Gëzim Saraqi
Sikurse edhe qytetarëve të shteteve tjera, edhe qytetarëve të vendit tonë, zhvillimi i teknologjisë informative u ka dhënë shumë mundësi. E keqja e këtij zhvillimi për qytetarët tanë, si duket, është se këtë teknologji ata mund ta përdorin ashtu siç kanë dëshirë. Atë mund ta përdorin për të marrë sa më shumë informacione për njerëzimin, kulturën, historinë, letërsinë e shumëçka tjetër, por atë mund ta përdorin edhe për të shpërfaqur para të tjerëve personalitetin e tyre, idetë e tyre, të mirat e tyre.
Fatkeqësisht, tek ne ndodhë e kundërta. Varësisht nga interesat e politikës, shumë qytetarë hyjnë në lojë pa e kuptuar se po luajnë lojën e politikës. Dhe, krejt këtë e kanë shumë të lehtë ta bëjnë përmes rrjeteve sociale dhe mediave elektronike. Që nga paslufta, në Kosovë, varësisht nga interesat politike, luhet loja që më së miri dinë ta luajnë njerëzit e vendit tonë, loja e patriotizmit, e cila lojë tashmë është digjitalizuar apo është mundësuar të bëhet online.
Për dallim nga e kaluara, kur patriotët shqiptarë për një fjalë apo për një veprim kalbeshin në burgje, madje edhe likuidoheshin nga shërbimet sekrete serbe, tash patriotët janë digjitalizuar dhe më e keqja që mund t’iu ndodhë atyre është tjiu ndalet energjia elektrike apo qasja në internet.
Patriotizëm (bazuar në fjalorin e gjuhës shqipe) do të thotë: “Dashuria për Atdheun e për popullin e vet dhe gatishmëria për t’u shërbyer atyre me besnikëri…”! Andaj, shtrohet pyetja se a po i shërbejmë, secili nga ne, me besnikëri atdheut dhe popullit tonë?!…
Përderisa në vendet tjera të botës punëtorët tonë shkojnë në punë duke menduar se si të realizojnë planifikimin ditor duke punuar me përkushtim dhe duke menduar se a do t’iu mjaftoj koha e pauzës për t’u çlodhur sadopak, në vendin tonë punëtorët shkojnë duke menduar se si të mbysin kohën e lirë (gjatë orarit të punës), si të gjejnë ndonjë arsyetim për të ikur nga puna apo do të mund ta luajnë ndonjë “biznes” gjatë orarit të punës.
Përderisa në vendet tjera të botës doktorët shkojnë në punë duke menduar se a do të kenë ndonjë pacient, për të cilin në fund të orarit do të ndjehen krenar që ia shpëtuan jetën dhe për të cilin rast do t’ua shpërndajnë njohuritë e veta edhe kolegëve të tjerë, në vendin tonë doktorët shkojnë në punë duke menduar se a do të munden gjatë orarit të punës të shkojnë në ordinancat e tyre private apo a do t’iu vjen ndonjë pacient të cilin do të mund ta drejtonin për tek ordinancat e tyre.
Përderisa në vendet tjera komandantët e luftës cilësohen si heronj të gjallë duke ruajtur me fanatizëm vlerën e tyre prej luftëtari, në vendin tonë ata komandantë të luftës u shndërruan në uzurpatorë të gjithçkaje në këtë vend, u bënë pushtues të lirisë. Ata që do të duhej të ishin e mira e madhe e vendit, ata u bënë e keqja e madhe e këtij vendi.
Përderisa në vendet tjera studentët shkojnë në fakultete për të studiuar dhe për t’u bërë ekspertë të fushave për të cilat studiojnë, në mënyrë që në të ardhmen t’i shërbejnë vendit të tyre, në vendin tonë ata bëhen “ekspertë” posa të regjistrohen në fakultet. Pra, bëhen ekspertë të mashtrimit (të vetes së tyre), ngase shumë shpejtë ata do të bëhen analfabetë të diplomuar.
Përderisa në vendet tjera qytetari që sheh një dukuri negative që po ndodhë në vendin e tij, menjëherë lajmëron policinë, veprim të cilin e bënë ngase e do vendin e vet, në vendin tonë jo rrallëherë vetë njerëzit e institucioneve të sigurisë janë vet e keqja e vendit, e të mos flasim për qytetarët.
Përderisa në vendet tjera patriotët janë real dhe i shërbejnë popullit dhe atdheut të tyre me dashuri, vullnet dhe trimëri, në vendin tonë patriotët janë digjitalë dhe online në çdo kohë. Ata e duan Shqipërinë duke mos e dashur Kosovën, duke degraduar apo shkatërruar çdo vlerë në këtë vend, duke mos u lëkundur nga karrigia për të mirën e Kosovës por duke shpërndarë fotografi me shqiponjën dykrenare dhe duke shpërfaqur dashurinë e verbër për Shqipërinë Etnike. Patriotët digjitalë nuk ka kush që i ndalë. Ata do ta bëjnë Shqipërinë Etnike. Ata do ta bëjnë Evropën Shqipëri. Ata do ta bëjnë botën Shqipëri. Veç uroj që mos t’iu ndalet rryma dhe qasja në internet.
Përderisa ne vazhdojmë të jemi patriotë të tillë online dhe në realitet jemi ndryshe, në vendin tonë nuk mund të ketë ndryshim të gjendjes ekonomike dhe politike.
Shqipërinë mund ta kemi ashtu siç e duam vetëm atëherë kur Kosovën e ndërtojmë ashtu siç duhet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë