LAJMI I FUNDIT:

Pacolli, njeriu më me fat!

Të ndalemi pak në mënyrë kronologjike dhe ta kujtojmë jetën dhe veprën e Presidentit z. Behgjet Pacolli. Ai si i ri në moshën 17 vjeçare iku nga varfëria dhe shkoi në Gjermani, ku filloi studimet dhe jetën e tij prej një punëtori të mirë. Pastaj i hyri biznesit dhe pa dyshim e ka përcjell fati i madh që ai të ketë sukses, sepse s’ka qenë e lehtë që Behgjeti, i biri i një fshatari nga Mareci të lidhet me njerëz të fortë siç ka qenë Presidenti i Rusis, Boris Jelcin. Duke pasur parasysh se nuk ka qen biri i ndonjë ambasadori të Jugosllavisë në Rusi apo në ndonjë vend tjetër, por prindi i tij ka qenë vetëm një qytetar i thjesht i një vendi të okupuar sic ka qenë Kosova para vitit 1999. Prandaj mendoj se ky njeri, Pacolli, ka fat të madh edhe duke shikuar kronologjikisht ardhjen e tij në postin e Presidentit.

Ai ne fillim të pasluftës në Kosovë iu afrua politikës duke deklaruar se është i gatshëm të ndihmoj çdoherë kur kërkohet ndihma e tij. Asokohe i pyetur nga gazetarët nëse dëshiron të themelojë parti politike, Pacolli ishte përgjigjur se përderisa politikanët do të jenë në rrugë të drejt, do të jetë vetëm ndihmës i pakursyer i tyre. Nuk shkoi shumë kohë e ai themeloi partinë Aleanca Kosova e Re (AKR), me të cilën në zgjedhjet e vitit 2007 mori 12% të votave. Dhe pas këtyre zgjedhjeve partia e tij mbeti në opozitë. Ai si opozitar që ishte asnjëherë nuk i prishi marrëdhëniet e mira me pozitën (z. Thaçi), sikur ta dinte që një ditë do të vije puna kështu qysh erdhi.

Pas daljes së LDK-së nga qeveria në fund të viti të kaluar, me kërkesën e AKR-së, qeveria u shkarkua dhe vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme. Z. Pacolli në zgjedhjet e organizuara qysh më keq nga KQZ, hyri në garë me një koalicion të gjerë dhe atë nga frika se do të rrezohej në prag, se jo për tjetër. AKR në këto zgjedhje mori 7%, d.m.th. partia e pestë parlamentare shqiptare. Pas kësaj filluan negociatat jo formale për koalicionin qeverisës në krye me fituesin, z. Thaçi. Edhe Pacolli në këtë kohë e dinte mirë se nuk do t’i vije radha që të bëhet President si parti e pesta dhe me vetëm 7% të votave. Mirëpo unë mendoj se në këtë moment fati prapë e përcolli Pacollin dhe atë në mbledhjen e famshme të Këshillit drejtues të AAK-së, ku u vendos “unanimisht” që të mos lidhet koalicion me z. Thaçi.


Besoj shumë që njeriu që iu gëzua këtij vendimi të AAK-së, ishte z. Pacolli dhe AKR-ja e tij, sepse e dinin fare mirë qe z. Thaçi s’ka zgjidhje tjetër. Pas kësaj filluan mbledhjet e kryesisë së PDK-së ku u vendos të mos u bëhet ofertë partive tjera që kanë refuzuar bashkëpunimin përveç AKR-së, minoriteteve dhe Listës “Dr. Ibrahim Rugova”.
Z. Thaçi me shumë mund i bindi anëtarët e partisë së vetë që ky post nuk u takon atyre. Pozita e Presidentit iu ofrua AKR-së, që ishte kushti kryesor i tyre, për të hyrë në koalicion. Dhe erdhi dita e votimit ne Kuvend, një atmosferë dhe votim më të vërtetë interesante, pa gati gjysmën e deputetëve në seance plenare, Behgjet Pacolli u zgjodh President i Republikës së Kosovës. Prandaj mendoj se njeriu më me fat në këtë fillim viti, është z.Pacolli

(Autori është jurist dhe ndjek studimet postdiplomike master, Drejtimi Civil)

Në trend

Më shumë

"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit

Amerika

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori