LAJMI I FUNDIT:

Ozdilek dhe Okaidi edhe në Prizren

Ozdilek dhe Okaidi edhe në Prizren

Tashmë në Prizren edhe dy pika të reja, brendi francez Okaidi me veshje për fëmijë dhe Ozdilek, brend nga Turqia që sjellë tekstil shtëpiak për kuzhinë, banjo dhe dhoma gjumi.

Kur jemi në një mendje për të sjellë më të mirën, për një botë më të mirë: Okaidi dhe Ozdilek gjithnjë për ju. Ozdilek është brend nga Turqia, që sjell tekstil shtëpiak duke përfshirë këtu tekstil për dhoma gjumi, kuzhinë dhe banjo.

Kur flasim për dhomat e gjumit përfshihen llojet e jorganëve që përmbajnë : silikon, mikrosoft, bambu dhe pambuk. Jastëkët gjithashtu janë të përpunuar nga silikoni, bambuja , dhe janë ortopedik ndërsa setet e qarshafëve përmbajnë 100% pambuk, saten dhe bambus. Për banjo mund të gjeni tepih banjosh, 100% pambuk, peshqir dhe mantele.

Ndërsa kur jemi te kuzhina, Ozdilek ju ofron përparëse, peshqir, mbulesa për tryeza, peceta enësh të gjitha me 100% pambuk.

E sa i përket brendit francez që ka natyrë tjetër dhe sjellë rroba për fëmijë, Okaidi, është një nga brendet më të përshtatshme për fëmijë. Stili është i llojllojshëm dhe gjithmonë disenjatorët e këtij brendi kujdesen që ti përshtaten nevojave dhe stinëve, gjithashtu momenteve më të rëndësishme të jetës duke promovuar me këtë rast, pavarësinë e fëmijëve.

Okaïdi, sjellë produkte që janë të përshtatshme për jetën e përditshme të fëmijëve.

Ky rend francez zhvillon produkte të shkëlqyera që janë menduar mirë, janë ergonomike dhe të qëndrueshme, duke përmbushur nevojat e fëmijëve për mirëqenie dhe ta kenë ndjenjën e rehatisë.

Prizreni tashmë do të ketë mundësinë që të pajiset me tekstil shtëpiak në Ozdilek dhe gjithashtu edhe të ketë në gjirin e qytetit brendin francez për ti bërë fëmijë e tyre të ndihen sa më rehat në prurjet e Okaidit.

Është e rëndësishme të përmendet që këto brende janë prezentë në gjithë botën ku Ozdilek numëron mbi 400 dyqane ndërsa Okaidi mbi 1600 prej tyre. /Telegrafi/