Hapësirat përreth liqenit të Batllavës në fshatin Orllan të Podujevës janë mbuluar nga mbeturinat. Projekti i përbashkët Komisioni Evropian-Komuna e Podujevës i gjashtë plazheve ka mbetur pa mirëmbajtje qe një muaj prej kur kompanisë “Pastrimi” i ka skaduar afati i kontratës. Menaxheri i KRM “Pastrimi”,
Shaban Beselica, ka thënë se pas skadimit të kësaj kontrate më ata nuk janë përgjegjës për pastrimin e hapësirave përreth liqenit të Batllavës, por vetëm për bartjen e mbeturinave nga kontejnerët e vendosur në vende të caktuara.
“Nuk kemi më kontratë me Komunën e Podujevës për pastrimin e hapësirave publike përreth liqenit të Batllavës. Kontrata është ndërprerë kur ka skaduar afati i kontratës”, ka thënë Beselica. Sipas tij, deri tashti nuk kanë bërë ndonjë marrëveshje me Komunën e Podujevës. “Ne kemi përgjegjësi vetëm për të zbrazur kontejnerët kur mbushen, por jo edhe me pastrua hapësirat”, ka thënë menaxheri i KRM “Pastrimi”.
Edhe drejtori për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, në Komunën e Podujevës, Faik Muçiqi, ka thënë se hapësirat përreth liqenit të Batllavës nuk pastrohen nga askush prej kur ka skaduar afati i kontratës me kompaninë “Pastrimi”. Ai ka theksuar se ka qenë në pushim dhe nuk ka mundur të merret me këtë çështje deri tash.
“Po ka kaluar afati i kontratës. Njëherë nuk kemi marrëveshje me askënd për të pastruar këto hapësira, sepse duhet të shkojë nëpërmjet Kuvendit për të vazhduar kontratën”, ka theksuar Faik Muçiqi. Drejtori për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, ka thënë se ata po kritikohen edhe kur po bëjnë kontratë edhe kur po ndërpritet kontrata.
“Kontejnerët zbrazen, ndërsa hapësirat nuk pastrohen se nuk kemi kontratë… Kur po bëjmë kontratën po reagojnë, kur nuk po e bëjmë po reagojnë, ne jemi në telashe”, është shprehur drejtori Muçiqi. “Duhet të shikojmë se çfarë metode të përdorim, a do të shkojmë nëpërmjet tenderimit, apo vazhdimit të kontratës, tash për tash nuk e di.
Ose duhet të bëhet me rojë e me pastrim si ka qenë, ose ta bëjmë edhe për të mbledhur dhe bartur mbeturinat. Mirë do të ishte sikur të ishin të gjitha bashkë. Nëse në këtë seancë nuk vendoset, atëherë duhet të gjejmë edhe ndonjë mënyrë të veçantë për kontratë të veçantë, vetëm për liqenin e Batllavës, të paktën për sezonin e verës”.
Faik Muçiqi ka thënë se bashkë edhe me Drejtorinë e Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit do të shikojnë se çfarë mënyre do të përcaktojnë për të mirëmbajtur gjashtë plazhet e liqenit të Batllavës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë