Nami Kahrimani nga Peja, nga pasditja e të hënës është zhdukur pa asnjë gjurmë, derisa po shkonte për disa punë private në Novi Pazar të Serbisë. Familjarët e tij të shqetësuar, meqë nuk kanë mundur më të bien në kontakt përmes celularit të tij, që dilte i mbyllur, të martën e kanë paraqitur rastin në policinë e Pejës, me frikën që mund t’i ketë ndodh më e keqja.
Motra e të zhdukurit, S. I. Ka treguar për KosovaLive se kontaktin e fundit vëllai i saj e ka pasur me një shok të vet në Rozhajë, i cili edhe i ka njoftuar familjarët e Namisë në Pejë, meqenëse e kishte humbur lidhjen më të pasi kishte hyrë në Serbi.
“Vëllai është nisur në Novi Pazar për disa punë të veta private dhe deri në kufi me Serbinë duket se e ka përcjellë një shok i tij. Pasi e ka kaluar kufirin vëllai është zhdukur pa gjurmë”, thotë ajo.
Policia e Pejës ka konfirmuar se një familjar e ka paraqitur rastin e Nami Kahrimanit dhe tash sipas tyre pasojnë procedurat përmes institucioneve përkatëse qendrore për ndriçimin e fatit të tij.
Konkretisht rasti duhet të kalojë në zyrën ndërlidhëse të institucioneve tona me ato ndërkombëtare dhe pastaj përmes EULEX-it, policia jonë do të duhej të merrte informata nga policia serbe për këtë person.
Derisa të kalohen këto procedura dhe të merret vesh se çka ka ndodh, familja e Nami Kahrimanit dyshon se ai mund të ketë ra viktimë e ndonjë prite apo kurthe të vendosur nga ish gruaja e tij, Zuma Hajdarpashiq, motra e inspektorit famëkeq të policisë serbe në Pejë para dhe gjatë luftës, Medo Hajdarpasic.
Nami Kahrimani dhe tash ish gruaja e tij kanë shkuar në vitet e ’90 të punojnë dhe jetojnë në Suboticë të Vojvodinës, kurse pas problemeve që kishin, në vitin 2007 ata janë shkurorëzuar dhe gjykata serbe e Suboticës vendos që vajzat të mbesin me nënën, pavarësisht se të dy vajzat dëshironin të jetojnë me babën.
Pas shkurorëzimit ai ishte kthyer për të jetuar në Pejë dhe sipas familjarëve të tij, ai verën e vitit 2008 është kthyer në Suboticë dhe me pajtimin e ish-gruas së tij i ka marr vajzat dhe i ka dërgon në deti për pushime.
Pas pushimeve Kahrimani i ka sjell vajzat në Pejë, i regjistron në njërën nga shkollat fillore të Pejës, kurse në ndërkohë, vajzat e tij deklarohen para Qendrës për Punë Sociale në Pejë, se duan të mbesin dhe të jetojnë me babën e tyre, i cili pasi kishte sjellë vajzat në Pejë, siç thonë familjarët tij, vazhdimisht është kërcënuar nga ish-gruaja.
Duke e parë që vajzat nuk po duan t’i kthehen, nëna e vajzave i shfrytëzoi lidhjet e vëllait të vet, inspektor policie edhe tash diku në Serbi, që përmes Ministrisë së Drejtësisë serbe t’i kthehen vajzat. Ministria e Drejtësisë së Serbisë me 4 qershor të viti 2009 kishte kërkuar nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës ndihmën, që t’i kthehen vajzat nënës së saj në Serbi. Me 2 tetor të vitit 2009 punëtorët e Ministrisë së Drejtësisë ia marrin vajzat Nami Kahrimanit dhe i vendosin në SOS Kinder Dorf në Prishtinë, nga ku pas pesë ditësh zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë të Kosovës, tentojnë që t’i kthejë vajzat në Serbi kundër vullnetit të tyre.
Pas tërë kësaj odiseje të shoqëruar edhe me përpjekjet e punëtorëve social që të bindin vajzat të kthehen në Suboticë, Ministria e Drejtësisë më në fund vendos të veprojë në bazë të dëshirave të vajzave, të cilat pas katër muajve qëndrimi në SOS Kinder Dorf, në fund të muajit shkurt të vitit 2010 janë kthyer të babai i tyre në Pejë. /Koha//Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
Zjarri në Emshir, flet kryetari Rama
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Dhjetëra persona kërkojnë ndihmë për evakuim dhe trajtim mjekësor, policia jep detaje për zjarrin në Emshir
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime