Ofensivë e medieve serbe për të mbuluar krimet
Raporti i Freedom House se Serbia është shtet i lirë befasoi jo pak analist. Duket se kur është bërë vlerësimi, Serbinë e ka vizituar ndonjë i verbër e shurdhmemec.
Në Serbi, nuk ka medie të lira. Në Serbi çdo opinionit i lirë linçohet publikisht. Pakicat kombëtare faktikisht janë eliminuar nga skena publike. Në Beograd dhe në brendi të Serbisë operojnë lirisht grupe të organizuara nazi-fashiste si ai “Obraz” apo “1389”.
Pas Bosnjës dhe Kosovës, shantazhi serb, tash edhe Mali i Zi
Nuk duhet shumë vëmendje që të shihet në skenë të hapur qëllimi i medieve serbe për të mbuluar edhe me tutje krimet që kreu soldateska e tyre ndaj shqiptareve, boshnjakeve e kroateve. Edhe 22 vjet pas fillimit të luftës ne rajonin e ish Jugovinës, mediet luftënxitëse serbe vazhdojnë veprimtarinë editoriale me platformë të njëjtë, si në kohën e vozhdit.
Në fokus vazhdojnë të mbesin ish pjesëtarët e UCK-se. Tash edhe më shumë se në periudhën e luftës, mediet serbe, në koordinim të plot mes tyre dhe me udhëheqjen politike të Beogradit, nuk heqin nga faqet e veta Raportin e Dik Martit. Në këtë plan, edhe diplomatët rusë kanë nisur në ofensivë të madhe kundër Kosovës.
Ofensiva ruse nuk shihet vetëm në pengimin e njohjeve të reja të Kosovës, por edhe në angazhimin permanent dhe gjithnjë e më të zëshëm për mbylljen e Gjykatës ndërkombëtare në Hagë. Ministri i jashtëm rus këto ditë u angazhua për hetim direkt rus të të ashtuquajturit trafik organesh në Kosovë. Rusia direkt përkrahu trazirat në pjesën veriore të Kosovës dhe u kujdes edhe për të dërguar ndihma humanitare atje, megjithëse për to nuk pati nevojë fare.
Duke mos publikuar mijëra dokumente për krimet dhe gjenocidin serb, mediet e Kosovës, ato boshnjake të Sarajevës, por edhe të Kroacisë i kanë lenë hapësirë të mjaftueshme propagandës serbe e cila vazhdon të bombardojë auditorin vendas e të huaj mbi gjoja krimet e të tjerëve mbi popullin serb. Edhe 12 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë vazhdon shantazhimi i çdo gjëje shqiptare të Kosovës. Lufta politike, diplomatike e mediatike kundër Kosovës, jo që është zbutur, por ajo ka fituar përmasa të reja, madje me ambicie se Kosova mund të jetë prapë pjesë e Serbisë.
Mediet me përkrahje edhe të atyre qe kinse përfaqësojnë drejtësinë serbe
Drejtësia serbe duke ditur më mirë se çdo kush i di krimet e saj ndaj popujve të tjerë të Ballkanit, përditë del me akuza të reja kundër të tjerëve, pa u marrë asnjëherë me krimet reale dhe fatin e mijëra të zhdukurve shqiptar, boshnjak e kroat.
Prokurorët serbë, Vekariq, Vukqeviq e të tjerë, i sheh sot të angazhohen me krejt qenien e tyre për të dënuar edhe me tutje luftëtarët e rezistencës në Kosovë, në Bosnje e në Kroaci. Ata, fatkeqësisht, duke njohur mirë faktet, nuk u morën asnjëherë me fatin e të zhdukurve shqiptarë, boshnjak e kroat.
Prokuroret serb reagojnë fuqishëm ndaj vendimeve të gjykatave të Kosovës, të Bosnjës e Kroacisë për cilindo rast të gjykimeve të ish pjesëtarëve shqiptar, boshnjak apo kroat të rezistencës. Këto ditë pas pushimit të aktakuzës kundër Ganiqit, Jurishiqit e Divjakut nga Gjykata supreme Bosnjës, prokurorët serb Vekariq e Vukqeviq duke sulmuar e akuzuar çdo gjë boshnjake, vetëm sa dëshmuan se nuk janë diferencuar asnjëherë nga politika gjenocidale e Millosheviqit.
Aktivistja serbe Sonja Biserko, me të drejtë, nuk e la pa potencuar se gjithë kjo fushatë luftënxitëse është thjeshtë produkt i kuzhinës se politikës aktuale serbe të Beogradit dhe i ASSHA të Serbisë.
Himne për kriminelet që po gjykohen ne Hagë
Në këtë plan prin RTS e Tanjug, por nuk mbeten hiç mbrapa as Press Novine e Glas javnosti. Mediet serbe nuk lënë pa u kujdesur edhe një ditë për shëndetin dhe procesin e gjykimit të kriminelëve serbë në Hagë.
Për habi mediet e Kosovës, me temat e ngjashme mund t’i shohësh të merren ad- hok, apo nuk merren fare. Realisht, mediet e Kosovës nuk është dashur ta lenë pa botuar në faqet e para në mënyrë alternative se paku një shënim në ditë për krimet serbe në Kosovë e veçanërisht për fatin e të zhdukurve.
Nuk mund të mburret asnjë nga mediumet tona shqipe se ka bërë punë të mjaftueshëm për zbardhjen e fatit të të zhdukurve. Në instancë të fundit, mediet tona me shumë i sheh të merren me vetveten dhe me opinione fyese apo pa asnjë përmbajtje, se sa me publikimin e aq shumë fakteve ekzistuese për krimet serbe mbi shqiptaret.
Megjithëse çdo politikan serb e di mirë se Kosova tashmë është shtet i pavarur dhe i pranuar nga 85 shtete të botës, drejtuesit aktual të Serbisë nuk e lëshojnë as edhe një rast të vetëm, as në planin e brendshëm e as në at ndërkombëtar, pa potencuar se Kosova kinse ende është pjesë e Serbisë.
Përmes Rusisë, Serbia vazhdon të ashtuquajturën miqësi me shumicën e vendeve arabe, të cilat fatkeqësisht ende nuk kanë njohur Kosovën e pavarur. Pikërisht për shkak të propagandës serbe në botën e fjetur arabe ende nuk ka depërtuar ndonjë informacion i duhur për zhvillimet më të reja në Ballkan. Mu për shkak të qëndrimit të shumicës së vendeve arabe dhe përgjithësisht islamike, Kosova ka harxhuar dhe harxhon edhe më tutje shumë mjete materiale e mund për të njoftuar auditorin e këtyre shteteve për realitetin e ri.
Falangat mediatike serbe zgjerojnë fushatën kundër Malit të Zi
Autori malazias Andrea Nikollaidis në një kolumne shkroi se do të ishte hap civilizues po të aktivizohej dinamiti në sallën “Borik” të Banja Llukës, ditën kur krijesa e dalë nga gjenocidi, Republika Srpska, e cila me 9 janar të këtij viti po shënonte 20 vjetorin e themelimit”
Shkrimi i autorit malazias Andrea Nikollaidis, shërbeu vetëm si pretekst për të ndezur gjithë shovinizmin serb kundër Malit të Zi. Fushatës po i prijnë si zakonisht RTS-i dhe Tanjug-u, media këto ku ende punojnë shumë gazetar të kohës së Millosheviqit të cilët vendin e kanë në burgun e Sheveningenit.
Një ide që u lansua vitin e kaluar për dënimin e atyre gazetarëve luftënxitës u harrua shpejt, ndërsa mediet serbe duke parë se atyre tashmë u është lenë hapësirë e mjaftueshme vetëm priten rastin. Gjithë kjo dëshmon se kur është fjala për Kosovën, Serbia atë e ka vetëm paravan për të vazhduar krimet aty ku u ndërprenë nga bombat e NATO-s.
Shtypi serb nuk sulmon vetëm fqinjët, por edhe çdo individ serb që në cilën do mënyrë ka shkruar apo ka kritikuar këto falanga luftënxitëse të cilat ashiqare po sponsorizohen nga politika e Beogradit zyrtar. Mediet serbe madje janë vërsulur edhe kundër atyre projekteve qoftë edhe filmike të cilat kanë për temë krimet serbe. Rasti i fundit është një film amerikan i regjisores Zhuliana Zholi për krimet serbe në Bosnje, por edhe reagimet ndaj nënshkrimit të marrëveshjes midis Kosovës dhe ShBA-së për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
Këto dit në faqet e shtypit serb u pa se si gjoja Nikolla Tesllen e paskan pas vrarë amerikanet dhe atë, pikërisht babai i kryetarit të fundit Gj.W.Bush., Bushi i vjetër, i cili paska pas qen në të vërtetë gjerman. Koordinimi i medieve serbe është perfekt dhe i pandërprerë dhe vërehet përmes botimit të informacioneve a temave përkatëse në vazhdimësi nga njeri tek tjetri medium. Mediet e Beogradit vazhdojnë edhe fabrikime informatash vetëm për të mbyllur çdo rrugë të informimit real, në rend të parë, të auditorit brenda Serbisë.
P.S.
Kur e pyesin gjakovarin pse po shkon në Pejë, ai u përgjigj: “Po shkoj në Pejë me marrë vesh se çka po ndodhë në Gjakovë”. (Andaj do të ishte mirë që disa opinionistë të lexojnë më shumë dhe të mos ia fusin kot duke njollosur vetëm Kosovën)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Lamtumirë fëmijëve të humbur të Gazës: Ju donin, do t’ju kujtojnë, këtë nuk e keni merituar
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë
Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale