LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit për vjeshtën në Evropë

Parashikimi i motit për vjeshtën në Evropë

Accuweather, kompania amerikane e parashikimit të motit, ka publikuar të dhëna për temperaturat dhe kushtet klimaterike të vjeshtës së këtij viti.

Në rajonin e Ballkanit, duket se vera e nxehtë dhe e thatë do t’i lërë vendin një klime lehtësuese.

Zona e shënuar me jeshile që prek edhe veriun e vendit do të mbizotërohet nga reshjet e shiut, që do t’i vijnë në ndihmë thatësirës dhe zjarreve.


Ndërsa, për pjesën jugore të Ballkanit, por edhe për Italinë Qendrore, shirat do të fillojnë pas 1
shtatori të nxehtë e të thatë, i cili shton rrezikun për vatra të reja zjarri, shkruan Scan.

Për Shqipërinë, shtatori do të vijë me temperatura më të larta se pjesa tjetër e Evropës, për atë që pritet të jetë një vjeshtë e ngrohtë. Ky mot i vjen në ndihmë fermerëve që janë prekur nga ngricat e pranverës dhe valëve të tmerrshme të të nxehtit në verë.

Shirat do të fillojnë vetëm në tetor dhe do rriten gradualisht me kalimin e muajve.

Këto temperatura nuk pritet të jenë problematike, ndryshe nga Evropa Qendrore e cila do të vuajë nga periudha thatësire, ku më shqetësuese do të jetë në gadishullin Iberik. Bashkë me mungesën e reshjeve, vjeshta për Poloninë, Gjermaninë, Francës, Spanjën e Portugalinë do të shoqërohet me shumë rreze dielli dhe me temperatura mbi normalen.

“Por, kjo kohë e thatë nuk do të zgjasë shumë, teksa një periudhë disa javore me shira do të prekë Evropën Qendrore në Tetor”, shprehet meteorologu i Accuweather Tyler Roys.

Shtatori do të jetë i thatë dhe i nxehtë edhe për Britaninë e Madhe dhe do të pasojë një verë më të lagësht se zakonisht, e cila prishi planet e fundjavave për shumë ishullorë.

Në trend

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
Iu referua Gjestit si

Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Magazina
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori