Hyrja në fuqi e pakos së re fiskale më 1 shtator të vitit të kaluar, nuk pati efekte të mëdha tek bizneset. Madje sipas përfaqësuesve të komunitetit të bizneseve ndryshimet e TVSH-së veç sa e rënduan sektorin e prodhimit. Po ashtu, sipas tyre kishte edhe paqartësi ligjore më të cilat janë ballafaquar komuniteti i biznesit.
Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës (OEAK), Arian Zeka, tha se ka pasur ankesa nga ana e bizneseve dhe paqartësi për lirimin e tatimeve. Sipas tij, ndikimet e pakos së re fiskale nuk janë ashtu siç është pritur.
“Në ditët e para të hyrjes në fuqi të TVSH-së ka pasur ankesa më të shumta për shkak të paqartësive me të cilat janë përballur bizneset. Si rëndom institucionet ta tim mbledhëse po flasë këtu për doganat për ATK ,nuk kanë qenë të përgatitura për fuqizimin e ligjit dhe normave të reja që në ditën e parë, dhe kjo ka shkaktuar një paqartësi tek bizneset edhe natyrisht një ndoshta shpresoj që të mos ketë ndodhur gabime në deklarim. Por megjithatë kjo ka qenë ajo ankesë të cilën e kemi marrë nga ana e bizneseve”, tha Zeka.
Ndërsa, Samir Krasniqi, kryqtar i Odës Ekonomike Gjermane, tha se me ndryshimet e pakos fiskale te lëndët e para dhe makineritë prodhuese pati edhe manipulime.
“Lirimi nga TVSH-ja për lëndët e para dhe nga makineria prodhuese. Me këtë është duke u manipuluar nga Qeveria e Kosovës… Pra, nëse ke importuar para 1 shtatori një lëndë të parë e cila nuk ka qenë e liruar nga TVSH-ja e ka paguar këtë TVSH dhe kjo më pastaj është ri-mbursuar më vonë në rastet e shitjes së produktit final. TVSH merret nga produkti final. Në këtë rast biznesi është favorizuar dhe është stimuluar vetëm në rrjedhën e parasë që nuk e ka paguar avancë atë pjesë të TVSH-së. Në asnjë mënyrë nuk mund të themi se është liruar krejtësisht. Kjo pjesë pastaj është një pjesë e lirë një kesh i lirë për biznesin për të investuar. E njëjta gjë është edhe për makinerinë prodhuese. Çka është e rëndësishme që lirimi nga dogana natyrisht edhe kjo është pozitive por që edhe këtu duhet të sqarohet qartë. Makinerinë për prodhim para 1 shtatorit nëse kemi importuar nga vendet që kanë qenë anëtare të CEFTA-së ka qenë edhe ashtu të liruara nga dogana. Vendet jashtë CEFTAS, një pjesë e madhe e makinerisë ka qenë të liruara nga dogana. Po flasim për një pjesë të vogël të cilës do të duhej qeveria të specifikonte, t’i informonte mirë bizneset dhe për atë pjesë mund të themi po këtu është liruar. Çfarë dua të konkludoi me këtë, keni bërë hapa pozitiv në këtë drejtim, mirëpo mos pritni një zhvillim të hovshëm ekonomik dhe mos pritni hapje të vendeve të punës. Qeveria duhet të fokusohet në të ardhmen që të merr hapa tjerë, hapa radikal, rrënjësor të ndryshimit të bërit biznes, me këto që janë bërë nuk mund të pritet ajo çfarë po flitet nga qeveria”, tha Krasniqi.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB),Agim Shahini, tha se përshkallëzimi i TVSH-së, ka rrit të hyrat buxhetore. Ai vlerëson se qeveria duhet të merr masa të tjera në mënyrë që të përmirësojë ambientin e bërjes biznes.
“Përshkallëzimi i TVSH-së në Kosovë është vlerësuar, si një hap i cili që ka rrit buxhetin e Kosovës po njëkohësisht ka tentuar që të ulë TVSH-në në disa produkte primare e që ato janë tepër të vogla në krahasim me ato që u është rritë TVSH-ja. Me këtë bizneset nuk kanë përfituar shumë. Kjo e bënë që dogana të mbetet në fuqi në disa produkte që janë lëndë e parë dhe teknologji prodhuese. Në këtë drejtim mendoj që Qeveria e Kosovë do të duhej të përmirësoj edhe më tutje politikat fiskale”, tha Shahini.
Këshilltari për ekonomi i kryeministrit Isa Musatafa, Sokol Havolli tha se ndryshimi i TVSH-së ka bërë që bizneset të paguajnë 5 milionë euro më pak doganë.
“Ndryshimet fiskale të cilat e kanë karakterizuar pakon e re fiskale gjatë viti t 2015, kanë pasur reflektimet e tyre edhe për ekonomitë familjare edhe për bizneset. Kemi pa në disa publikime të Ministrisë së Financave se ndikimi direkt për bizneset ka qenë se kanë paguar doganë dhe TVSH, 5 milionë euro më pakë, në periudhën prej se ka hy në fuqi pako e re fiskale që nënkupton se për mallrat kapitale dhe mallrat e linjës prodhuese bizneset të cilat merren me këto aktivitete ka pasur një rritje të likuiditetit dhe të kushteve më të mira në të bërit biznes”, tha Havolli.
Më 1 shtator të vitit 2015 ka hy në fuqi pako e re fiskale. Qeveria me përshkallëzim të TVSH-së ka liruar TVSH-në për produktet esenciale nga 16 në 8 për qind, duke liruar këto produkte: kripa, vaji, mielli, rryma e ngrohja. Ndërkaq, për mbi 100 mijë produktet tjera është rriturTVSH nga 16 në 18 për qind. /KosovaPress/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Rreth 200 kompani britanike kaluan përgjithmonë në një javë pune katër-ditore
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës