Titulli origjinal: Putini po e shfrytëzon makinën e gënjeshtrës, por nuk e shpiku atë. Historia britanike po ashtu është me plot të pavërteta
Nga: George Monbiot / The Guardian
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com
Për sirianët që kanë vuajtur sulmet e tij, janë shumë të njohura gënjeshtrat e Kremlinit për Ukrainën. Duke këmbëngulur se viktimat e bombardimeve janë “aktorë të krizës”, duke i përhapur gënjeshtrat për armët kimike, duke e justifikuar vrasjen masive të civilëve nën pretendimin se kushdo që reziston është “nazist” (në Ukrainë) ose “prerës kokash” (në Siri) – taktikat e tij të dezinformimit janë tashmë të njohura.
Gënjeshtra e organizuar e ka shkatërruar pak a shumë të majtën amerikane dhe e ka dëmtuar rëndë të majtën evropiane. Siç më 2019 dokumentoi aktivisti Terry Burke, opozita e majtë e Donald Trumpit u shemb nga mosmarrëveshjet e brendshme e të furishme rreth Sirisë dhe të ndërhyrjes ruse në politikën e ShBA-së, gjithë kjo nga figurat e shquara që i recitonin gënjeshtrat e Kremlinit. Disa prej tyre dolën se ishin paguar nga qeveria ruse.
Gënjeshtrat e tilla janë gjithashtu të njohura për ukrainasit. Gjatë Holodomorit (zia e bukës në vitet 1930 e përkeqësuar nga politikat e Josif Stalinit) – ku besohet se kanë vdekur nga 3-5 milionë njerëz – qëndrimi i Kremlinit ishte se fshatarët kanë shumë ushqim, por se e fshihnin atë. Në disa raste, ata madje vdisnin qëllimisht nga uria. Them se mund ta quani metodë e aktrimit të krizës.
Makineria aktuale e dezinformimit rus është fajësuar për atë që tani e shohim si “krizë epistemike” – kolapsi i pranimit të përbashkët të mjeteve përmes të cilave dallohet e vërteta.
Duhet ta kundërshtojmë dhe ta ekspozojmë gënjeshtrën e Kremlinit. Por, të thuash se sulmi publik ndaj së vërtetës është gjë e re, ose vetëm ruse, kjo po ashtu është dezinformatë. Për shumë breza, në vendet si Britania e Madhe nuk kishte krizë epistemike – por, kjo nuk ndodhi nga përkushtimi i përbashkët ndaj së vërtetës. Ishte kështu sepse kishim përkushtim të përbashkët kundër gënjeshtrave.
E përmenda Holodomorin, por le t’ia hedhim një sy një urie tjetër të keqe: në Bengal, në 1943-1944. Rreth tre milion njerëz vdiqën. Ashtu si në Ukrainë, ngjarjet natyrore dhe politike i shtynë njerëzit të preken nga uria. Por, edhe në këtë rast, politika qeveritare e shndërroi krizën në katastrofë. Hulumtimi nga ekonomisti indian, Utsa Patnaik, thotë se inflacioni që bëri që ushqimi të mos jetë i qasshëm nga të varfrit, u projektua qëllimisht nga politika e konceptuar nga ai heroi i liberalizmit britanik, John Maynard Keynes. Autoritetet koloniale e përdorën inflacionin, siç ka thënë Keynes, për ta “reduktuar konsumin e të varfërve” në mënyrë që të nxirrnin pasuri për t’i mbështetur angazhimet e luftës. Derisa hulumtimi i Patnaikut nuk u publikua më 2018, nuk ishim në dijeni për shkallën në të cilën u ndërtua uria e Bengalit. Fshehja e Britanisë ishte më efektive se e Stalinit.
Zitë e bukës të krijuara nga nënmbreti i Indisë, nga Lordi Lytton në vitet 1870, janë edhe më pak të njohura ndonëse, sipas librit “Holokaustet e vona viktoriane” nga autori Mike Davis, ato vranë 12-29 milionë njerëz. Tek kur më 2005 botohet libri i shkruar nga Caroline Elkins, “Gulagu i Britanisë”, zbuluam se Britania e Madhe e kishte drejtuar një sistem kampesh përqendrimi dhe të “fshatrave të mbyllura” në Keni, në vitet 1950, ku u fut pothuajse e tërë popullsia kikuju. Me mijëra u torturuan dhe u vranë ose vdiqën nga uria e nga sëmundjet. Pothuajse të gjitha dokumentet që i regjistronin këto krime të mëdha, u dogjën ose u hodhën sistematikisht në det me arkat e rënda të prodhuara nga qeveria britanike. E, ato u zëvendësuan me dosje false. Në mënyrë të ngjashme u fshinë dëshmitë e mizorive koloniale britanike në Malaja, në Jemen, në Aden, në Qipro dhe në Ishujt Çagos.
Ashtu siç Kremlini e kërkon fushatën e dezinformimit për ta justifikuar agresionin e tij perandorak në Ukrainë, Perandoria Britanike gjithashtu kishte nevojë për një sistem gënjeshtrash gjithëpërfshirëse. Jo vetëm që krimet tona perandorake u fshinë nga të dosjet, por një ideologji e tërë – racizmi – u ndërtua për ta justifikuar vrasjen, plaçkitjen dhe skllavërimin e njerëzve tjerë.
Në fund të serisë së shkëlqyer të podkasteve të BBC-së rreth QAnon-in, “Stuhia që vjen”, Gabriel Gatehouse u ankua për humbjen e një “kornize të përbashkët referimi” dhe për një “ndjesi të përbashkët të realitetit”. Jam dakord me të në lidhje me rrezikun e teorive konspirative, por duhet të kujtojmë se kur kishim kornizë të përbashkët referimi dhe ndjenjë të përbashkët të realitetit, ato u ndërtuan mbi gënjeshtrat. Pothuajse të gjithë në Britani besonin se perandoria ishte forcë për të mirën dhe se kishim detyrë të shenjtë – “barrën e të bardhëve” – ose t’i shtypnim ose t’i “civilizonim” ato raca që i etiketuam “inferiore” dhe “të egra”. Pothuajse të gjithë besuan te gënjeshtrat e heroizmit kombëtar, te gënjeshtrat e kurorës, gënjeshtrat e kishës dhe gënjeshtrat e rendit shoqëror.
Por, shumica prej nesh kanë dalë nga ajo epokë, apo jo? Jemi më skeptikë, më pak besojmë verbërisht. Shumica prej nesh i njohin marrëzitë kur i shohin. Vërtet? Pra, si mund ta shpjegojmë faktin se pothuajse të gjithë në jetën publike pajtohen me të njëjtin grup besimesh absurde? Le t’i lëmë mënjanë teoritë e egra të konspiracionit të së djathtës ekstreme, edhe pse ato tani kanë filluar ta infektojnë të djathtën normale. Le të përqendrohemi në gamën “e pranueshme” të opinionit politik.
Pothuajse të gjithë ata që shfaqen në media, në pothuajse gjithë spektrin politik, duket se e pranojnë se rritja ekonomike mundet dhe duhet të vazhdojë pafundësisht në një planet të kufizuar. Pothuajse të gjithë besojnë se ne duhet të ndërmarrim veprime për ta mbrojtur jetën në Tokë, por vetëm kur kjo nuk kushton shumë. Edhe atëherë duhet të shmangim kompromisin e fitimeve të industrive të trashëguara. Duket se besojnë se diçka që ata e quajnë “ekonomi” ka përparësi ndaj sistemeve tona të mbështetjes së jetës.
Ata besojnë po ashtu se është disi i pranueshëm përvetësimi i papenguar i pasurisë së madhe nga pak njerëz. Ata besojnë se janë të pamundura taksat e duhura për ta thyer ciklin e akumulimit dhe për rishpërndarje të pasurisë ekstreme. Ata besojnë se është në rregull nëse i lejon një grusht miliarderësh me para të pista që ta kontrollojnë median, ta përcaktojnë agjendën politike dhe të na tregojnë se ku janë interesat tona më të mira. Ata besojnë se ne duhet ta premtojmë besnikërinë e padiskutueshme ndaj një sistemi që e quajmë kapitalizëm, edhe pse nuk janë në gjendje ta përkufizojnë e lëre më të parashikojnë se ku mund të shkojë.
Nuk duhet terrori apo tortura për t’i bindur njerëzit që të përshtaten me këto besime të çmendura. Në një farë mënyre, sistemi ynë i gënjeshtrës së organizuar e ka krijuar një klasë të tërë politikanësh, zyrtarësh, komentuesish mediash, liderësh kulturorë, akademikësh dhe intelektualësh që e tundin kokën bashkë me ta. Duke i lexuar rrëfimet e terrorit të shekullit XX, më del se dikur kishte më shumë mospajtime mes intelektualëve që përballeshin me regjimet totalitare sesa në epokën tonë të lirisë dhe zgjedhjes.
Në rregull, kemi krizë të së vërtetës. Por, kjo është shumë më e thellë dhe më e gjerë se ajo që e pranojmë. Ndoshta gënjeshtra më e madhe prej të gjithave është se kriza kufizohet në gënjeshtrat e Kremlinit dhe te teoritë e konspiracionit të së djathtës ekstreme. Përkundrazi, është sistematike dhe pothuajse universale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?