Data 18 shtator është dita e Referendumit të Pavarësisë së Skocisë. Kanë mbetur vetëm pak ditë deri në këtë ndodhi historike kur banorët e këtij vendi do të deklarohen për ose kundër pavarësisë. Sondazhet bëjnë me dije se rezultati ende nuk është i qartë. Dita-ditës, herë njëri e herë tjetri opsion prijnë me një përqindje tejet të vogël.
“Lufta” e Skocisë për pavarësi është duke u zhvilluar në fushën e ekonomisë. Ndjenjat kombëtare për të kthyer pavarësinë dhe për të ringjallur patriotizmin e stilit “Bravehart” janë pothuaj të paqena. Ato kanë mbetur diku në sirtarët e kujtesës historike skoceze dhe sot mezi duken. Megjithatë, dëshirën e skocezëve për pavarësi nuk duhet injoruar. Duhet kujtuar se Skocia në bashkësi shtetërore me Anglinë ka hyrë si shtet sovran. Prandaj, mund të del nga aty po në të njëjtën mënyrë.
Mediat në Britani të Madhe shënojnë një elektrizim të situatës që vjen si rezultat i një aktiviteti të ngjeshur të partive politike. Natyrisht, të gjitha partitë e mëdha (konservatore, laburiste dhe ajo liberal-demokrate) janë shprehur kundër pavarësisë.
Në Skoci procesi i pavarësisë dhe organizimi i referendumit bëhet nga Partia Kombëtare Skoceze (Scottish National Party) e udhëhequr nga lideri i saj shumëvjeçar, Alex Salmond.
Së voni, fushatës kundër pavarësisë i janë bashkuar edhe kompanitë e mëdha të bizneseve dhe organizatat tjera të rëndësishme të kësaj fushe. Numri i tyre vjen duke u shtuar. Një qëndrim i këtillë është i qartë, i pritur dhe i arsyeshëm pasi që kompanitë preferojnë një treg sa më të madh e jo parcializimin e tij, çfarë do të ndodhte me pavarësimin e Skocisë. Këto kompani kanë bërë me dije se paraja kërkon treg sa më të madh dhe nuk preferon pengesa administrative që dalin nga shtimi i numrit të kufijve.
Qëndrimi anti-pavarësi i gjigantëve, siç janë BP (British Petroleum), Bank of England, Royal Bank of Scotland, supermarketet e mëdha dhe një varg i organizatave tjera financiare, duket se e kanë goditur rëndë idenë e pavarësisë dhe taborin e përkrahësve të saj. Këtyre kompanive dhe organizatave u janë bashkangjitur edhe disa media të fuqishme në Londër, përfshirë edhe gazetën e përditshme me renome The Scotsman, e cila botohet në Edinburg.
Ekzistojnë edhe shumë fakte tjera që janë kundër arsyes ekonomike që merret si shkas për pavarësim. Skocia, si pjesë e Britanisë së Madhe, nga buxheti i përbashkët gëzon beneficione në shkallë prej 10 për qind më lart se mesatarja e shpenzimeve publike britanike. Statistikat tregojnë se Skocia në vit kontribuon me 53 miliardë funte në buxhetin britanik, por nga ai merr 65 miliardë funte si kthim për shpenzime publike. Si shtesë, të ardhurat kombëtare për kokë banori në Skoci janë 500 funte më shumë.
Qeveria në Londër, në fushatën e saj kundër pavarësisë së Skocisë, ka llogaritur se banorët skocezë do të humbin rreth 1400 funte beneficione financiare për banorë nëse largohen nga bashkësia britanike.
Çështja e shfrytëzimit të burimeve të naftës nuk do t’i sjell fitime aq të mëdha Skocisë, siç është llogaritur nga udhëheqësit e fushatës për pavarësi, pasi që Qeveria e ardhshme e pavarur do të duhej t’i rriste taksat për të mbajtur nivelin ekzistues të standardit të jetës së qytetarëve. Nuk do të ekzistojë as mundësia e ruajtjes së monedhës ekzistuese (funta britanike), pasi që Londra nuk do ta lejonte një gjë të tillë. Nëse Skocia do të insistonte në ruajtjen e kësaj valute, atëherë kjo do të bëhej me vështirësi financiare dhe do të ekzistonte ngjashmëri me Panamanë ku përdoret dollari amerikan dhe me Malin e Zi dhe Kosovën ku përdoret euroja. Por, këto raste, ku nuk ekziston banka kombëtare, nuk mund të merren si shembuj të mirë për Skocinë.
Partitë politike britanike duket se nuk kanë shënuar sukses në fushatën e tyre krahasuar me organizatat financiare dhe ato të bizneseve. Politika e konservatorëve në pushtet e udhëhequr nga kryeministri David Cameron, është akuzuar si fajtore. Shtimin e numrit të atyre që do të votojnë në favor të pavarësisë, kritikët e konsiderojnë si dështim të Qeverisë në Londër. Në realitet, qeveria kosevatore, duke dashur të zvogëlojë shpenzimet buxhetore, e ka goditur rëndë shtresën e ulët dhe atë të mesme të shoqërisë britanike.
Megjithatë, kjo nuk duket të jetë arsyeja që i shtynë skocezët për pavarësim nga Londra. Në Skoci, përjashto ekonominë, sistemi arsimor, shëndetësor dhe ai social në tërësi, për një kohë të gjatë kanë qenë mbi nivelin e mesatares britanike apo asaj angleze. Edhe në këtë fushë iniciativa për pavarësi nuk fiton ndonjë argument të rëndësishëm.
Nga viti 1997 janë shënuar ndryshime të konsiderueshme në mënyrën e qeverisjes në Britani të Madhe. Ndryshimet kanë ardhur si rezultat i decentralizimit të pushtetit i cili është quajtur Procesi i Devoluimit. Qeveria qendrore (britanike), ka vendosur që tri kombeve (skocezëve, uellsianëve dhe irlandezëve veriorë) që formojnë Britaninë e Madhe, t’ju jep më shumë pushtet. Pra, një pjesë e pushtetit ligjor është transferuar nga Parlamenti Britanik në asambletë në Cardiff dhe Belfast, dhe në Parlamentin e Skocisë në Edinburg.
Në disa sfera shtetërore Skocia edhe më herët ka qenë e pavarur nga Londra. Në sistemin e arsimit, shëndetësisë dhe drejtësisë, Skocia gjithmonë ka ushtruar pavarësi. Ka qenë kështu për shkak se një gjë e tillë i është garantuar me lig.
Me Ligjin e Unionit të vitit 1707 (Act of Union 1707), Mbretëria e Skocisë vullnetarisht ka hyrë në bashkësi shtetërore me Mbretërinë e Anglisë. Nga ky integrim është krijuar Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe e udhëhequr nga monarkët anglezë. Me anë të marrëveshjes, skocezët kanë pranuar që, pos monarkut, ta kenë të përbashkët politikën e Jashtme, ekonominë dhe mbrojtjen (ushtrinë).
Duke u bazuar në këtë fakt, juristët kanë argumentuar se dalja e Skocisë nga Unioni, nënkupton shpërbërjen e Britanisë së Madhe. Madje, në mënyrë juridike është aluduar se skocezët nga Unioni mund të dalin vetëm ashtu siç kanë hyrë – me pëlqim të të dy parlamenteve (Anglisë dhe Skocisë). Natyrisht, në këtë çështje populli skocez është sovrani i cili do të deklarohet me 18 shtator, kurse formalitetet juridike do të kenë pak rëndësi.
Kur flasim për monarkun duhet theksuar se Mbretëresha britanike, Elisabeth II, ka vendosur të hesht gjatë debatit për referendum. Megjithatë, ekzistojnë gjasa që mbretëresha britanike të mbetet në histori si mbretëresha e fundit e skocezëve.
Dhe, nëse ndodh që Skocia të pavarësohet, kjo punë po bëhet pa u shkrepur asnjë plumb. Si çdo herë, edhe në këtë rast, britanikët po dëshmojnë se janë shembull për lakmi.
Debati është plot me argumente të të dy palëve dhe zhvillohet me një zë të qetë sa që nuk dëgjohet nga të painteresuarit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Lamtumirë fëmijëve të humbur të Gazës: Ju donin, do t’ju kujtojnë, këtë nuk e keni merituar
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë
Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale