LAJMI I FUNDIT:

Paratë janë dashuria e re

Paratë janë dashuria e re

Njerëzit vazhdojnë të mendojnë se të flasësh për para është diçka joromantike, por nëse s’ke para s’mund mund të kesh romancë.

Është lidhja e fundit ‘hot zonë’. Femrat e pavarura, janë mësuar aq shumë të kenë paratë e tyre, saqë kur vjen momenti të bashkojnë përgjegjësitë financiare, gjërat mund të bëhen të pavendosura. Të shmangësh ankesat për para do të thotë të bëni disa rregulla bazë financiare të qarta.

Sjellja juaj me paratë mund të kthehet në një hell në çdo etapë të lidhjes. Sipas një sondazhi britanik, bërë nga Daily Mirror, 81% e të anketuarave vazhdojnë të mendojnë se të flasësh për para është diçka joromantike, por nëse s’ke para s’mund mund të kesh romancë. Çdo çift ka rregullat e tij, por është e rëndësishme që të dimë se të gjithë mbërrijmë në një lidhje dëshirë-shtrënguese për para.

Sondazhi tregon se niveli i lumturisë korrespondon me sasinë e parave të një personi dhe ndryshe nga ç’ mendohet ky nivel lumturie nuk mbetet i pandryshuar pasi arrihet një shumë e kënaqshme, por vazhdon të rritet sa më shumë shtohet pasuria. /Telegrafi/