Pak fenomenologji dhe ekzistencializëm
“Njeriu është një qenie tek i cili esenca paraprihet nga ekzistenca, që njeriu është një qenie e lirë që, në çfarëdo rrethane, dëshiron lirinë e tij, në të njëjtën kohë kam pranuar se unë dëshiroj edhe lirinë e të tjerëve. Kështu, në emër të këtij vullneti lirie, i ngërthyer nga vetë liria, unë mund të shqiptoj disa gjykime për ata që përpiqen të fshehin rastësinë totale të ekzistencës së tyre si edhe lirinë e saj të plotë.
Ata njerëz që do të fshihnin lirinë e tyre totale nën pretekstin e të qenit serioz ose duke përdorur shfajësime deterministe, do t’i quaja të poshtër; të tjerët, që do të përpiqen të tregojnë se ekzistenca e tyre ishte e nevojshme, kur ajo është si rastësia e shfaqjes së njeriut mbi tokë, ata unë do t’i quaja batakçinj. Por, si të poshtrit ashtu dhe batakçinjtë mund të gjykohen vetëm mbi planin e vërtetësisë”, shkruante Jean-Paul Sartre.
Njeriu për nga natyra e tij krijuese është i thjeshtë, pos që arsyeja ia jep atributin e të qenit i njohur me vetitë e kësaj ekzistence. Hiqja arsyen domosdoshmërisht do të reflektojë efekt të panjohur mbi çdo gjë. Ai është vetë prijësi që përcakton fatin e tij se çfarë do të bëhet me të ardhmen e tij, pra ai është ajo që do të zgjedhë, krijojë pambarimisht.
Këtu, ky shtet është shndërruar përpara esencës së tij. Esenca e tij paraprihet nga individ të caktuar që kryesisht bëjnë “politikë” lokale, dhe që ia m’veshin kohës. Shteti dhe fati i tij ndodhen aksidentalisht në një udhë të ndërlikuar që aspiratat e shoqërisë përfundojnë në tehun e shpatës.
Udhë të re vështirë se mund të ketë për një kalim të matur juridikisht e politikisht. As shteti, por as individi nuk e dinë tashmë ta përcaktojnë fatin e njëri-tjetrit se çfarë konkretisht do të duhet të ndodhë nesër për turmën dhe grupe të caktuara njerëzish.
Ata, individ që kryesisht bëjnë “politikë” kanë përcaktuar vetëm fatet e tyre, por jo dhe fatet e përgjithshme. Këtu është thelbi që i ka errur të gjithë, edhe po të dojë ndokush ta ndryshojë, nuk mundet. Sot, shteti dhe politika janë larg nocioneve shteti i së drejtës, dhe politikë demokratike që zgjidh nyjet gordiane ekonomike e sociale…
Fenomenologjia është studimi i strukturave të përvojës së ndërgjegjshëm, së bashku me kushtet përkatëse të përvojës. Pra, paraqitjet në krahasim me realitetin.
Sërish, duke u ndërlidhur me fenomenologjinë dhe funksionimin e shtetit nga politkbërja e një grup individësh që njohjet i kanë përfituar nxitimthi për hir të përfitimit të interesave vetjake, lirshëm mund të vërejmë se qeverisja e tyre me shtetin nuk trajton fenomenet, por çështjet personale. Kur po flasim për paraqitjen e fenomeneve në kohë reale, kuptojmë hapur se, të gjitha shtetet ballkanike janë ngatërruar në lidhje me inkuadrimin e mirëfilltë shtetëror.
Shtetet ballkanike janë pothuaj pranë ngërçit politik, ndërsa zbatueshmëria e plotë e ligjeve po lajthit pambarimisht; ndërkaq, çdo lajthitje e ligjeve nga ana e aparatit shtetëror përdhos shoqërinë, qytetarin…
Individët e këtyre shteteve që kryesisht bëjnë “politikë” janë non grata me vërtetueshmërinë e ndërgjegjes së kulluar, andaj këta që kanë probleme serioze me ndërgjegjen duhet të tërhiqen drejt vullnetit të përgjithshëm, dhe të merren me vullnetin e tyre të zakonshëm. Nuk është e mundur që shtetet dhe politikat e tyre ngulfatëse të sensibilizohen nga sfidat e vazhdueshme, sepse janë ngatërruar të gjitha vullnetet.
Prandaj, një shtet që të funksionojë relativisht mirë; duhen individ me ndërgjegje të kulluar, të aftë për të parë përtej fenomeneve në paraqitje me realitetin, individ me njohje të konsiderueshme, dhe individ që kanë aftësi prodhuese për të bërë politikë konkrete për qytetarin dhe shoqërinë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin