Në kuadër të punimeve të Asamblesë së 118-të me radhë të EUROCHAMBRES, e cila po mbahet në Luksemburg, Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), është bërë anëtari më iri, përkatësisht anëtari i 46-të,në asociacionin më të madh evropian të Odave Ekonomike – EUROCHAMBRES.
Ky anëtarësim, që paraqet njohjen me të rëndësishme ndërkombëtare për komunitetin e biznesit dhe sektorin privat të Kosovës, vjen pas një evokimi të gjatë dhe sfidues të Menaxhmentit të Odës Ekonomike të Kosovës, në bashkëpunim me Odat mike nga Gjermania, Turqia, Austria, Kroacia dhe shumë partnerë tjerë nga regjioni dhe Bashkimi Evropian, si dhe është rezultat edhe dialogut dhe marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Anëtarësimi në EUROCHAMBRES ka rëndësi shumëdimensionale, në radhë të parë ekonomike, pasi që ka efekte të drejtpërdrejt në integrimin ekonomik të vendit, përkatësisht plotësimin e kritereve ekonomike për anëtarësim në BE, përmes avancimit të bashkëpunimit rajonal, ngritjes se kapaciteteve t bizneseve kosovare dhe partneritetit strategjikë biznesor me vendet tjera anëtare të këtij asociacioni.
Në anën tjetër anëtarësimi vjen në një fazë të rëndësishme të njohjes ndërkombëtare të Republikës të Kosovës, jo vetëm në organizatat politike, por edhe në ato ekonomike, të sportit dhe sidomos tani me procesin e anëtarësimit në UNESCO.
Vlen të theksohet që për anëtarësimin e Odës Ekonomike të Kosovës në EUROCHAMBRES, votuan edhe shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, e në anën tjetër ka pas abstenim nga Serbia dhe Rusia.
Oda Ekonomike e Kosovës shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë përkrahësit e këtij procesi të anëtarësimit, veçanërisht 15, 000 anëtarët e vet nga komuniteti i biznesit në vend.
Oda Ekonomike e Kosovës do të vazhdojë të jetë zë fuqishëm i sektorit privat në Kosovë, përmes angazhimit në vend në drejtim të përmirësimit të politikave dhe kushteve për biznes dhe aktiviteteve tjera ndërkombëtare që mundësojnë gjetjen e tregjeve të reja dhe mundësive për investime./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës