LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit: Vikendi i vranët, java tjetër me temperatura më të larta

Parashikimi i motit: Vikendi i vranët, java tjetër me temperatura më të larta

Nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thonë se mot i vranët dhe me intervale me diell do të karakterizojë gjatë dy ditëve të vikendit.

Vranësirat gjatë ditës nuk do të jenë stabile, kështu që vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius.


Shtypja atmosferike do të mbetet në vlerat e normales me tendencë të rritjes në ditët në vijim. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes – e lehtë, deri mesatare.
Sipas parashikimeve numerike, sinoptike dhe radarike, kjo gjendje bllokuese e presionit nga pasditja e së dielës do të zhvendoset nga vendi ynë, duke krijuar mundësi që masat e ajrit me presion të lartë të mbizotërojnë vendin për të krijuar kushte që java e ardhshme të ketë temperatura paksa ma të larta, kthjellime dhe intervale më të gjata me diell. /Telegrafi/