Agim Perolli
Edhe pse Kosova vlerësohet si një ndër vendet më të pasura në botë me linjit, ne ende vuajmë nga mungesa e energjisë elektrike. Situatën në të cilën gjendemi tani, ekspertët e kanë paraparë menjëherë pas luftës. Qysh nga viti 2000 janë bërë studime të ndryshme për parandalimin e mungesave të mëdha të energjisë, kërkesa për të cilën për çdo vit janë rritur me progresion gjeometrik. Kanë defiluar nëpër Kosovë gjatë këtyre viteve shumë ekspertë botëror te involvuar neper konzorciume të ndryshme duke menagjuar me Elektroekonominë e Kosovës. Dhjetëra studime të fizibilitetit nuk kanë dhënë rezultatet e pritshme që të vazhdohet me inplementime definitive të projekteve. Pas çdo ndërrimi të qeverisë ndërrohej edhe strategjia e zhvillimit të sektorit elektroenergjetik.
Si rezultat, e kemi situatën e tanishme. Aktualisht 85% e konsumit të pergjithshëm të energjisë elektrike varet nga prodhimi i thëngjillit.
Në këto kushte të rënda atmosferike, KEDS-i nuk mund t’i përballoj sfidat që na në menaxhimin e një rrjeti të stërvjetëruar dhe të varur nga importi i energjisë. Ditë për ditë konsumi është duke u rritur gjerë në nivelin rekord të të gjitha kohërave duke arritur vlerën ditore 28000Mw (1166Mw/h). Për ta realizuar këtë prodhim është dashur që në menyrë të pandërprerë (KEK-u) të punojë me tre blloqe në TC-A dhe dy blloqe në TC-B, kjo per t’u aritur nuk ka as gjasa teorike. Llogaritja e thjeshtë tregon se edhe me këtë prodhim, në rastin më të mire (3X135)+(2×265) =405+530 do të kishim vetem 935Mw/h.
935Mw/orë është vlerë e ekzagjeruar dhe ky prodhim kur të mirren parasysh faktorët negativ të gadishmërisë prodhuese, nuk mund të realizohet as për së afërmi. Prandaj planifikimi i Dep. Gjenerimi-t te KEK-ut parasheh për këtë periodë një prodhim maksimal prej 800Mw/h.
Fakti që vetëm 52% e konsumit të përgjithshëm mbulohet nga prodhimi vendor tregon dhe alarmon problemet e papërballueshme në elektroekonominë tonë për eliminimin e mungesave të mëdha të grumbulluara vite me radhë .
Për momentin jo që kemi nevojë emergjente për 500Mw e TC Kosova e Re, por realisht edhe 500Mw të tjera për t‘i preventuar situatatat e krizës energjetike në të ardhmen.
Fatkeqsisht dekada pasuese do të jetë edhe më e vështirë kur vie puna tek sigurimi i energjisë elektrike. Analizat kanë treguar se situata e tanishme po dëshmon se edhe vendet e rajonit po perballen dhe do të perballen me mungesë të energjisë, kështu që sigurimi i energjisë së nevojshme nga importi do të jetë në momente të caktuara edhe i pa mundur, ose zgjidhja do të lypet në kërkim të energjisë havarike emergjente për të cilën një Mw do të paguhet me çmim astronomik, siç ka qenë rasti këto ditë kur KEDS ka paguar deri në 348 EURO për megavat.
Që tani KEDS/KESCO importojnë 4,5-fish energji mbi plan që nuk mjaftonë as për së afermi që ta mbuloi tërë konsumin e energjisë në Kosovë.
Kjo situatë e tanishme do të duhej t’i bind të gjithë skeptikët që në çdo mënyrë propagandojnë kundër elektranave me qymyr duke trampetuar me argumente jo të sakta kundër spjegimeve të ekspertëve vendor dhe botëror që dëshmojnë se orientimi kah termoelektranat me thëngjill vjen nga fakti që Kosova nuk ka mundësi që të siguroj kapacitete të mjaftueshme të energjisë nga uji dhe era për shkak të pozitës së saj gjeografike.
Janë për t‘u brengosur hapat e ngadalshëm në realizimin e objektivave nga Strategjija e Energjise së Kosovës 2009-2018. Vonesa në çdo lëmi, duke filluar nga koncepti për fuqinë e instaluar, zgjedhjen e konkuruesit potencial, zgjedhjen e investuesit, kontraktorit , mbikqyrësit, definimin e infrastrukturës ligjore, mënyrës së investimit përmbylljen financiare etj. Kur kësaj i shtohen edhe vonesat në realizimin e projekteve për hapjen e fushës së mihjes së re në një zonë prej 150 km2 ku ka probleme me zhvendosjen e vendbanimeve të tëra(Sibovc,Hade,Shipitull dhe Lajthishtë), atëherë edhe optimistët më të matur janë në dilemë që brenda kësaj dekade do të kemi situatën energjetike, së paku përkohësisht, të zgjidhur.
Ndërtimi i i Tc “Kosova e Re“ është planifikuar të filloj në gjysmën e dytë të këtij viti, që i bie më së largu në muajin shtator. Duhet theksuar se tek ne, planifikimi dhe realizimi vështirë që përputhen, gjithmonë duke u bazuar në rrjedhat e gjërave të gjerëtanishme. Duke e ditur fatin e të gjitha projekteve kapitale në periudhat e pas luftes, realisht nuk mund të presim që në sektorin energjetikës të jetë ndryshe, edhe pse ky sektor duhet t‘a ketë një tretman më special të cilin e gezojnë të gjitha elektroekonomit simotra.
Çmimi i katërfishuar i megavatit në këtë periudhë paralajmëron një krizë të re energjetike në rajon. Përparsinë që Kosova e ka, duke i pasur resurset, duhet shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme, edhe atë në një kohë sa ma të shkurtër.
Edhe pse e kemi të hartuar edhe strategjinë e re 2016-2025, ku parashihen investimet e reja kapitale në Tc-A, pas fillimit të të punës (komisionimit)Tc-Kosova e Re parashikimet nuk premtojnë shumë nga arsyeja se vonesa e një projekti në sektorin energjetik automatikisht prodhon vonesat tjera në zingjirin e investimeve të reja. Imperativi për ndërtimin e kapaciteteve, të nevojshme dhe të domosdoshme në mbulimin e kërkesave për energji elektrike, kanë argumente të forta, e në instancë të fundit edhe për eliminimin e importeve me çmime astronomike, sidomos në periudha dimërore.
Është koha e fundit që inistitucionet vendore t‘a kenë një çasje shumë më serioze sa i përket sektorit të energjise, sepse ngecjet dhe vonesat në këtë lëmi po prodhojnë edhe probleme të tjera që janë poashtu madhore, siç është ndotja e ajrit. Edhe pse problematika e ndotjes te ne ka marrë një konotacion të gabuar dhe është dramatizuar më tepër se që duhet.
Disa ekolog paraqesin një dukuri të rrezikshme nga arsye së kanë dije të kufizuara për gjërat më të cilat parashihet të arrihet një e mirë dhe në këtë mënyrë vazhdojnë të manipulojnë me gjysmë informata dhe shtyhen gjithkund që të japin mendimin dhe të kyqen në menagjimin e situatës. Më e keqja është se në shumicën e rasteve, këta kanë perkrahjen e pushtetarevë që udhëheqin shtetin sepse këtyre të fundit i përshtaten veprimet populliste edhe pse ato nuk e kanë bazën në fakte reale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BE-ja u krijua fshehurazi nga ShBA-ja, por u “lazdrua”: BE të zgjohet, brenda katër muajve mund ta gjunjëzojë Rusinë

BE-ja më në fund po paguan çmimin e hipokrizisë së vet

Gjermania ka mundësi të ringjall shpejtë Evropën – nëse do ta shfrytëzojë këtë moment

Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Publikohen pamjet kur Gjesti kapërcen murin rrethues të Big Brother VIP Albania

Ronaldo mëson çmimin e Valencias - publikohen detajet

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

UEFA me dënim të rëndë për gjyqtarin anglez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet