Për të mbijetuar një familje gjashtë anëtarëshe në Kosovë, vetëm për konsum, sipas të dhënave zyrtare, nevojiten 634 euro në muaj. Nga kjo vlerë i bie që një person në Kosovë, për konsum të shpenzojë 105 euro në muaj, apo të ketë në dispozicion për shpenzime 3.5 euro në ditë.
Bashkim Bellaqa, drejtori i Departamentit të Politikave Sociale në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se shuma më e madhe e kësaj vlerë shpenzohet për ushqim dhe banim. “Kategoritë kryesore të konsumit janë ushqimi, banimi, alkooli, duhani, transporti dhe veshmbathja, të cilat paraqesin 85 për qind të konsumit të përgjithshëm, kurse shtatë kategoritë e tjera të konsumit përbëjnë 15 për qind të konsumit të përgjithshëm”, ka thënë Bellaqa.
Ai gjithashtu tregon se konsumi vjetor për ekonomitë familjare në Kosovë, sipas statistikave të vitit 2014, është mbi 7600 euro, kurse konsumi për kokë banori rreth 1400 euro. Burim i rëndësishëm i të ardhurave të ekonomive familjare, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, janë rrogat dhe pagat nga sektori publik.
Vlera prej 634 euro për konsum mujor është e papërballueshme për shumëqytetarë, pasi në Kosovë llogaritet shkallë e lartë e papunësisë dhe e varfërisë, kurse qytetarët që punojnë kanë paga të ulëta.
Selatin Kaçniku, udhëheqës i organizatës joqeveritare “Konsumatori”, edhe pse dyshon në saktësinë e të dhënave zyrtare, thotë se konsumatorët kosovarë ushqehen në dëm të shëndetit të tyre.
“Është shkathtësi e jashtëzakonshme se si një familje gjashtë anëtareshe arrin të ushqehet dhe ta përballojë muajin. Nëse llogaritet fakti se shporta mujore kushton 115 – 125 euro në muaj, dhe që konsumatorëve u nevojiten disa shporta gjatë muajit, atëherë rezulton se ne (qytetarët) ushqehemi në dëm të shëndetit tonë. Me 600 euro në Kosovë mund të mbijetosh, por jo të thuhet se ka mirëqenie sociale”, thotë Kaçaniku.
Edhe qytetarët thonë se çmimet në Kosovë janë shumë të larta, krahasuar me pagat që marrin. Ata madje pohojnë se shporta e konsumatorit në Kosovë është shtrenjtuar që nga muaji shtator, nga hyrja në fuqi e Ligjit të ri mbi Tatimin Mbi Vlerën e shtuar.
Më këtë ligj, për disa artikuj bazë, norma e tatimit mbi vlerën e shtuar është ulur nga 16 në 8 për qind, kurse për produktet të tjera, norma e tatimit është ngritur në 18 për qind.
Valdete Berisha, me profesion juriste, punon në sektorin publik. Ajo thotë se po vërehet rritje e çmimeve në shumë artikuj ushqimorë. “Pas ndryshimit të normës se tatimit, çmimet për shumë artikuj janë shtrenjtuar. Pothuajse të gjitha produktet e nevojshme për shportën time, kohëve të fundit po i marr më rritje”, thotë Valdetja.
Ndryshe, paga neto mesatare në Kosovë për sektorin publik është 429 euro, derisa, sipas të dhënave të organizatave ekonomike në sektorin privat, paga mesatare është rreth 349 euro.
Sipas të dhënave zyrtare, shkalla e papunësisë në Kosovë është mbi 35 për qind, varfëria e përgjithshme afër 30 për qind, kurse varfëria ekstreme është 10 për qind. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Rreth 200 kompani britanike kaluan përgjithmonë në një javë pune katër-ditore
NLB renditet në mesin e performuesve më të mirë të ESG-së
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës