LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit për pesë ditë

Parashikimi i motit për pesë ditë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, pesë ditëve të ardhshme moti do të jetë i ndryshueshëm në Kosovë.

Dy ditët e para të javës do të shoqërohen me mot me vranësira të ç’rregullta, të cilat herë pas here do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh.

Këto vranësira kanë mundësi që nëpër territore të vogla të sjellin edhe rrebeshe shiu të përcjella me breshër.


Nga dita e mërkurë dhe e enjte, sërish pritet të ngrihen temperaturat rreth vlerave 29-31, ndërsa të hënën dhe të martën vlerat e temperaturave minimale parashihen të lëvizin në kufijtë 14-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës nga 25-27 gradë Celsius.

Të premten, sipas ecurive sinoptike, pritet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës pritet të arrijnë ndërmjet 29-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindje me shpejtësi 1-13m/s.