David Lloyd George (ish kryeministër i Britanisë gjatë Luftë Parë Botërore, e që ndryshe njihet edhe si njeriu që e fitoi Luftën e Parë Botërore), duke parë se politikat e kryeministrit Neville Chamberlain (kryeministër në vitet 1937-1940) dështonin përballë politikave të Hitlerit dhe që nuk ishte i denjë për të udhëhequr Britaninë në atë kohë, në debatin parlamentar të 7 majit 1940, iu drejtua atij me: “Ti je i njohur në popull për sakrificat që i ke bërë. Për hir të ardhmërisë, tani populli yt ka nevojë edhe për një sakrificë tënden: ta sakrifikosh postin tënd. Ik, jep dorëheqje!”. Këtë fjalim ai e përfundoi me: “Pashë Zotin që largohesh”!
Dhe, siç dihet, tri ditë më vonë (më 10 maj) Chamberlain dha dorëheqje dhe në vend të tij u zgjodh Churchilli, i cili e mposhti Hitlerin dhe e shpëtoi jo vetëm Britaninë, por edhe “tërë botën demokratike”.
Mirëpo, britanikët ngjashëm u sollën edhe me Churchillin pas luftës. Edhe atij i thanë “faleminderit shumë që na shpëtove, por tashti ne kemi nevojë për lider tjetër”. Dhe, e zgjodhën Clement Attleen. Pastaj, vite më pas, Churchillin e zgjodhën “figurën më të ndritshme në gjithë historinë e Britanisë”: edhe para inxhinierit Isambard Brunel i cili i dha kuptim industrializimit; shkencëtarëve Charles Darwin dhe Isac Newton; Shakespearet të famshëm; figurave historike si Mbretëreshës Elizabeth I ose legjendës së Mbretit Arthur; artistëve si John Lenonn apo Charlie Chaplin… e shumë e shumë figurave tjera të njohura të historisë britanike.
Kësi shembuj kemi sa të duam tek popujt e civilizuar. Ata liderët e tyre i zgjedhin dhe i përkrahin për hir të tashmes dhe të ardhmes, e jo për hir të së kaluarës siç po bëjmë ende ne. Pa marrë parasysh se kush janë ata, nuk janë më të mëdhenj se e ardhmja e shtetit! Andaj, kombet e civilizuara moti janë shëruar prej “warlordave” (në përkthim tekstual i bie pronarët, zotat e luftërave ose nëse e adoptojmë për kohën tonë i bie tamam – “komandantat”). Japonia që nga shekulli i shtatëmbëdhjetë (periudha Sengoku) është liruar nga ata. Vetëm në ato shoqëri të cilat ende jetojnë në të kaluarën, si Afganistani, Kolumbia, Somalia, Sudani etj. “komandat” (pronarët e luftës) janë aktualë.
Më bien ndërmend këto gjëra sa herë që i përcjell udhëheqësit tanë se si po na udhëheqin; si i menaxhojnë resurset tona (shtetërore); si abuzojnë me paranë publike; si sillen dhe debatojnë bajatshëm mes tyre për “reforma” apo lidhur me strukturat ilegale të Serbisë që veprojnë në Kosovë.
Gjithmonë na rikujtojnë se sa patriotë janë, duke garuar njëri me tjetrin se cili ka bërë më shumë për Kosovën. Ajo që nuk po mundem ta kuptoj është se pse kjo vazhdon, të paktën që nga koha kur unë e mbajë mend.
Në të kaluarën kështu bënin disa partizanë komunistë analfabetë. Ata na lodhnin neve duke na treguar për luftën (ofensivat) e tyre kundër okupatorit fashist. Argumentin e luftës e përdornin sa herë që kritikoheshin për padituri dhe pazotësi, e bile me disa këlyshë të tyre nuk përtonin që kritikuesit e tyre t’i shpallnin “nacionalistë” e “irredentistë”, “reaksionarë” e “armiq të Jugosllavisë së Titos”, “Jugollsavisë Socialiste Vetëqeverisëse e të Painkuadruar…”. Ata periudhën e Luftës se Dytë Botërore e shfrytëzuan maksimalisht për karrierën e tyre, deri sa Milosheviqi nuk i shkatërroi.
Dhe, kur u mposhtën nga Milosheviqi e filloi pluralizmi, disa nga ata komunistë të devotshëm (pleq ose pinjollë të tyre) u futën në LDK, e disa të tjerë krijuan parti tjera. Mirëpo, të gjithë brenda natës u bënë “të djathtë”, “nacionalistë”, e besa shumë herë edhe “shovenistë”. Ende nuk e kam të qartë si u bë që ata të cilët na lodhnin për Marksin, Engelsin, Leninin, Titon dhe Kardelin, filluan të flasin përnjëherë për demokracinë dhe ekonominë e tregut, bile filluan të flasin shumë zhurmshëm edhe për fenë?!
Ngjashëm, si partizanët komunistë u sollën (dhe po sillen) edhe shumë “aktivistë të demokracisë”, të cilët sa herë që i kritikonim (kritikojmë) për pazotësi apo edhe korrupsion, na rikujtojnë kontributin që e kanë dhënë ata gjatë apartejdit. Bile, kur në skenë u shfaq UCK, “pishtarët e demokracisë” u sollën tamam si “fotelashët komunistë të Jugosllavisë” ndaj kritikuesve. Luftëtarët e lirisë i etiketonin dhe i shpallën armiq të Kosovës, dorë e zgjatur e UDB-së etj.
Së fundi kështu u sollën dhe vazhdojnë të sillen edhe disa të vetëquajtur komandantë (warlord) të cilët e uzurpuan luftën çlirimtare. Sa herë që i kritikon për hajni (apo pazotësi), na rikujtojnë patriotizmin e tyre: sa herë ilegalisht kanë kaluar kufirin duke bartur armatim, aksionet kundër okupatorit serb etj. Mirëpo, assesi nuk na tregojnë se si i bënë milionat. Ata e ngatërrojnë faktin se edhe hajn e edhe patriot nuk mund të jesh, sepse nga definicioni këto e përjashtojnë njëra-tjetrën. Është njëjtë sikur të thuash “akulli i nxehtë valë”.
Nuk e kam të qartë pse po na ndodh një gjë e tillë në vazhdimësi, neve “si populli më i vjetër në Ballkan”. Plotësisht e kam të qartë se kishim një histori të vështirë, ku së fundmi e mbijetuam apartejdin me racizëm total. Edhe më keq: e mbijetuam gjenocidin. Por, kjo histori do të duhej të na mbushte mend e jo të na “çorodiste krejt”. Nuk është aspak në rregull që edhe pas pesëmbëdhjetë viteve të mos mundemi ta marrim veten dhe të na ndodhin gjëra që kombet e civilizuara i kanë zgjidhur moti.
Është koha e fundit që ne qytetarët ta ndërpresim këtë traditë. Askush nuk ka të drejtë që t’i uzurpojë institucionet për shkak të së kaluarës. Nuk është në rregull që “qytetari të jetë në shërbim të institucionit, e institucioni në shërbim të politikanit” siç bëjnë këta “patriotët” tanë. Por, duhet të jetë “politikani në shërbim të institucionit e institucioni në shërbim të qytetarit”.
Si nuk ju vjen turp që vetëm në vetura shpenzojnë tërë ato para, e qytetarët vdesin në mungesë barnave elementare. Sillen me Kosovën sikurse Luigji XIV me Francën: pra “shteti jam unë”. Deri kur do ta kuptojmë se “i mençuri mësohet prej gabimeve të tjerëve ”. Ne, edhe më keq, nuk mundemi të mësohemi as prej gabimeve tona, se ato i përsërisim në vazhdimësi. Pse nuk marrim yrnek prej kombeve të dëshmuara? Ata ia imponojnë udhëheqësve të tyre të sillen ashtu, siç pati thënë presidentit Truman: “Sa herë shkoj në vizita shtetërore dhe i shoh ato parada ushtarake, bankete dhe ato solemnitete, ia rikujtoj vetes se këto nuk janë për mua, por për presidentin e SHBA-ve”. Këta udhëheqësit tanë mendojnë se ato janë për ata, sepse ata janë më të mëdhenj se sa institucionet që i udhëheqin.
Kombet e civilizuara sillen ashtu, sepse moti e kanë kuptuar atë që historiani i njohur Lord Acton e pati thënë: “Pushteti korrupton dhe pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute”. Pra, me fjalë tjera: “Hyn engjëll e shndërrohesh në djall”. Këtë fuqi e ka kolltuku t’ia bëjë njeriut. Ato kombe që nuk e kuptuan këtë pollën Stalinin, Hitlerin, Pol Potin e shumë të tjerë “të korruptuar absolutë”. Pse sillemi si me qenë ne të parët që tentojmë të bëjmë shtet, kur në realitet jemi të fundit dhe çdo gjë në këtë drejtim është zbuluar e asgjë nuk na ka mbet neve për ta zbuluar. Madje, edhe ekzistencën e patriotizmin të fundit e kemi zbuluar.
Një mik më tha një ditë se kishte parë disa udhëheqës (për të cilët ka dyshime të bazuara për korrupsion) që shkonin në ora 10 të mëngjesit në punë dhe në hajgare më tha: “Ishte një ndër ditët më të suksesshme në Kosovë”! Sepse, sa më vonë që dalin në zyre, më pak dëm i bëjnë vendit. Paramendojeni mrekullinë po të mos janë fare aty.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje