Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj përmes një vendimi ka miratuar kërkesën e kryesueses së Kuvendit, Antigona Berisha-Bytyqi për realizimin e një vizite pesë ditore në Turqi për kuvendarët dhe katër zyrtarët komunalë.
Me këtë vendim është lejuar zhvillimi i procedurave të prokurimit për organizimin e vizitës.
“Miratohet kërkesa e Kryesueses së Kuvendit të Komunës së Prizrenit, e bazuar në vendimin e Kuvendit të Komunës së Prizrenit nr. 001/011-28964, datë 27 shkurt 2025, për lejimin realizimit të një vizitë pune me qëndrim pesë ditor për 41 anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit dhe 4 personave të stafit të punëtorëve të Komunës, për në Republikën e Turqisë, kështu që, lejohet udhëtimi, pagesa e shpenzimeve përkatëse dhe të mëditjeve për pjesëmarrësit në këtë vizitë, dhe për këtë qëllim lejohet shpallja e tenderit për mbledhjen e ofertave përkatëse”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga Totaj, raporton Telegrafi.
Aty sqarohet se gjatë kësaj vizite do të trajtohen disa tema që ndërlidhen me shkëmbimin e përvojave dhe bashkëpunimin mes Kuvendeve të Komunave.
“Temat që do të trajtohen gjatë vizitës do të jenë: Shkëmbimi i përvojave për format dhe funksionimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Turqisë; Bashkëpunimi mes Kuvendeve të Komunës; Praktikat parlamentare të Kuvendeve të Komunave;
Funksionimi i qendrave historike dhe turistike, etj.”, thuhet në vendim.
Në të njëjtën kohë është theksuar se mjetet financiare për këtë vizitë pune do të sigurohen buxheti komunal përkatësisht pozicioni i subvencioneve dhe transfereve të Zyrës së Kryetarit si dhe nga kategoria e mallrave e shërbimeve të Komunës së Prizrenit.
Për zbatimin e këtij vendimi janë obliguar Zyra e Kuvendit të Komunës, Sektori i Prokurimit dhe Drejtoria e Ekonomisë dhe Financave, raporton Telegrafi.
Realizimi i vizitës në Republikën e Turqisë për kuvendarët e Prizrenit ishte planifikuar edhe në vitin e shkuar. Mirëpo muaj më parë, aktiviteti përkatës i prokurimit ishte anuluar nga Zyra e Prokurimit, me arsyetimin se nuk ka pasur oferta të përgjegjshme.
Në tenderin e shpallur në vitin e shkuar nga Komuna e Prizrenit, parashihej realizimi i një vizite pune me qëndrim 5 ditor për 41 anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit si dhe 4 punëtorëve të Komunës për në Republikën e Turqisë, dhe për një ditë në Selanik të Greqisë.
Vlera e parashikuar e kontratës vjet ka qenë 27 mijë euro./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rrëshqet dheu në fshatin Leskovec të Prizrenit, evaukohen disa familje

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Bereqeti dhurojnë 100 pako ushqimore për komunitetin në kohën e Festës së Fitër Bajramit

Totaj: Maskara e Krushës së Vogël është një nga ngjarjet më tragjike të luftës së Kosovës

Përplasen ashpër, Gjesti - Eglit: Prej këtij momenti mos të pafsha këtë fytyrë

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Polonia dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme mbrojtjeje: "Siguria nuk ka çmim"

Zbulohet sa finalistë do të jenë në Big Brother VIP Albania 4

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Kombëtaret me më së shumti gola në Ligën e Kombeve – Kosova para gjigantëve si Franca dhe Italia

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze