Ndërtimi i rrugës së re Prishtinë – Podujevë në gjatësi 30.9 kilometra do të jetë investimi kryesor që Qeveria e Kosovës ka planifikuar sivjet për këtë rajon, derisa Kosova të lidhet me Serbinë përmes autostradës. Sipas buxhetit të 2016-ës Qeveria ka ndarë 1 milion e 500 mijë euro për këtë projekt, nga 16 milion euro sa janë paraparë të shpenzohen për ndërtimin e rrugëve të reja këtë vit.
Këtu nuk hyn vazhdimi i ndërtimit të autostradës dhe zgjerimi i rrugëve magjistrale të nisura për më shumë se 3 vite. Kosova pritet të ketë të hyra të përgjithshme prej 1 miliard e 674 milionë e 709 mijë e 482 eurove, që është për rreth 100 milionë euro më shumë se buxheti i vitit 2015. Por më pak se një e treta e buxhetit do të shkojë për investime kapitale, ku pjesa më e madhe e të hyrave do të shpenzohen për vazhdimin e ndërtimit të autostradës Prishtinë-Han i Elezit, që filloi të ndërtohej në verën e vitit 2014, e që pritet të përfundojë në mesin e vitit 2017.
Kjo autostradë buxhetit të shteti i ka kushtuar rreth 600 milion euro, prej të cilave rreth 170 milion euro do të paguhen gjatë këtij viti. “Si pjesë e reformës në menaxhimin e financave publike, kemi bërë klasifikimin funksional të shpenzimeve buxhetore, ku shihet se buxheti shkon 22% për çështje ekonomike për të mbështetur agjendën e zhvillimit ekonomik të Qeverisë së Kosovës”, ka deklaruar ministri i financave Avdullah Hoti kur edhe bëri publik këtë projektbuxhet.
Në kuadër të investimeve kapitale të nivelit qendrorë pjesa më e madhe do të shkoj në ndërtimin e rrugëve të reja. Ministria e Infrastrukturës, do të ketë në dispozicion për realizimin e të gjitha projektet kapitale 19 milion e 446 mijë 520 euro.
Është paraparë fillimi i ndërtimit edhe të tri rrethrrotullimeve. 800 mijë euro do të kushtojnë të tria së bashku. 500 mijë euro do të shpenzohen për ndërtimin e rrethrrotullimit të gjelbër në magjistralen M-9 tek hyrja e Pejës. Për ndërtimin e rreth rrotullimit tjetër në rrugën nacionale Prishtinë – Ferizaj, në rrugën Rajonale Lipjan – Gadime dhe në rrugën Nacionale Prishtinë-Lipjan te burgu do të harxhohen 200 mijë euro.
Si dhe 100 mijë euro për ndërtimin e rreth rrotullimit në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë tek kryqëzimi i rrugës Ismajl Qemajli dhe Bahri Kuqi.
Më shumë se katërmbëdhjetë rrugë të reja, janë planifikuar të ndërtohen e të cilat e kalojnë shifrën e 300 mijë euro. Tri rrugët që do të harxhojnë më së shumti nga ky planifikim dalin të jenë zgjerimi i rrugës nacionale N25 segmenti Suharekë – Korishe me rreth 800 mijë euro, ndërtimi i rrugëve në fshatrat e Pejës me 700 mijë si dhe rehabilitimi i rrugës nacionale N2: Rrethrrotullimi QMI – Hani i Elezit me një buxhet prej 667 mijë.
Investimet tjera përveç asfaltit kryesisht do të jenë të shtrira nëpër agjencione të ndryshme shtetërore. Pas prezantimit të buxhetit me 30 tetor për secilën nga ministritë, më i zëshmi nga ta ishte ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi. Ai ka njoftuar se buxheti i këtij viti është për 3 milionë euro më i vogël për bujqësinë krahasuar me vitin e kaluar.
Ndërkohë që investimi më i madh i kësaj ministrie pritet të jetë në ndërtimin dhe rehabilitimin e sistemeve te ujitjes ne Kosovë . Janë paraparë të shpenzohen për të 1 milion e 800 mijë euro.
Kurse për Agjencionin për Zhvillimin e Bujqësisë janë planifikuar blerja e veturave për inspektime dhe kontrolle në teren në vlerën e 250 mijë euro si dhe ndërtimi i objektit të këtij agjencioni i cili pritet të kushtoj 730 mijë euro.
Policisë së Kosovës do t`i shtohen edhe objekte të reja. Ndërtimi i tyre është paraparë të filloj gjatë këtij viti, për të cilat qeveria ndau 950 mijë euro.
Një shumë prej 900 mijë eurosh është paraparë për pajisje mjekësore për shërbimin e radiologjisë të spitaleve të përgjithshme, në kuadër të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
Edhe për Agjencinë për Menaxhimin Emergjent janë paraparë investime. 600 mijë euro janë ndarë për furnizimi me automjete të zjarrfikës dhe shpëtimit.
Do të ndërtohet edhe objekti i amfiteatrit në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike i cili parashihet të kushtoj 400 mijë euro.
Agjensioni për Menaxhimin Pasurisë së Sekuestruar dhe konfiskuar do të ketë në dispozicion 120 mijë euro për të ndërtuar garazhet dhe parkingjet për automjetet e konfiskuara.
Në Agjencinë Pyjore të Kosovës do të rinovohen dy objekte. Objekti për gjuetinë me rëndësi të veçantë në Blinajë do të kushtoj 100 mijë euro kurse ai në Duboçak 50 mijë euro. /Gazeta Fjala/ Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Rreth 200 kompani britanike kaluan përgjithmonë në një javë pune katër-ditore
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës