LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim për falsifikatorët e patentave të shoferit

Paraburgim për falsifikatorët e patentave të shoferit

Gjykata e Qarkut në Prizren ua ka shqiptuar nga 30 ditë paraburgim, si masë fillestare, gjashtë të dyshuarve për dhënie të patentave “false” të shoferit, pesë prej të cilëve zyrtarë të autoshkollave dhe një mbikëqyrës i testeve.

Këta të dyshuar janë arrestuar fundjavën që shkoi për shpërdorim detyre, meqë se sipas hetimeve policore kanë pajisur me licencë shoferi persona analfabetë dhe madje pa qenë prezentë kundrejt shumave deri 850 euro.

Në mesin e të arrestuarve, Pjetër B., Ruzhdi Th., Muharrem A., Idriz G. dhe Jetmir Berisha, zyrtarë të autoshkollave, është edhe njëri nga mbikëqyrësit e testeve për patenta shoferi në këtë qytet, që ndryshe njihet si ekzaminues, Ramadan Paçarizi.

Të dyshuarit dolën para gjykatëses së procedurës paraprake, Ajsere Skenderi, në kuadër të Gjykatës së Qarkut Prizren, ndërsa pala e akuzës përfaqësohej nga prokurori i lëndës, Agron Matjani. /Zëri//Telegrafi/