LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 3° lightrain

Organizata “Avonet” kritikon KQZ-në për mos trajnim të komisionarëve për numërimin e votave

Organizata “Avonet” kritikon KQZ-në për mos trajnim të komisionarëve për numërimin e votave

Organizata joqeveritare “Avonet” në Ferizaj ka mbajtur konferencë për media të premten, për të kritikuar KQZ-në se nuk ka trajnuar komisionarët për numërimin e votave. Sipas kësaj organizate kjo çështje kërkon intervenim urgjent me arsyetimin se po humbet besimi i këtij institucioni te qytetarët.

Kjo organizatë ditë më parë pati ngritur shqetësimet se procesi i numërimit të votave po zvarritet edhe në qytetin e Ferizajt shkaku i defekteve në softuerin digjital.

Aolta Bajrami, hulumtuese në “Avonet”, ka thënë se KQZ-ja ka dështuar dhe ka shkelur afatet ligjore për numërimin e votave për deputet, andaj sipas saj kjo çështje shkon edhe përtej këtyre pengesave sepse monitorimi i tyre ka zbuluar edhe një problem më të thellë, mungesën e trajnimit të komisionarëve dhe të stafit të numërimit


Bajrami thotë se gjatë hulumtimit kanë vërejtur se komisionarët nuk kishin njohuri bazë për procedurat e numërimit.

“Ishte e paqartë procedura e ndarjes së përgjegjësive dhe rolet e tyre. Në disa raste vëzhguesit tanë u detyruan të ndërhyjnë për të qartësuar rregullat e KQZ-së. Kjo situatë është e pa pranueshme. Përgjegjësia kryesore bie mbi KQZ-në e cila nuk ka siguruar trajnimet e duhura për ata të cilët e menaxhojnë një ndër procesin më të rëndësishëm të demokracisë në vendin tonë”, ka thënë Bajrami.

Sipas saj këto mangësi nuk janë vetëm mangësi administrative, por ato kanë kosto të larta me arsyetimin se sfidojnë besimin publik dhe rrezikojnë destabilizimin e procesit demokratik.

“Kërkesat tona janë të qarta që KQZ-ja duhet të zbaton një plan emergjent dhe për të zgjedhur problemet teknike që kanë bllokuar sistemin. Kurse për zgjedhjet e ardhshme duhet me kohë të trajnohen të gjithë komisionarët dhe mos të ketë telashe të tilla për procesin e numërimit të votave”, ka thënë ajo.

Në anën tjetër ditë më parë, KQZ-ja ka njoftuar për vonesat e numërimit të votave në përgjithësi edhe në nivel të vendit. Ky institucion ka  njoftuar se pas përfundimit të votimit në vendvotime si dhe pas përfundimit të votimit jashtë Kosovës në përfaqësi diplomatike dhe përmes postës, i gjithë angazhimi i tyre është i përqendruar në shpalljen e rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë.

“Deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare, KQZ duhet të numërojë votat e kandidatëve për deputetë dhe të bëjë verifikimin e votave të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime; numërimin e votave me kusht; votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat nga votimi jashtë Kosovës. KQZ është e përkushtuar maksimalisht që të gjitha këto procese të kryhen në kohën më të shpejtë të mundur, por duke siguruar saktësi në evidentimin e vullnetit të çdo votuesi”, thuhet në njoftim.

Sipas KQZ-së pavarësisht problemeve të paraqitura rezultatet përfundimtare do të jenë të sakta.

“KQZ sqaron se integriteti i votës nuk është i cenuar dhe pavarësisht vonesave që janë shkaktuar si pasojë e problemeve me platformën elektronike, rezultatet përfundimtare do të jenë të sakta dhe të bazuara në vullnetin e qytetarëve të shprehur përmes votës së tyre”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Në Maqedoni ndalohet shtetasi i Kosovës, i kërkuar nga Serbia

Në Maqedoni ndalohet shtetasi i Kosovës, i kërkuar nga Serbia

Lajme
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët

Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët

Lajme
104-vjeçarja feston ditëlindjen duke shkuar në burg

104-vjeçarja feston ditëlindjen duke shkuar në burg

Interesante
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe

Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe

Magazina
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin pasi refuzoi kontratën e re

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin pasi refuzoi kontratën e re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori