PDK është duke e konsideruar Kosovën plaçkë lufte
– Filozofia politike e PDK-së: filozofi e luftës, plaçkitjes dhe shkatërrimit. Ajo që nuk mund të grabitet, të shkatërrohet në mënyrë që kur tjetërkush ta merr pushtetin të mos ketë se me çfarë të qeverisë –
Të gjithë ata që kanë kryer shërbimin ushtarak, qoftë në ushtrinë e Titos, qoftë atë të Enver Hoxhës, e kanë mësuar një gjë: Nëse pushtohet një kazermë e armikut atëherë duhet të grabitet gjithë materiali ushtarak që mund të përdorët, ndërsa ajo që nuk mund të përdorët duhet të shkatërrohet në mënyrë që ajo të mos bie sërish në dorë të armikut.
PDK është duke e konsideruar Kosovën plaçkë lufte. Gjithë ajo që nuk po arrin të grabitet po shkatërrohet pamëshirshëm në mënyrë që të mos bie në dorë të armikut, alias pushtetit të ardhshëm.
Ky lloj qeverisjeje tejkalon të gjitha parashikimet ogurzeza të Beogradit që arsyetonte para komunitetit ndërkombëtar se shqiptarët nuk janë brumë që mund të ndërtojnë shtet, se shqiptarët kanë mentalitet kaçakësh e grabitësish etj.
Kosovës së pavarur me kësi mentaliteti qeverisësh, besoj, më shumë po i gëzohet Beogradi se sa qytetarët e Kosovës që e kanë ëndërruar Kosovën e pavarur.
Akti i fundit që më bëri ta artikuloj këtë mendim kësisoj është vendimi i Asamblesë Komunale të Mitrovicës që fidanishten e qytetit ta caktojë për truall të Universitetit të Prishtinës në Mitrovicë.
Kur qyteti udhëhiqet me mendësi fshatareske
Është ironi kulminante që ky akt kaq barbar merret në kohën kur kryetar komune është një njeri që ka lindur në Gjakovë, qytet ky simbol i kulturës për rrethana kosovare dhe, është rritur në Mitrovicë në kohën kur Mitrovica ishte piemont jo vetëm i kulturës kosovare, por piemont edhe në të gjitha aspektet shoqërore të Kosovës. Ky vendim është tepër barbarë edhe për njerëz të lindur e të rritur në Broboniq apo Bajgorë e lerë më për njerëz të lindur e të rritur në qytet.
Kur kam vizituar këto fshatra (Broboniqin e Bajgorën) që për ne mitrovicasit janë simbol i malokësisë, i kam admiruar për faktin se fshatarët i kanë ndërtuar shtëpitë në kodra dhe i kanë kursyer ato pak livadhe që kanë.
Pse kryetari i komunës dhe asambleistët e Mitrovicës na dalin më primitivë se fshatarët e Broboniqit apo Bajgorës?
Por çfarë ndodhi në Mitrovicë ditë më parë?
Fakulteti i Xehtarisë e Metalurgjisë objekti i të cilit është në pjesën veriore të Mitrovicës dhe Fakulteti i Shkencave Teknike të Aplikuara objekti i të cilit ndodhet në Zveçan, që nga paslufta e këndej kanë funksionuar në objekte të ndryshme në jug të Mitrovicës.
Viteve të fundit kanë funksionuar në objektet e parkut industrial të Kombinatit Trepça. Tani që qeveria bëhet gati për privatizimin e Trepçës i u është dhënë ultimatum këtyre fakulteteve të largohen nga këto objekte, ndërsa Ministria e Arsimit, shyqyr Zotit, ka ofruar mjete për të ndërtuar objektet e këtyre fakulteteve.
Asamblesë Komunale në Mitrovicë i është kërkuar që të ndajë truallin për këto objekte universitare. Dhe Asambleja Komunale e Mitrovicës ditë më parë, pas një debati me fyerje e sharje pozitë opozitë, vendosi që ky truall të jetë fidanishtja që ndodhet në qendër të qytetit të Mitrovicës.
Mitrovica, krahas Obiliqit, është qytetit më i ndotur në Evropë, ku hapësirat e gjelbra janë shumë të pakta. Fidanishtja e qytetit ishte një hapësirë e gjelbër të cilin as pushteti barbar i Millosheviqit nuk pati kurajën ta dëmtojë. Madje kjo hapësirë u ruajt edhe në kohën e qeverisjes së lodhtë të LDK-së.
Pse vazhdohet privatizimi kur Qeveria nuk e di ende se kush do t’i shfrytëzojë paratë e privatizimit?
Shtrohet pyetja: a pati zgjidhje tjetër për këtë problem? Sigurisht që pati. Sapo KFOR-i grek ka liruar objektet e Fabrikës së Duhanit në Mitrovicë, hapësira këto të bollshme e të mjaftueshme ku me investime jo fort të mëdha mund të adaptoheshin në objekte universitare. Kjo u tha se nuk bënë, sepse ky objekt duhet të privatizohet. Pse u dashka privatizohet medoemos?!
Na doli se shefi i Bordit te Agjencisë Kosovare të Privatizimit as që e di se ku janë 500 milionë eurot e privatizimit të deritanishëm dhe as që ka idenë se si mund të kthehen ato në Kosovë. Prej nga atëherë ky zell aq i madh për të privatizuar çdo gjë, madje edhe objektet për të cilat ka interes jetik të përdorimit publik? Pse vallë nuk bëhet që një pronë shoqërore të kthehet në pronë publike?
Natyrisht, objekti i ish-Fabrikës së Duhanit në Mitrovicë apo ish-kazerma e KFOR-it grek nuk ishte e vetmja zgjidhje. Kishte zgjidhje më të kushtueshme, por gjithsesi shumë më e përkryer.
Në hyrje të qytetit të Mitrovicës nga drejtimi i Prishtinës, pak mbi hotelin “Pallas” janë 300 hektarë pronë komunale, tokë kjo kodrinore dhe jo bujqësore. Ndërtimi i objekteve universitare në këtë vend do të valorizonte këta 300 hektarë tokë të komunës dhe do të ndikonte në zgjerimin e qytetit të Mitrovicës në këtë drejtim duke shmangur kësisoj pakësimin e tokës bujqësore, përkatësisht do të shmangte rritjen e qytetit në dëm të tokave bujqësore.
Kur i vjedhin votat pse nuk i vjedhin edhe idetë zhvillimore?
Këtë ide nuk është se nuk u ka ra ndërmend sepse ky ishte projekt i autorit të ketyre rreshtave gjatë 2 fushatave të fundit zgjedhore. Do ua bëja hallall vjedhjen e votave nëse do t’i vjedhin edhe idetë zhvillimore. Por PDK siç po shihet nuk e ka në filozofinë e vet politike zhvillimin dhe valorizimin e pasurisë së Kosovës, por grabitjen dhe dëmtimin e saj sikur t’ishte Kosova plaçkë lufte.
Këtë filozofi politike e kuptova nga një aktivist i PDK-së. Duke i shpjeguar se çfarë krimi ka bërë Asambleja Komunale me marrjen e një vendimi të tillë për të shkatërruar edhe hapësirën e fundit të gjelbër në qytetin e Mitrovicës, për të cilën ekspertët anglezë që matën para disa ditëve kontaminimin me plumb në lagjen e romëve në Mitrovicë sugjeruan që pikërisht kjo parcelë, pra fidanishtja, të mbillet me pemë (por që frutat e tyre të mos konsumohen për shkak të kontaminimit me plumb), në vend se të dëgjohet këshilla e tyre bëhet e kundërta, nga aktivisti i PDK-së mora përgjigjen e cila më motivoi për këtë shkrim.
Unë prisja që ai t’më thoshte se çdo parti ka hajnat e vet, kështu edhe PDK i ka hajnat vet, por mora një përgjigje shumë interesante: Mirë e ke ti Nexh, po a po mendon ti se budalla jemi na PDK-ja që der këtë parcele në mes të qytetit, siç është fidanishtja, me ia lanë LDK-së kur te merr pushtetin a? Jo more s’jemi aq budallë ne – mu përgjigj aktivisti i PDK-së.
I thash se LDK e ka pasë pushtetin po e ka ruajtur fidanishten si pronë publike në të mirë të qytetit të Mitrovicës. Po po, por atëherë Kosova s’ka qenë e pavarur dhe LDK s’ka mujtë me livritë nga të huajt, po me ba me marrë pushtetin tani….s’e din ti çka bajnë ata- ma ktheu aktivisti i PDK-së. Çka po don tash? A t’kemi mujtë në zgjedhje? Çka t’na thuash ti ne kemi me e ba të kundërtën? Çka kishe ba ti me pa fitu?
Unë ju kisha konsideruar qytetarë si gjithë qytetarët e tjerë dhe kisha mbrojtë interesat e juaj si dhe të të gjithë qytetarëve të tjerë, isha konsultuar me ju, dhe kisha vepruar ashtu që pasardhësi im ta kishte më lehtë që ta qonte Mitrovicën përpara, e që pasardhësi i pasardhësit tim ta kishte edhe më lehtë e ta avanconte edhe më shumë e kështu me radhë, sepse kjo është rruga normale zhvillimit të shoqërisë njerëzore, dhe që ai që bënë më shumë në ketë drejtim e zën një vend më meritor në histori. Kjo sepse historia nuk blihet ashtu siç brezat mundohen ta shesin.
Sot ne kemi versionin tonë të historisë për Enver Hoxhën dhe jo atë çfarë u mundua të na e shiste Enver Hoxha per veten e tij. Brezat e ardhshëm na gjykojnë në bazë të asaj se çfarë kemi bërë për ta e jo në bazë të asaj se çfarë kemi bërë për vete.
Por si duket PDK ka trashëguar filozofinë politike të shokut Enver Hoxha: rivalët politikë konsideroji armiq dhe vepro ndaj tyre si ndaj armiqve.
Shkatërrimi i tokës pjellore dhe ambientit: filozofi politike partiake apo gabim teknik i injorantëve që s’kanë dalë përtej Broboniqi e Bajgore?
Ja pra, kjo është filozofia politike e PDK-së: filozofi e luftës, plaçkitjes dhe shkatërrimit. Nëse nuk është kështu atëherë është shansi që të dëshmohet ndryshe.
Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, është një djalë që ka jetuar ca vite në Vjenë dhe ka shëtitur botën. Nëse vendimi për ta shndërruar fidanishten e Mitrovicës në truall ndërtimi për objekte universitare nuk është rezultat i filozofisë politike të partisë së tij, por vetëm një gabim teknik i injorantëve brenda partisë së tij, që s’kanë dalë përtej Broboniqi e Bajgore, atëherë Ministria e Arsimit duhet ta refuzojë ofertën e Asamblesë Komunale në Mitrovicë dhe të kërkojë një truall tjetër për objekte universitare
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje