LAJMI I FUNDIT:

Pasi bëhen prindër, meshkujt janë më të butë

Pasi bëhen prindër, meshkujt janë më të butë

Edhe pse meshkujt nuk kalojnë nëpër procesin fizik të lindjes së fëmijës, megjithatë ata përjetojnë ndryshime fizike dhe psikike pasi bëhen prindër.

Ekspertët për një kohë të gjatë kanë qenë të fiksuar pas mënyrës se si shtatzënia i ndryshon femrat, trupin dhe shëndetin e tyre, si dhe ndikimin në hormonet, funksionet trunore dhe raportin ndaj lidhjeve, ndërsa i kanë injoruar këto efekte te meshkujt.

Mirëpo, kohët e fundit kanë filluar të hulumtojnë nëse prindëria u sjell shëndet meshkujve, apo si ndikon ajo në trupin dhe trurin e tyre.

Hulumtuesit nga Universiteti Northwestern në Chicago kanë bërë një studim, në të cilin kanë marrë pjesë 624 meshkuj, ndërsa është zbuluar se pasi bëhen prindër, niveli i testosteronit te meshkujt bie për një të tretën.


Për këtë arsye pas ardhjes në jetë të fëmijës, meshkujt bëhen më pak agresivë dhe zvogëlohet dëshira e tyre për të dominuar.

Karakteristikë është edhe shtimi në peshë te meshkujt. Rreth 40 për qind e tyre fillojnë të hanë më shumë pasi bëhen prindër dhe së bashku me partneret e tyre shtojnë në peshë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Një mrekulli e teknologjisë 246 metra e lartë: Një rrokaqiell gjerman ku nuk jeton askush

Një mrekulli e teknologjisë 246 metra e lartë: Një rrokaqiell gjerman ku nuk jeton askush

Çfarë të vizitosh
Si duket prona Mar-a-Lago, ku jeton Donald Trump dhe feston fitoren e tij: Ish-gruaja e tij e mbajti atë për 35 vjet

Si duket prona Mar-a-Lago, ku jeton Donald Trump dhe feston fitoren e tij: Ish-gruaja e tij e mbajti atë për 35 vjet

Shtëpi të bukura
Tri tipare të fuqishme që i kanë vetëm Akrepat: Për shkak të kësaj, nuk mund t'i mashtrojë askush

Tri tipare të fuqishme që i kanë vetëm Akrepat: Për shkak të kësaj, nuk mund t'i mashtrojë askush

Astrologji
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi

Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Ky vend u shpall destinacioni nr. 1 në botë për t’u vizituar pas një ndarjeje

Ky vend u shpall destinacioni nr. 1 në botë për t’u vizituar pas një ndarjeje

Çfarë të vizitosh
Kalo në kategori