Dikush do të fillojë ta lexoj këtë tekst duke menduar se është fjala për ndonjë sarkazëm. Por jo, nuk është. Përtej debatit për numrin e zëvendësministrave, garën në mes Arbanit e Shpendit dhe çështje tjera politike, ndoshta duhet të merremi edhe me çështje pune dhe biznesi. Shkruaj për çka di dhe kam hulumtuar.
Kosova kurrë nuk do të mund të bëhet top destinacion turistik dhe kurrë nuk do të mund të bazojë ekonominë e vet në turizëm, siç bënë: Shqipëria, Kroacia apo Mali i Zi. Megjithatë tregu i turizmit është aq i madh sa që Kosova mund të marrë një hise të vogël, sidomos nëse realizohen projektet siç është Borea, apo nëse investohet edhe me tutje në turizmin e aventurës të përzier me turizmin kulturorë.
Një hap i thjeshtë i padhimtë dhe i mençur do të jetë, heqja e vizave për qytetarët kinez, dhe heqja e komplikimeve administrative për ata nga Taiwani dhe Hong Kongu. Nga ky veprim i Qeverisë së Kosovës, nuk do të ketë asnjë ndikim negativ. Disa “shkencëtarë” të marrëdhënieve ndërkombëtare mund të nisin të flasin për çështje të sigurisë apo migracionit, por këto argumente hidhen poshtë me faktin se kinezët udhëtojnë pa viza tash në Serbi. Dhe kjo mbyllë secilin debat.
Ja disa shifra që tregojnë për potencialin enorm të turistëve kinezë.
Në vitin 2016, tregu i turizmit kinez ka qenë 200 miliardë dollarë. Është një shumë me shumë zero, saktësisht me 11 zero. Kësaj duhet shtuar, se deri në vitin 2020 pritet një rritje prej 20 për qind. Numri më i madh i këtyre udhëtarëve janë pushues. (Burimi Cina Outbound Turism Market https ://www.researchandmarkets.com/research/dwgvhk/china_outbound)
Nëse Kosova merr 0,00001 për qind të këtij tregu do të ishte barabartë me 10 milionë dollarë. Kjo shumë është e barabartë me 3 për qind të eksportit të tashëm vjetor të Kosovës.
Tutje duhet shikuar se çka përbëjnë kinezët për vendet tjera sa i përket turizmit, për shembull në Zvicër Kina është vendi i katërt për nga numri i vizitorëve, pas Gjermanisë, Britanisë dhe Francës, pra para secilit vend tjetër aziatik, besa edhe para Italisë fqinje.
Njëjtë është edhe për vendet më afër shtëpisë. Ne Serbi një vend që të ardhurat nga turizmi në GDP, i ka nën 4 për qind, gjatë vitit 2016 kanë vizituar mbi 18 mijë turistë nga Kina dhe më shumë se 5 mijë nga Japonia. Në vitin 2012 Serbinë e kanë vizituar pak mbi 4 mijë turistë kinezë, ndërsa për katër vite numri është shtuar më shumë se 400 për qind. (burimi: http://webrzs.stat.gov.rs/WebSite/repository/documents/00/02/64/14/16-Turizam.pdf).
Sigurisht se njëra nga arsyet është liberalizimi i vizave për kinezët.
Shqipëria e cila ka një hise shumë më të madhe të GDP-së nga turizmi, gjithashtu ka pasur rritje të vizitave të turistëve, nga Azia. Nga 19 mijë në vitin 2012 në 35 mijë në 2016. Fatkeqësisht Agjencia Shqiptare e statistikave nuk ka ndarje për shtete, dhe kështu nuk mund të shohim ndikimin e Kinës.
Sikur Serbia edhe Kosova edhe Shqipëria është Evropë. Kështu që kinezi që dëshiron të shoh Evropën pa marrë vizë. Kjo mund të ndryshohet shumë lehtë, me një vendim të Kosovës dhe të Shqipërisë.
Sa i përket kompanisë sime “Balkan Natural Adventure”, tregu aziatik merr një hise shumë të vogël. Mirëpo, çdo vit kemi dikë nga Taiwani apo Hong Kongu. Tash kemi shtim të madh të interesimit nga Singapuri, ku kompania jonë ka arritur që të botoj një tekst për turizmin rajonal në gazetën më të madhe të këtij vendi. Mendoj se me heqjen e vizave për Kinën dhe Hong Kongun, dhe liberalizim të plotë të tyre për Taiwanin, Kosova mund të bëhet destinacion. Me Shqipërinë se bashku sigurisht do të bëhet destinacion.
Virtyt Gacaferri – është gazetar dhe pronar i kompanisë turistike “Balkan Natural Adventure”, www.BNadventure.com.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

G Bani nuk merr mësim - përfshihet në një përplasje të ashpër me banorin e ri - i afrohet edhe te fytyra

Noizy i dërgon dron Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Dodik reagon pasi u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit

Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe