LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme: Vjeshta po vjen!

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme: Vjeshta po vjen!

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që masat e ftohta të ajrit të cilat vijnë nga ana veriore e kontinentit, në pesë ditët e ardhshme do të kushtëzojnë mot jostabil, me vranësira erëra, ulje të vlerave të temperaturave maksimale dhe reshje shiu.

Fillimi i javës do të jetë me diell , ku në pjesën e dytë të ditës do të krijohen kushte për vranësira të dendura të cilat në orët e vona do të shoqërohen me reshje shiu.

Temperaturat ditën e hënë do të lëvizin nga 12-14 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius.


Nga dita e martë vendi ynë do të karakterizohet me një mot tipik vjeshtor me gjithë parametrat meteorologjik, reshje shiu, ulje të vlerave të temperaturave maksimale nën vlerat e normales. Shtypja atmosferike do të shënojë ulje për 3-5 milibar.

Temperaturat maksimale nga e marta do të bien deri 18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe më tej nga veriperëndimi me shpejtësi deri 11m/s.

Mot jostabil do të na shoqërojë për gjithë këtë periudhë të parashikimit, mirëpo nga dita e enjte serish pritet të ketë ngritje të temperaturave maksimale. /Telegrafi/