Lajmi nr. 1 në mediat online, sidomos ato kosovare, ishte një dëftesë shkolle e presidentes Jahjaga kur ajo ka qenë nxënëse.
Por, nuk ishte fare e kënaqshme të shihje një linçim masiv, një lloh dehjeje nga kënaqësia për nxjerrjen në publik të diçkaje nga e kaluara e zonjës në fjalë, ndërkohë që nuk ka njeri në këtë botë që mos ketë ndonjë cen, nga e kaluara ose e tashmja, të cilën nuk dëshiron t’i bëhet publike, gjë e natyrshme kjo në emër të së drejtës për dinjitet që ka çdo qenie njerëzore.
Por, ja që jetojmë në kohë të çuditshme. Dhe, dëshira me patjetër për të bërë lajm, shkel jo pak herë dhe në terrene të sferës intime të tjetrit, edhe pse duken interesante.
Do thotë dikush që dëftesa e shkollës nuk përfshihet tek gjërat intime, por mjaft fakti që vetë njeriu nuk e dëshiron publikimin e saj dhe që e ka lënë në garancinë e dikujt, shkollës në këtë rast, e klasifikon atë në mos si intime, si diçka krejt personale.
Ndërkohë që si gjest nuk është aspak i shëndetshëm për shoqërinë dhe aspak tregues pjekurie. Asgjë nuk zgjidh bërja publike e dëftesës së një shtetari. Komunikimi unë për atë se ku pajtohemi apo nuk pajtohemi, nuk përcaktohet nga notat e marra në shkollë. Shpeshherë ato mbeten një detaj krejt periferik në përcaktimin e thelbit të diçkaje.
I vetmi rast ku nota do ishte përcaktuese në vlerën thelbësore të ndonjë njeriu, do ishte ajo në moralin e tij. Një fshesaxhi rrugësh i pashkollë dhe me moral të lartë, vlen më tepër se një i shkolluar me diplomat pirg por pa moral.
Tekefundit, problemet tona si shoqëri nuk po na i sjellin të pashkolluarit, por të pamoralishmit.
Për këtë arsye mendoj se krahas problemeve, të tilla gjëra na shtojnë dhe hutinë.
Pra, publikimi i lajmit mbi notat në një dëftesë të presidentes Jahjaga, mendoj që nuk është tregues i mirë për disa arsye:
1. Ngjall në shpirt pesimizmi në brezin e ri.
2. Nuk jep ndonjë shembull të mirë.
3. Është një angazhim i pafrytshëm me gjëra pak të rëndësishme karshi gjërave më të rëndësishme.
Përtej këtyre arsyeve, gjurmimi i të metave apo shfaqja e tyre nuk është aspak etike, aspak normale edhe aspak qytetare, dhe për më shumë aspak islame.
Po u kujtoj në radhë të parë të gjithë atyre që besojnë, veçanërisht të gjithë myslimanëve, atë këshillën e artë: “Mbuloni të metat e njerëzve t’ju mbulohen edhe juve ”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

E kaluara traumatike e JD-së nuk e shpjegon bulizmin e tij ndaj Ukrainës!

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës