Penerologjia politike
“E keqja më e madhe që mund të bëhet, është t’i japësh të keqes përmasat e një rëndësie të jashtëzakonshme”. – O. Uajlldi
14 janari ishte tmerr! Katrahurë! Për shumë kë, diçka e pabesueshme se kështu mund të veproj një pushtet që vetes i thotë demokratik. Por jo të gjithë mendojnë ashtu. Së paku, jo edhe ata që e kanë ditur dhe parathënë me kohë një gjë të tillë. Unë, ta zëmë, me këtë rast, mund t’i besoj gjithë atyre arsyetimeve shabllone dhe shterpe të qeveritarëve tanë se, shteti ligjor në këto raste, me të gjitha instrumentet e veta disponuese e mbron me çdo mjet qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave në vendkalimet e veta doganore, parime këto që konsiderohen si vlera esenciale të botës së përparuar demokratike, por, para gjithë atyre skenave trishtuese të aplikimit më çnjerëzor të kësaj dhune që pamë në të cilën nuk janë kursyer as pleq, gra, fëmijë dhe invalid në karroca invalidore, si ta bindi veten se vërtetë ishte i tillë ky intervenim?!!
Përgjithësisht, gjatë gjithë kohës së zhvillimit të shoqërive të ndryshme gjatë historisë nëpër botë, në shumë strukturat e saja organizative, përveç atyre njerëzve profesionist, të mençur, të urtë dhe të përkushtuar, përherë kemi hasur edhe në injorantë, mediokër dhe jo/inteligjentë, andaj, varësisht nga niveli i përfaqësimit të tyre në këto struktura përgjegjëse shoqërore, zakonisht dukurinë në fjalë e kemi konsideruar si diçka normale. Por kur kjo kategori njerëzish arin të futet në nivelin e aparatit të fuqishëm organizativ shtetëror, atëherë, ardhmëria e asaj shoqërie, gjithmonë rrezikohet dhe dikur patjetër përfundon në diktaturë.
Penerologjia politike
Për ta kuptuar edhe më afër se sa mund të jetë i rrezikshëm një pushtet në dorë të disa njerëzve të çakorduar nga paniku i ndjeshmërisë paranoide të ofrimit të humbjes së saj, mu deshtë që t’i rikthehem edhe një herë së lexuari librit: “PENEROLOGJIA POLITIKE – studim shkencor mbi natyrën e “SË KEQES”, e adaptuar për qëllime politike”, të autorit, Andrew M. Lobaczewski. Për ata që nuk e dinë, Penerologjia është emri për një dege të re të shkencës së psikologjisë që merret me studimin e fenomenit të së KEQES në përgjithësi. Ndërsa, libri konkret ka të bej me trajtimin e kësaj dukurie të shprehur në kuptimin edhe më të ngushtë: analizës psiko-etike të mentalitetit të elitës politike të një shoqërie.
Lavdi përjashtimeve, kuptohet, por gjatë tërë kohës sa e lexoja këtë vepër interesante shkencore të shembujve të përshkrimit psiko-analitik të tipareve të personaliteteve politike nga autori në atë libër, në parafytyrimet e mija gjithnjë në mendje më shkonte krahasimi tek politikanët tanë kosovarë. I nxitur nga ndjeshmëria e situatës dhe korrektësia e moskeqkuptimit eventual nga disa të kësaj teme nga ky libër, atë do ta lëmë që më gjerësisht ta trajtojmë ndonjëherë tjetër.
A thua, me këtë mendësi kështu, kah po na shkon kjo shoqëri e jona? Sa kemi në të udhëheqës dhe vendimmarrës të mençur, e sa të urtë?! Ndoshta në mençurinë e disave mund të hasësh aty, por sinqerisht dyshoj se edhe në urtësinë e tyre… Këtë e kam thënë disa herë dhe mbase duhet ta përsërisë ende: Urtësia dallon shumë prej mençurisë! MENÇURIA është intelekti, ndërsa URTËSIA- inteligjenca, dy vlera këto të kundërta në mes vete që mundet t’i posedoj një njeri! E para në vete ngërthen dijen dhe mendjen, ndërsa e dyta e pasuron një personalitet me një nivel të lartë të ngritjes shpirtërore.
Mençuria dhe urtësia
Nga të gjitha vlerat e njeriut, thuhet se mendja është më së miri e shpërndarë në botë, sepse askush nuk ankohet se i mungon. Por, sado që të jemi të kënaqur me mendjen dhe inteligjencën tonë, realiteti i përditshëm na dëshmon të kundërtën: mbi pamundësitë, kufizimet intelektuale dhe marrëzinë tonë, e mos të flasim për urtësinë, e cila ndoshta edhe nuk ekziston fare.
Por, në këtë kohë që gjendemi ne sot, edhe sikur të kishim shumë mend, nuk do të na mjaftonte. Sepse, përveç mendjes dhe mençurisë, na duhet edhe urtësia. Po, po! Edhe URTËSIA! Sepse këto të dyja në mes veti janë tejet të kundërta.
Me dijeni nënkuptojmë, që nga njohja dhe mbajtja në mend e shumë të dhënave e shënimeve që na ofrohen në çdo çast, e gjeri tek intelekti që na formon si intelektual. Fatmirësisht, këso ‘dijetar’ kemi mjaft dhe në çdo vend, e më së shumti aty ku vendoset nga lartë – Në PUSHTET.
Mos vallë mu për këtë shkak sot e kemi gjendjen ashtu siç e kemi? Si shoqëri jemi aty ku jemi?!
E, urtësia? Çka është urtësia?
Urtësia është shumë më e lartë se vetë intelekti dhe tërë mençuria së bashku. Ajo vendos shpejtë dhe drejtë. S’ka gabime dhe nuk frikësohet nga askush, e më së paku nga vetja. Është aftësia e Zotit e ndërtuar gjatë dhe me vrojtim të qartë në rrjedhën e gjërave. Ajo i gjen shkaktarët në pasoja, dallon realitetin nga iluzionet, vlerëson saktë ç’është patjetër për momentin, është e panënshtrueshme para emocioneve dhe instinkteve momentale. Nuk është egocentrike dhe në gjykime është tejet e shpejtë dhe e qartë. Në të s’ka kokëfortësi, por vendosmëri, nuk është imponuese dhe zëdhënëse, por është e patjetërsueshme, sepse në vete përmban forcën e madhe të realitetit.
Urtësia sot na nevojitet shumë dhe më së tepërmi, por ku ta gjejmë atë? A ekziston?
E k z i s t o n! Por, jo në vendet ku vendoset. Fatkeqësisht ajo nuk gjendet aty, sepse nuk di të vardiset, nuk imponohet dhe as lajkaton, prandaj edhe me arsye të plotë nuk është në pushtet ku ne jemi mësuar ta kërkojmë. Fare nuk është çudi pse ajo nuk është në pushtet, por duhet të jetë çudi pse pushteti nuk i këshillon ata që e kanë këtë aftësi, së paku për të pasur edhe me se të lavdërohen si zakonisht, se urtësia e dikujt është e tyre.
Për këtë veprim të urtë kurrë nuk është vonë…!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin