LAJMI I FUNDIT:

Për 7 muaj, evidentohen 8 shkelje ligjore nga ­Kuvendet e Komunave

Për 7 muaj, evidentohen 8 shkelje ligjore nga ­Kuvendet e Komunave

Kuvendet e Komunave të mëdha të Kosovës në shtatë muajt e vitit 2016 në tetë raste kanë marrë vendime që nuk janë në përputhje me legjislacionin në fuqi. Gjatë periudhës kohore janar-korrik 2016, në bazë të vlerësimeve të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) del se në KK-në e Prishtinës janë konstatuar tri shkelje ligjore, derisa në ata të Gjakovës dhe Ferizajt nga dy, në KK-në e Prizrenit një shkelje ligjore, dhe në anën tjetër në Pejë, Gjilan dhe Mitrovicë të jugut nuk janë evidentuar shkelje ligjore.

Sipas informatave të marra nga MAPL-i, KK-ja e Prishtinës i ka rishqyrtuar të tria vendimet brenda afateve ligjore, Gjakova një vendim e ka rishqyrtuar dhe tjetrin jo, Prizreni e ka rishqyrtuar vendimin e vetëm, derisa KK-ja e Ferizajt ka pasur në dispozicion akoma afat për rishqyrtimin e dy vendimeve.

“MAPL ka sqaruar se në KK-në e Prishtinës gjatë periudhës janar-korrik 2016, shkeljet ligjore janë evidentuar te vendimi për formimin e grupit punues për plotësim-ndryshimin e Rregullores për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatra, vendbanime dhe lagje urbane; pastaj te vendimi komunal për lejimin e afatit shtesë AKP-së për lirimin e hapësirave, të cilat i janë dhënë me qira në bazë të kontratës; dhe vendimi për caktimin e komisionit për udhëheqjen dhe koordinimin e punës për përzgjedhjen e Këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane. Të tria këto vendime sipas MAPL-it janë harmonizuar brenda afatit ligjor”.


“Në Gjakovë, MAPL-i ka konstatuar dy shkelje ligjore, njërën te vendimi për shpalljen e interesit publik me qëllim të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të disa hapësirave shkollore, i cili akt është rishqyrtuar dhe harmonizuar; dhe tjetrën te vendimi paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale, që ende nuk është rishqyrtuar nga KK-ja ani pse MAPL-i ka kërkuar një gjë të tillë me shkresën e datës 8 qershor 2016”.

“Në Prizren, MAPL-i ka gjetur shkelje ligjore në vendimin për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, por KK-ja në përputhje me kërkesën e ministrisë përkatëse e ka harmonizuar këtë akt komunal brenda afatit ligjor”.

“Në Ferizaj, MAPL-i ka kthyer dy vendime për rishqyrtim që kanë të bëjnë me dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të KK-së së Ferizajt të destinuara për zhvillim ekonomik, e për të cilat akte KK-ja ka pas afat për rishqyrtim”.

“Ndërsa gjatë vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të KK-ve të Pejës, Gjilanit dhe Mitrovicës së Jugut në periudhën janar-korrik 2016 MAPL-i nuk ka evidentuar asnjë shkelje ligjore”, thuhet në një kumtesë të organizatës “Ec Ma Ndryshe”.

Duke i marrë për bazë të dhënat e mësipërme, EC Ma Ndryshe konsideron se KK-të e lartpërmendura duhet të jenë më të përgjegjshme gjatë vendimmarrjes, sidomos te aktet për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, transmeton Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Lajme
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
PZAP hedh poshtë ankesën e LVV-së për anulimin e certifikimit të Listës Serbe

PZAP hedh poshtë ankesën e LVV-së për anulimin e certifikimit të Listës Serbe

Politikë
Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it

Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it

Lajme
Kalo në kategori