LAJMI I FUNDIT:

Panetta takohet me Karzain në Afganistan

Panetta takohet me Karzain në Afganistan

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta, i cili është në një vizitë të papritur në Afganistan, pritet që të takohet me presidentin e këtij vendi, Hamid Karzai.

Gjatë kësaj vizite pritet që ai të takohet edhe me komandantët ushtarakë amerikanë që gjenden në Afganistan, raportojnë mediat.

Kjo vizitë po bëhet në periudhën kur presidenti Barack Obama pritet të vendos se sa ushtarë do të mbeten në Afganistan, pas përfundimit të misionit ndërkombëtar në dhjetor të vitit 2014. /Telegrafi/