LAJMI I FUNDIT:

Panairi ‘Blej Shqip’ në Prishtinë me 28 nëntor

Panairi ‘Blej Shqip’ në Prishtinë me 28 nëntor

Komuna e Prishtinës nënshkroi marrëveshjen e parë të bashkëpunimit me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të Republikës së Shqipërisë përmes Qendrës Kombëtare të Panaireve (QKP) nën vartësinë e kësaj Ministrie.

Në këtë marrëveshje parashikohet bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi për një sërë aktivitetesh në datat 27-28 nëntor 2014 në shënimin e Ditës së Pavarësisë.

Sipas një njoftimi të Komunës së Prishtinës, aktivitetet do të përfshijnë organizimin e Panairit “Blej Shqip” në qendër të Prishtinës me prodhues dhe kompani nga treva të ndryshme shqiptare, koordinimin e takimeve mes kompanive të ndryshme shqiptare për rritjen e bashkëpunimit, si dhe një program të larmishëm artistiko-kulturor që do të zhvillohet paralel me aktivitetet e Panairit.


Marrëveshja mes dy institucioneve u nënshkrua në datën 6 nëntor 2014 nga Drejtori i Drejtorisë së Ekonomisë dhe Zhvillimit në Komunën e Prishtinës, Genc Bashota, dhe nga titullarja e Qendrës Kombëtare të Panaireve, Elisabeta Katiaj.

Kjo marrëveshje parashikohet të jetë vetëm një hap i parë drejt bashkëpunimit të mëtejshëm në të ardhmen në aktivitete që ndihmojnë dhe promovojnë prodhuesit dhe kompanitë shqiptare duke zgjeruar dhe konsoliduar tregun vendas. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Kalo në kategori