Të gjitha produktet bujqësore nga Kosova, të cilat i plotësojnë standardet evropiane, përfshirë edhe miellin, mund te eksportohet pa asnjë problem ne Shqipëri. Kështu pohoi ministri i Bujqësisë së Shqipërisë Edmond Panariti, pas një takimi që pati në Prishtinë me Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinës (AUV) Valdet Gjinovcin si dhe me përfaqësues të bizneseve prodhuese të miellit në Kosovë.
Panariti tha se në këtë takim u dakorduan për adaptimin e një standardi unik, për çështjen e sigurisë së ushqimeve dhe se kjo bënë që të hiqet çdo lloj pengese, në lëvizjen e lirë të mallrave ushqimor, jo vetëm të miellit, por të të gjitha produkteve.
Ai tha se produktet kosovare, janë produkte cilësore, të cilat janë sipas standardeve me të larta të BE-së dhe se nuk ekzistojnë pengesa, që këto produkte të eksportohen dhe në tregun e Shqipërisë, në momentin që ato i plotësojnë këto standarde.
Ai tha se edhe gjatë këtij takimi u konfirmua se mielli, i cili është për eksport në Shqipëri, e i cili ndodhet në doganë, ka përqindje 12.5 të proteinave dhe se nuk do të ketë kurrfarë pengese.
“Në momentin që ngarkesa vërtetohet që plotëson standardet dhe se unë jam i sigurte, sepse edhe analizat e AUV që është institucion i akredituar, tregojnë se treguesit cilësor dhe të sigurisë së miellit kosovar, plotësojnë pritshmëritë e konsumatorëve dhe janë brenda standardeve evropiane. Nuk do të ketë padyshim pengesa. Prandaj jemi këtu. Unë këtu jam dhe për një qëllim, më të madh që kapërcen interesat e vetëm një produkti të caktuar. Ka të bëjë me lëvizjen e lirë, pa pengesa dhe brenda standardeve, për të gjitha prodhimet ushqimore , që lëvizin nga të dyja anët e kufirit”, tha ai.
Ndërsa tha se deklaratat e tij për miellin e importuar, te cilin e ka quajtur krunde, janë keq interpretuar dhe se nuk do te këtë asnjë barriere për importuesit kosovar te miellit, te cilët i plotësojnë standardet e Be-se. Ai thotë se idel në krah konsumatorëve dhe interesave të tyre, për ushqim cilësor dhe të sigurte.
“Ju referoheni deklaratave të mia direkte dhe jo ato që dëshiron të pasqyroi shtypi. Ministri shqiptar është shprehur që konsumatori shqiptar, ka të drejtë të konsumoi miell cilësor dhe jo miell jo cilësor. Dhe në këtë pikëpamje mendoj se kjo është një deklaratë shumë e përgjegjshme dhe që shkon në interes me kërkesat e konsumatorit të Shqipërisë dhe Kosovës. Unë mendoj se nuk ka asnjë lloj shteg për keqinterpretim. Deklarata ka qenë shumë e drejtpërdrejtë, shumë e përgjegjshme dhe se nuk ka pasur asnjë qëllim që të përçmoi dikë”, tha Panariti.
Panariti nder të tjera njoftoi se nuk do të ketë asnjë lloj pengese gjatë këmbimit tregtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, pasi që në fund të nëntorit, në Prishtinë, do të paraqitet platforma kombëtare e ushqimit, e që do të jetë një dokument bazë e standardeve unike, të cilësisë dhe sigurisë, të unifikimit të metodave dhe standardeve mes të dyja vendeve, në fushën e prodhimeve bujqësor dhe ushqimeve, dhe se kjo do të jetë një arritje e madhe dhe një garanci më shumë për konsumatorin, i cili do të furnizohet me produkte cilësore dhe të sigurta.
Ndërsa Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinës Valdet Gjinovci, tha se produktet kosovare të cilat prodhohen në Kosovë dhe eksportohen, gjithmonë monitorohen dhe se ato janë brenda standardeve të BE-së.
“ Në këtë rast dhe për punën e miellit u dakorduam, që gjithçka është brenda asaj e cila kërkohej. Për ata ishte edhe eksperti prezent i cili e sqaroi shumë qartë, nga ajo çka është dërguar nga Kosova në Shqipëri. Mirëpo edhe ajo çka prodhohet dhe çka përdoret nga ana e konsumatorëve kosovar. Kështu që edhe ne jemi brenda standardeve dhe kritereve që i kanë dhe vendet e BE-së”, tha ai.
Ndërkaq Sead Shehu, drejtor i “M & Sillosi” tha se ata asnjëherë nuk kanë pasur probleme me eksport të miellit me Shqipërinë. “I garantuam ministrit, që i gjithë produkti jonë, i cili prodhohet në Kosovë, është me standarde të unionit evropian. Pajtohemi si komunitet i biznesit që të bëhet një rregullore e përbashkët, e cila do t’i definoj standardet që do të respektohen në të dy anet e kufirit. Në mënyrë që të mund t’i ikim keqkuptimeve në të ardhmen……Të jemi të qartë se asnjëherë nuk kemi pasur problem me eksport të miellit me Shqipërinë. Gjatë tërë kohës ne kemi eksportu. Ka pasur kontrolla shtesë nga autoriteti i Republikës së Shqipërisë dhe se kanë rezultuar analizat, që i plotësojnë të gjitha standardet e kërkuara dhe malli ka shkuar pa problem. Nuk kemi ndonjë problem momentalisht, çështja është që të zgjidhet kjo në aspekt afatgjatë, të mos paraqiten kësi lloj keqkuptime”, tha Shehu..
Ndryshe, megjithëse ishte paralajmëruar si një takim urgjent mes ministrit ë Bujqësisë së Shqipërisë Edmond Panariti dhe Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinës (AUV) Valdet Gjinovcin, Panariti tha se ky ishte një takim i planifikuar. Ndërkaq në takimin me përfaqësues të bizneseve prodhuese të miellit në Kosovë, nuk u lejuan që mediat të qëndrojnë brenda dhe pse një gjë e tillë iu kishte lejuar në fillim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kurti takon në Davos ekonomistin nga Universiteti i Harvardit, ekonomia jonë u zgjerua dhe niveli i papunësisë u zvogëlua
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Trump njoftoi tarifat e BE-së dhe Kinës - kështu kanë reaguar bursat
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!